Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sindroma e Jerusalemit: Çrregullimi i pazakontë psikologjik, që prek turistët, në Qytetin e Shenjtë

9 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil
Sindroma e Jerusalemit: Çrregullimi i pazakontë psikologjik, që prek turistët, në Qytetin e Shenjtë

I njohur në hebraisht si Yerushalayim dhe në arabisht si Al-Quds, Jerusalemi ka numrin më të madh të vendeve të shenjta në krahasim me çdo qytet tjetër në botë, dhe cilësohet nga shumë njerëz si qendra e globit. Ai është një nga qytetet më të vjetra në botë dhe ka një rëndësi të madhe për të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët.

Përgjatë gjithë rrjedhës së historisë, Jerusalemi është pushtuar, shkatërruar dhe rindërtuar shumë herë. Ky vend jashtëzakonisht i rëndësishëm për të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët, ka pritur miliona pelegrinë gjatë mijëra viteve, dhe siç është shkruar nga shkrimtari francez i shekullit të XIX, François-René Chateaubriand: “Nuk ka pasur ndonjëherë një pelegrin, që të mos jetë kthyer në fshatin e tij me një paragjykim më pak dhe me një ide më shumë”.

Megjithatë, në disa raste, vendet e shenjta në Jerusalem mund të trullosin besimtarët, dhe kjo mund t’i shkaktojë një gjendje të rrallë të njohur si sindroma e Jerusalemit. Kjo është një gjendje iluzive, që prek disa vizitorë në Jerusalem, në të cilën subjekti identifikohet me një figurë kryesore të besimit të tij fetar.

Dhe kjo mund t’iu ndodhë ndonjëherë edhe njerëzve që, më herët, nuk kanë shfaqur shenjë të ndonjë lloj sëmundje mendore. Më shpesh ka gjasa t’iu ndodhë njerëzve, të cilët tashmë janë diagnostikuar dhe kanë pasur probleme me përshtatjen e tyre, para se të shkojnë në Jerusalem.

Dr. Yair Bar El, ish-drejtor i ‘Kfar Shaul Psychiatric Hospital’, ishte i pari që e identifikoi Sindromën e Jerusalemit. Simptomat zakonisht fillojnë të shfaqen një ditë pasi vizitori mbërrin në Jerusalem. Për shumë nga të prekurit (kryesisht vizitorë britanikë dhe amerikanë), ajo fillon me ankth dhe izolim, i pasuar nga një obsesion me ritualet e purifikimit.

Shumë nga të prekurit, fillojnë të vishen me çarçafët e dhomës së gjumit, si imitim i veshjeve biblike, dhe nisin të artikulojnë profeci të ndryshme. Ata shpesh fillojnë të ulërijnë, bërtasin, këndojnë psalme me zë të lartë, vargje nga Bibla, apo këngë fetare. Në disa raste, iluzionet e turistëve janë aq të forta, sa që detyrohet të ndërhyjë vetë policia e Jerusalemit.

Dr. Bar El, tha për BBC se kishte trajtuar disa persona që pretendonin se ishin Jezu Krishti, Virgjëresha Mari apo Samsoni. “Jerusalemi është si një magnet që tërheq njerëzit, disa prej tyre janë të sëmurë mendorë, të tjerë me bindje të thella fetare; njerëz të çuditshëm dhe të rrallë” – tha ai. “Njerëz tërësisht normalë, që mbërrijnë këtu si turistë, dhe zhvillojnë një lloj të veçantë të Sindromës së Jerusalemit. Ata vijnë këtu me një ideal, dhe imazhin e pavetëdijshëm të vendeve të shenjta në Jerusalem, dhe kur i shohin realisht ato nuk mundin të përballojnë emocionet. Ata zhvillojnë këtë reagim psikotik, për të ndërtuar një urë ndërmjet këtyre imazheve të ndryshme të Jerusalemit” – shtoi ai.

Sipas “British Journal of Psychiatry”, ekzistojnë tre lloje njerëzish të prekur nga sindroma e Jerusalemit:

Lloji i parë, i referohet individëve tashmë të diagnostikuar si të prekur nga një sëmundje e shëndetit mendor, para se të vizitonin Izraelin.

Lloji i dytë, përfshin njerëzit me çrregullime të personalitetit, dhe të obsesionuar pas ideve fikse, por që nuk kanë një sëmundje të qartë mendore.

Lloji i tretë, përfshin njerëzit pa histori të sëmundjes mendore, por që kanë përjetuar një episod psikotik, ndërsa vizitonin atë qytet.

Edhe pse Sindroma e Jerusalemit, e identifikuar klinikisht vetëm disa dekada më parë, provat tregojnë se ajo daton që në periudhën e Mesjetës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

TË LIDHURA

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë
Aktualitet

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Next Post
Radhë të gjata në Muriqan, një kilometër nga dy anët e kufirit

Radhë të gjata në Muriqan, një kilometër nga dy anët e kufirit

Në Japoni, patatinat kushtojnë 12 dollarë

Në Japoni, patatinat kushtojnë 12 dollarë

Çfarë ka ndodhur më 17 prill?

Çfarë ka ndodhur më 17 prill?







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com