Nuk zgjati shumë dhe restoranti për nudistët në Paris është në ditët e saj të fundit. Ndonëse u hap me shumë bujë në nëntor 2017, dhe mori kritika pozitive si për shërbimin, ashtu edhe për përvojën unike të të ngrënit pa asgjë veshur, restoranti do të mbyllet për shkaqe financiare.
Personat që konsumonin një vakt aty, zhvishen në një dhomë të veçantë, ku edhe linin telefonat për arsye privatësie, ndërsa stafi dhe pronarët mbeteshin të veshur. “O’Naturel”, i vendosur në lagjen 12 të kryeqytetit francez, do të shërbejë vaktin e fundit më 16 shkurt. Kështu thuhet në një postim në Facebook, të bërë nga pronarët.
Binjakët Mike dhe Stéphane Saada thanë për AFP se mbyllja vinte për arsye financiare. Por deri atëherë, restoranti mbetet i hapur, dhe ata i bëjnë thirrje klientëve të mos ngurojnë të prenotojnë.