Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Situata nga zjarret, 6 vatra në 24 orët e fundit

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Situata nga zjarret, 6 vatra në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë shënuar 6 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Emergjencat Civile njoftojnë se për shuarjen e tyre janë angazhuar rreth 90 punonjës zjarrfikës, 11 automjete zjarrfikëse, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. 

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Detajet për çdo vatër zjarri në qarkun përkatës:

Qarku Shkodër:

Ka rënë zjarr në pyllin me pisha në fshatin Karmë të bashkisë Vau Dejës. Shërbimi vendor i MZSH Vau Dejë ka dërguar në vendngjarje forca zjarrfikëse, ndërsa drejtoria pyjore ka dërguar forca të saj. Në vendngjarje kanë shkuar 30 forca ushtarake, forcat e Shërbimi vendor të MZSH Vau-Dejës 1 automjet zjarrfikës i dërguar nga Shërbimi vendor i MZSH Pukë dhe forca të pyjores, të cilat kanë izoluar disa vatra zjarri. Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Karmë në mbrëmje duke shpëtuar edhe një stan veror me gjithë bagëtitë. Një vatër zjarri nuk u arrit të izolohej për shkak të terrenenit tepër të thyer. Gjatë gjithë natës forcat e pyjores kanë mbajtur në monitorim vatrat e zjarrit në të gjithë territorin. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha. Sot forcat dhe mjetet po punojnë për të izoluar plotësisht vatrën e zjarrit të fshehura. 

Ka vazhduar puna për të izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Velipojë, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër. Në këtë operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe automje të Shërbimit vendor të MZSH Shkodër, forcat e pyjores, forcat e bashkisë, forca ushtarake dhe automjete zjarrfikëse nga FA. Forcat dhe mjetet kanë punuar deri në mbrëmje duke izoluar të gjithë vatrat e zjarrit duke mos lejuar të preket nga zjarri pylli me pisha. Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë mbajtur në monitorim gjatë natës vatrat e zjarrit. Sot po punojnë për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra.  

Zjarri i rënë në terren të thyer në pyllin me bredh dhe pishë në fshatin Bogë, Njësia Administrative Shkrel, bashkia Malësia e Madhe është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të mëdha. Shërbimi vendor i MZSH Malësia e Madhe dhe punonjës të pyjores të Drejtorisë së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (DAKZM) nuk kanë mundur të veprojnë për shkak të terrenit të thyer. Sot po vijon puna per izolimin e zjarrit. 

Qarku Lezhë:

Ka vazhduar puna e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse të Shërbimit vendor të MZSH Mirditë, forcave të pyjores dhe të bashkisë, për izolimin e vatrave të zjarrit në fshatin Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, bashkia Mirditë. Ka pasur një shfaqje të re zjarri në vendin e quajtur “Grykë Orosh” në fshatin Orosh, të kësaj njësie administrative. Zjarri i favorizuar nga era e fortë ka rrezikuar banesat, shkollën 9-vjeçare, kishën e fshatit dhe pyllin me pisha. Për të izoluar vatrat e zjarrit kanë punuar forcat dhe mjetet e Shërbimit vendor të MZSH Mirditë, forcat e bashkisë, forcat e pyjores, forcat dhe 1 automjet zjarrfikës i ushtrisë dhe 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues i Tunelit të Kalimashit, si dhe 1 helikopter. Pas një pune intensive vatrat e zjarrit janë izoluar rreth orës 20:00. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pyll pishe. 

Qarku Berat:

Ka rënë zjarr në shkurre dhe ullishte në fshatin Otllak, Njësia Administrative Otllak, bashkia Berat. Shërbimi vendor i MZSH Berat ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe forca shoqëruese, të cilat kanë punuar për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 2 ha me shkurre dhe 80 rrënjë ullinj të moshës së vjetër. 

Qarku Korçë:

Reshjet e shiut që kanë rënë mëngjesin e djeshëm kanë shuar të gjithë vatrat aktive të zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Qershisë” ndërmjet kufirit ndarës të Njësisë Administrative Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë. Shërbimi vendor i MZSH Korçë, punonjës të bashkisë dhe punonjës të pyjores, kanë punuar për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit. Forca të pyjores kanë mbajtur në monitorim gjatë natës vatrat e zjarrit. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pyll pishe.

Tags: Emergjencat Civilene 24 oreQarqetvatra zjarri

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Tajfuni Hato drejt Hong Kongut, anulohen 420 fluturime

Tajfuni Hato drejt Hong Kongut, anulohen 420 fluturime

Kryeministrja e Britanisë: T’i themi “mjaft” terrorizmit

Theresa May kërkon të përshpejtojë bisedimet për Brexit, ekonomia drejt rënies

SHKODËR/ Kanabis në kavanoza gogozharesh e kuti kosi, arrestohet 22-vjeçari

SHKODËR/ Kanabis në kavanoza gogozharesh e kuti kosi, arrestohet 22-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com