Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sistemi i drejtësisë në alarm, si u kërcënuan gjatë seancës tri gjyqtaret e Apelit që dënuan me 150 vjet burg 5 vlonjatët që i bën atentat Ines Hajrullajt

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Sistemi i drejtësisë në alarm, si u kërcënuan gjatë seancës tri gjyqtaret e Apelit që dënuan me 150 vjet burg 5 vlonjatët që i bën atentat Ines Hajrullajt

Pesë vlonjatë bëhen objekt i një tjetër kërcënimi të njerëzve të drejtësisë që doli në “sipërfaqe” vetëm ditën e djeshme. Ata kanë qenë nën akuzë për një atentat, për fat të dështuar ndaj një të riu në qytetin e Vlorës dhe janë arrestuar, por gjithnjë kanë pretenduar se Gjykata asnjëherë nuk i dëgjoi pretendimet e tyre.

Trupa gjykuese në Apel pretendon se është kërcënuar në sallën e gjyqit nga këta 5 të pandehur, të gjithë nga Vlora, por nuk kanë kërkuar asnjë mbrojtje pranë “qeverisë’ së Gjyqësorit. Bëhet fjalë për tri gjyqtare, të tria pjesëmarrëse në vendimin e dënimit prej 150 vjetësh burg nën akuzën e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”!

Dje, për kërcënimin ka reaguar Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor duke dalë në mbështetje të plotë dhe të njëjtë për gjyqtarë dhe magjistratë. Gjykata e Lartë në një deklaratë të gjatë ka bërë me dije se është në krah edhe të dy prokuroreve të cilat u zbuluan se ishin të rrezikuara seriozisht nga banda gjaksore e Lushnjës, të cilët i denoncoi një nga vrasësit më mizor të grupit, që vendosi të bashkëpunonte me Prokurorinë e Elbasanit.

Me datë 15 shtator, në Komisariatin e Policisë nr. 1 ëshët bërë një denoncim për kanosje nga tri gjyqtare. Ngjarja u mësua ditën e djeshme pasi Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kanosje për shkak të detyrës të gjyqtareve Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dhe Edlira Petri, të cilat denoncuan sulmin dhe kërcënimet për jetën.

Gjyqtaret kanë kërkuar ndihmën e Policisë së kryeqytetit menjëherë pasi shpallën nga 35 vjet burg për shtetasit Daut Elmazi dhe Gentian Zoto, dënimin me 30 vjet burg për Igli Memaj dhe nga 25 vjet për Serxho Ademin dhe Albano Goxhaj. Të tria gjyqtaret u kërcënuan në sallën e Gjykatës së Apelit nga të afërmit e të akuzuarve, ditën kur u dënuan për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të ngelur në tentativë.

Të pestë vlonjatët, të cilët mungonin ditën e verdiktit akuzohen se në maj 2019 qëlluan me armë zjarri përmes një automjeti në lëvizje e sipër, duke pasur si shënjestër Ines Hajrullën, një kundërshtar i tyre në fushën e krimit. Por të akuzuarit këmbëngulin se vendngjarja është manipuluar nga policia lokale e asaj kohe dhe se gjykatat nuk i konsideruan drejt provat e tyre.

Asnjëra nga gjyqtaret nuk ka kërkuar mbrojtje pranë KLGJ, ndërkohë që Policia i ka shtuar masat për të tria gratë e drejtësisë. Sakaq, trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë reagoi për të gjitha kërcënimet e gjyqtarëve dhe magjistratëve, përfshi edhe kërcënimin e dy prokuroreve Doloreza Musabelliu të SPAK dhe Merita Sinani, të përmendura nga grupi kriminal i Lushnjës sepse hetuan dhe çuan prova konkrete për dy anëtarët Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Ndërkohë që po vijon hetimi, mësohet se tri gjyqtareve nuk I është caktuar mbrojtje e posaçme nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Pas publikimit të rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili ka treguar se Laert Haxhia ishte ne përgatitje për të vrarë dy prokuroret Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi, të cilat e kanë hetuar për masakrën e Lushnjës. Anëtarët e gjykatës së Lartë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë dënuar kërcënimet ndaj njerëzve të drejtësisë duke bërë thirrje për hetimin e këtyre rasteve.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe. Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë.

Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të Babicës së Vogël, automjeti është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht./Panorama

TË LIDHURA

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Next Post
Tërmeti 6.3 ballë, thellohet bilanci i viktimave, mbi 120 të vdekur dhe 1000 të plagosur

Tërmeti 6.3 ballë, thellohet bilanci i viktimave, mbi 120 të vdekur dhe 1000 të plagosur

Pr.ligji për punën e detyruar 5 vjet në Shqipëri, studentët e mjekësisë dalin me paralajmërimin e minutës së fundit

Pr.ligji për punën e detyruar 5 vjet në Shqipëri, studentët e mjekësisë dalin me paralajmërimin e minutës së fundit

Nëna monstër që la vajzën e saj 18 muajshme të vdiste nga uria: U ndjeva e padukshme, kisha nevojë të merrja frymë

Nëna monstër që la vajzën e saj 18 muajshme të vdiste nga uria: U ndjeva e padukshme, kisha nevojë të merrja frymë







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

by mirseda
22:22 | 14/04/2026
0

Anëtarët e një bande kriminale shqiptare janë burgosur pasi kanë vjedhur sende me vlerë më shumë se...

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

22:20 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

21:02 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com