Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“S’ka BE pa burgosur “kokat” e trafikut të drogës”  

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Shkarkimi i Çakos, Vasili: Rama shiti ish-drejtorin!

Shqipëria duhet të burgosë kokat e trafikut të drogës nëse kërkon një vend në Bashkimin Evropian. Ky është konstatimi që bën në analizën e tij Vuk Velebit për faqen online të “European Western Balkans”, e cila i dedikohet tërësisht problematikave të këtij rajoni.

Duke iu referuar ecurisë së Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe kërkesës së saj të vazhdueshme për të hapur negociatat, analisti vë në dukje se vendi ynë duhet të luftojë korrupsionin në radhët e sistemit të drejtësisë dhe militantizmin e administratës, shkruan Tirana Today.

Për këtë arsye, ai e cilëson reformën në sistemin e drejtësisë si mjaft vendimtare, reformë e cila duhet të pasohet nga arrestimi dhe burgosja e peshqve të mëdhenj që kanë drejtuar trafikun e drogës midis Shqipërisë dhe vendeve perëndimore, shkruan Tirana Today.

Ndërsa sot pas një takimi me ministrin e Brendshëm Xhafaj, ambasadori Lu u shpreh se SHBA është e gatshme të sjellë FBI-në për të hetuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë rast po kërkohet mesa duket po kërkohet koka e ish-ministrit, por me shumë gjasë ai mund të jetë edhe i penduari i madh i drejtësisë, për të kapur “peshqit e mëdhenj”, raporton shkruan Tirana Today.

Analiza e plotë:

Në vitin 2009, Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pesë vjet më vonë asaj iu dha statusi i vendit kandidat për në Union, por pa asnjë datë të saktë see kur do të hapen e negociatat.

Nisja e bisedimeve nuk do të thotë medoemos një proces i lehtë. Megjithatë, BE-së i duhet të mbajë gjallë shpresat e vendeve aspirantë.

Shqipëria është pranë hapjes së bisedimeve për anëtarësim ndërsa ky vit pritet të jetë vendimtar për rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Në muajt e mëparshëm, ministri Bushati u shpreh se Shqipëria pret që Këshilli Evropian të miratojë në qershor të këtij viti vendimin për hapjen e negociatave.

Gjithashtu, ai paralajmëroi BE-në se do të ishte një zhgënjim i madh për shqiptarët nëse kjo nuk do të ndodhë.

Në pjesën e tij të mendimit për Euractiv, ministri shqiptar për Evropën dhe Punëve të Jashtme vuri në dukje se hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe sfidues.  

“Ne e dimë shumë mirë se do të duhet kohë dhe ne duam ta përdorim këtë kohë për të transformuar më tej vendin tonë në çdo kuptim dhe për t’i sjellë qytetarët në BE”, shkruan Bushati.

Në prill situata do të jetë më e qartë për Shqipërinë. Në këtë muaj Komisioni Evropian do të paraqesë një raport mbi Shqipërinë.

Në pritje të vendimit që do të merret pas paraqitjes së raportit, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh optimist se Komisioni Evropian do të japë një vlerësim pozitiv në raportin vjetor të progresit mbi Shqipërinë.

Deri më tani nuk është paraqitur asnjë reagim negativ nga asnjë prej shteteve anëtare të BE-së.

Për më tepër, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin vuri në dukje se Shqipëria duhet të vazhdojë të kryejë reformat në pesë fushat kyçe, të identifikuara si; administrata publike, korrupsioni, sundimi i ligjit, krimi i organizuar dhe të drejtat themelore.

Ajo që është më e rëndësishme është që në muajin e ardhshëm, Komisioni Evropian do të paraqesë Strategjinë e Zgjerimit – një dokument me një vizion të qartë për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Gjithashtu, Presidenca bullgare e BE-së në 2018 mund të ketë një rëndësi vendimtare për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe BE mbajti takimin e nëntë ku Shqipëria u pranua për angazhimin e saj në axhendën e reformave.

Këshilli theksoi se së bashku me prioritetet e tjera kryesore, reforma në drejtësi mbetet thelbësore në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë deklaroi se reforma gjyqësore që po ndodh në Shqipëri është një nga reformat më të rëndësishme që vazhdojnë në ndonjë nga vendet e zgjerimit.

“Ne besojmë se kjo do të kontribuonte në aspekte pozitive në fusha të tjera, në veçanti në krijimin e një mjedisi më të parashikueshëm dhe më transparent për biznesin dhe investitorët”, tha Mogherini.

Në vitin 2016, Shqipëria ishte në udhëkryq, e detyruar të zgjidhte nëse do të vazhdonte trashëgiminë e saj historike të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose ndërpriste në mënyrë radikale rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ligji i verifikimit ka për qëllim uljen e korrupsionit dhe ndërhyrjes politike në gjyqësor, por edhe pastrimin e sistemit të drejtësisë nëpërmjet një shqyrtimi të hollësishëm të pasurive dhe lidhjeve të mundshme me një krim të organizuar të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por ende, Shqipëria ka një rekord të dobët në hetimin dhe ndjekjen penale të figurave kryesore në trafikun e drogës dhe të atyre në aktivitete të tjera të krimit të organizuar, siç thuhet në raportin e vitit të kaluar të Freedom House.

Megjithatë, korrupsioni brenda sektorit publik mbetet një nga sfidat më të mëdha të vendit drejt BE-së.

Një çështje tjetër me të cilën përballet Shqipëria është problemi i emigrantëve, pasi numri i njerëzve që vijnë nga Shqipëria është ndër më të lartat.

Vetëm në Francë numri i emigrantëve arriti nivelin më të lartë për “të paktën 40 vjet”.

“Numri më i madh i kërkesave vjen nga Shqipëria, Afganistani dhe Haiti”, tha Paskal Brice, drejtor i Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve.

Përshtati Tirana Today

Tags: BE. burgosurdrogëskokattrafikut

TË LIDHURA

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës
Politikë

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës

21:01 | 31/03/2026
“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike
Politikë

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

20:26 | 31/03/2026
Next Post
Skenari Marku-EURALIUS/Pikat e nxehta dhe fundosja e Tahirit

Skenari Marku-EURALIUS/Pikat e nxehta dhe fundosja e Tahirit

Sanchez ndez betejën Mourinho-Guardiola

Sanchez ndez betejën Mourinho-Guardiola

Zgjedhjet në FSHF/Mavraj dhe Bushi dalin hapur

Zgjedhjet në FSHF/Mavraj dhe Bushi dalin hapur







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com