Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“S’kam lidhje me planin”, tentuan arratisjen nga burgu i Fierit, gjykata merr vendimin për Dan Hutrën dhe tre bashkëpunëtorët

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“S’kam lidhje me planin”, tentuan arratisjen nga burgu i Fierit, gjykata merr vendimin për Dan Hutrën dhe tre bashkëpunëtorët

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për vrasësin gjakftohtë të grave Dan Hutra dhe tre bashkëpunëtorët e tij, të arrestuar për vjedhje Geraldo Veizaj, Feti Kovaci dhe Martin Kapllanaj që organizuan planin për t’u arratisur nga burgu i sigurisë së lartë të Fierit por që u zbuluan në kohë nga ‘blutë’ e institucionit.

Para togave të zeza, vrasësi i tri grave tha se nuk ka lidhje me planin për t’u arratisur, ndonëse sipas autoriteteve të drejtësisë është ai që qëndron në krye.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka deklaruar në sallën e gjyqit Dan Hutra.

Për të realizuar planin i cili u zbulua nga stafi i burgjeve pak para mesditës së 4 janarit, 42-vjeçari nga Kukësi me histori të përsëritur kriminale, bashkëpunoi me 3 burgosur të tjerë, qelia e të cilëve është ngjitur me të tijën. Tre vlonjatët, Martin Kapllani, Geraldo Veizi, Feti Kovaçi kishin nisur të prisnin zgarën e dritares me mjete të improvizuara. Ata kishin krijuar disa tela metalikë që dyshohet se i kishin realizuar duke shtypur enët e kuzhinës.

Dan Hutra në qelinë e tij ngjitur me numrin 15, kishte bërë gati çarçafët e improvizuar si litar. Aty, stafi i burgjeve gjeti edhe mjete prerëse të improvizuara. Nën dirigjimin e Dan Hutrës, të burgosurit, kishin bërë plan të arratiseshin gjatë ndërrimit të turneve të rojeve. Sapo dyert të hapeshin, Dan Hutra do të kalonte në qelinë e miqve vlonjatë e më tej do të vareshin me litar pasi të kishin prerë hekurat e dritares. Por plani u zbuklua në kohë dhe u parandalua arratisja. Si masë ndëshkimi për planin e arratisjes, Drejtoria e Burgjeve ka urdhëruar futjen e tyre në regjimin 41 biss, pa një afat të caktuar.

Vrasësi i katër grave Dan Hutra prej 4 marsit 2023 është në masë arresti me burg për vrasjen e 3 grave, dhe plagosjen e 3 të tjerave gjatë të njëjtës ditë në Tiranë e vetëm brenda pak orëve. Të parën vrasje e kreu në 2007-ën, kur ishte vetëm 25 vjeç i mori jetën me thikë gruas së tij të parë.

Kurse Martin Kapllani 21 vjeç dhe Gerlado Veizi 20 vjeç janë futur në burgun e Fierit me masë arrest me burg për vjedhje, në të njëjtën ditë, më 4 nëntor 2023. Aty kanë gjetur bashkëpunëtorin tjetër të tyre, Feti Kovaçi, 28 vjeç i cili ndodhej në paraburgim prej 21 tetorit po i akuzuar për vjedhje.

TË LIDHURA

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit
Aktualitet

Ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani

09:06 | 15/11/2025
Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje
Aktualitet

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

08:11 | 15/11/2025
Next Post
E ëma denoncoi skandalin, zbardhen detaje shokuese nga ngjarja në Pogradec, 29-vjeçari bashkëjetonte në një shtëpi me 12-vjeçaren, njerkën dhe babain tij

E ëma denoncoi skandalin, zbardhen detaje shokuese nga ngjarja në Pogradec, 29-vjeçari bashkëjetonte në një shtëpi me 12-vjeçaren, njerkën dhe babain tij

Zvicra pret numër të lartë azilkërkuesish në vitin 2024

Zvicra pret numër të lartë azilkërkuesish në vitin 2024

Ahmetaj në arrati, Gjylameti për heqjen e mandatit të ish-zv.kryeministrit: Procedura e ndjekur, njësoj si për të gjithë!

Ahmetaj në arrati, Gjylameti për heqjen e mandatit të ish-zv.kryeministrit: Procedura e ndjekur, njësoj si për të gjithë!







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

by mirseda
12:05 | 15/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka “sulmuar” Florian Binaj, kandidatin për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje të cilat nuk u...

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

11:05 | 15/11/2025
Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

11:01 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com