Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skandal në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar prej tre vitesh

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Skandal në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar prej tre vitesh

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmë një skandal në Morgun e Tiranës, ku trupa të pajetë ndodhen në atë institucion prej tri vitesh.

Nëpërmjet pamjeve, Fiksi solli gjendjen e brendshme të Morgut, atje ku mbahen kufomat. Por, më skandalozja ishte se dy nga tri frigoriferët ku mbaheshin trupat nuk funksiononin, duke sjellë dekompozimin. (Kliko këtu për videon)

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” mbërritën informacione se gjendja është tejet e vështirë. Vonesat në procedurat e hetimeve dhe identifikimeve kanë sjellë që ato trupa të dekompozohen. Pamjet janë me të vërtetë horror. Mësohet se në Morg janë 3 frigoriferë me një kapacitet prej 24 kufomash. Por, në momentin që Fiksi siguroi pamje, në atë institucion ndodheshin 27 kufoma.

Redaksia siguroi edhe një listë të të gjithë personave që kanë ndërruar jetë dhe janë të paidentifikuar. Trupat janë që prej vitit 2020, 2021, 2022 dhe të vitit 2023. Sipas kësaj liste, data më e largët është 26 prill 2020, ku në Morgun e Tiranës ka shkuar një trup i pajetë, ende i paidentifikuar. Më pas, në fund të 2020-ës, një tjetër trup i pajetë ka shkuar në morg. Lista vijon me 3 viktima në vitin 2021. Më pas, me 13 kufoma në vitin 2022, midis të cilëve edhe një bebe, që ende ndodhet në Morg. Në këtë vit kanë humbur jetën disa shtetas të huaj, disa të identifikuar dhe të tjerë jo. Po në vitin 2022, në Morg ka shkuar edhe një trup i pajetë i një femre. Sipas Morgut të Tiranës, ky trup ka ardhur nga spitali i burgut. Trupat e tjerë kanë shkuar në IML në vitin 2023.

Pas këtyre informacioneve, bashkëpunëtorët e Fiksit kanë shkuar brenda Morgut dhe kanë filmuar këto trupa të pajetë. Problemi më i madh ishte se, nga 3 frigoriferët aktualë, vetëm 1 ishte në gjendje të plotë pune. Një frigorifer, brenda të cilit ndodheshin disa trupa të pajetë, nuk punonte. Në pamje dukej se përgjegjësit e Morgut i kanë vendosur një etiketë “MOS E HAP, NUK PUNON!”. Frigoriferi i tretë herë punon e herë nuk punon. Në pamje duket se frigoriferi ka shkrirë. Dhe, brenda tij ka sërish trupa të pajetë!

Kufomat ishin vendosur sipër njëri – tjetrit. Më skandalozja, trupat e pajetë kanë filluar të dekompozohen. Janë më tepër sesa kapaciteti. Dy trupa të tjerë ndodheshin në tavolinat e autopsisë dhe jashtë frigoriferëve prej disa kohësh.

Pas pamjeve horror, Fiksi tentoi të marrë informacion te Morgu i Tiranës për këtë gjendje. Gazetarët kërkuan drejtuesit për t’i intervistuar, por askush prej tyre nuk pranoi. Në pamundësi, Fiksi depozitoi një kërkesë për informacion, ku iu drejtua me disa pyetje: “Përse po mbahen më shumë kufoma sesa kapaciteti? “1 nga 3 frigoriferët nuk punon dhe trupat janë dekompozuar. Çfarë masash ka marrë IM për këtë problematikë?”

Pas disa ditësh, IML-ja na ktheu një përgjigje se të gjithë trupat e pajetë që ndodhen në Morgun e QSUNT, është komunikuar me institucionet përkatëse për të kryer procedurat e varrimit. “Të dhënat për kufomat që ndodhen në ambientet e Morgut janë subjekt i prokurorisë dhe nuk mund të jepen të dhëna personale të trupave të pajetë. Kapaciteti i frigoriferëve kufoma-mbajtës është 24 vende. Në morg administrohen trupat e pajetë që vijnë nga disa spitale dhe mos tërheqja e kufomave ka bërë që të ketë mbingarkesë në frigoriferët kufomë-mbajtës”, thuhet në përgjigjen e IML-së.

Më tej, pohon se me shkresën urgjent të datës 24 mars 2023 i janë drejtuar Spitalit Universitar të Traumës dhe me shkresën po urgjent i janë drejtuar në 6 qershor 2023 Spitalit Shefqet Ndroqi. “I kemi drejtuar Spitalit të Traumës rikërkesë për bashkëpunim dhe deri më tani jemi në pritje të një përgjigje. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka parashikuar për të blerë 3 frigoriferë të rinj për vitin 2023. Tenderi është zhvilluar dhe shumë shpejt do të bëhet lëvrimi i mallit” thuhet në përgjigje.

Më tej sqarohet se kufomat që ndodhen aktualisht në Morg nuk janë varrosur pasi asnjë familjar nuk është interesuar deri më tani për tërheqjen e trupit dhe varrimin e tyre. “I jemi drejtuar prokurorive përkatëse ku ka ndodhur kjo ngjarje, për të marrë leje varrimi. Për rastet që kemi marrë lejen e varrimit i jemi drejtuar bashkive përkatëse. Për kufomat që ndodhen aktualisht në morg procedurat janë në proces. Deri më tani janë kryer 16 varrime nga bashkitë. Identifikimi i kufomave është tagër i policisë. Trupat mbahen deri në mbylljen e hetimeve nga prokuroria. Nëse nuk ka të afërm, kujdeset bashkia përkatëse për varrimin e këtyre shtetasve”, përfundon Instituti i Mjekësisë Ligjore, duke konfirmuar pamjet dhe informacionet e Fiks Fare.

TË LIDHURA

Kapen prej flokësh vajzat në Tiranë, ndërhyjnë që t’i ndajnë…
Aktualitet

Kapen prej flokësh vajzat në Tiranë, ndërhyjnë që t’i ndajnë…

16:19 | 19/06/2025
Rriten helmimet ushqimore në Elbasan, mjekët japin alarmin dhe këshilla për mbrojtje
Aktualitet

Rriten helmimet ushqimore në Elbasan, mjekët japin alarmin dhe këshilla për mbrojtje

16:16 | 19/06/2025
Qani Xhafa përballë drejtësisë, SPAK kërkon 6 muaj burg
Aktualitet

Qani Xhafa përballë drejtësisë, SPAK kërkon 6 muaj burg

14:13 | 19/06/2025
Next Post
Krifca: Bashkëpunim rajonal për të përballuar rritjen e kostove dhe për prodhim të qëndrueshëm

Krifca: 65 milionë euro për bujqësinë, investime në pikat e AKU në kufi për sigurinë ushqimore

Sulmi kibernetik i Iranit, reagon Basha

Në garë për të marrë drejtimin e PD, Basha takim me demokratët në Tiranë

Kurti refuzoi ta takojë, Abdixhiku: Rama gjithmonë i mirëpritur në Kosovë

Kurti refuzoi ta takojë, Abdixhiku: Rama gjithmonë i mirëpritur në Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Kapen prej flokësh vajzat në Tiranë, ndërhyjnë që t’i ndajnë…
Aktualitet

Kapen prej flokësh vajzat në Tiranë, ndërhyjnë që t’i ndajnë…

by mirseda
16:19 | 19/06/2025
0

Dy vajza të moshës 23-vjeçare janë përfshirë në një sherr verbal i cili ka eskaluar në konflikt...

Rriten helmimet ushqimore në Elbasan, mjekët japin alarmin dhe këshilla për mbrojtje

Rriten helmimet ushqimore në Elbasan, mjekët japin alarmin dhe këshilla për mbrojtje

16:16 | 19/06/2025
Broja, lind ideja e transferimit në Holandë, mundësi konkrete

Broja, lind ideja e transferimit në Holandë, mundësi konkrete

16:11 | 19/06/2025
Ndjekësit vënë re disa gabime në serialin më të shikuar të Netflix!

Ndjekësit vënë re disa gabime në serialin më të shikuar të Netflix!

15:05 | 19/06/2025
BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

14:58 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com