Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sinan Idrizi kallëzon penalisht Armand Dukën

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Sinan Idrizi kallëzon penalisht Armand Dukën

Teksa futbolli shqiptar ndodhet në një pikë “të nxehtë” në pritje të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, vjen lëvizja e papritur. Administratori i ekipit “Flamurtari”, Sinan Idrizi ka kallëzuar sot në Prokurori kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Padia ndaj Dukës vjen për shoqatat fantazmë, të cilat rezultojnë të paregjistruara. Janë 12 shoqata që rezultojnë  të paregjistruara.

“Janë 12 shoqata të paligjshme, pikërisht për këtë bëmë kallëzim penal. Fjalën e ka prokuroria tashmë, ky është hapi i parë i dukshëm ka edhe hapa të tjerë”, deklaroi Idrizi. 

Këtë shqetësim, Idrizi e ngriti edhe pak ditë më parë, teksa akuzoi kreun e FSHF-së, Armand Dukën se po lejon manipulimin e zgjedhjeve që mbahen më 7 shkurt.

Në një intervistë për Tirana Today, Idrizi shprehet se problemi është mjaft i rëndë, teksa po cenohet demokracia dhe sipas tij, këto zgjedhje nuk kanë asnjë vlerë, teksa në votime do të marrin pjesë shoqata të palicencuara.

I pyetur lidhur me situatën në pritje të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, Idrizi shprehet:

Nëse bëhet fjalë për të hyrë në një sistem të ndershëm votimesh dhe shikojmë se një pjesë më e madhe e këtyre që do të votojnë nuk kanë lidhje me votimin, atëherë për çfarë të flasim?

Por këtu nuk flasim për një gabim njerëzor, flasim për një sistem që ka një problem shumë thelbësor. Këtu është problemi dhe këtë duhet të shpjegojnë këta.

Dhe unë nuk e kuptoj, vini re, faqja e parë e gazetës sportive nuk merret me këtë punë, por merret me batutën e Facebook-ut të dikujt.

Ku konsiston manipulimi i procesit zgjedhor, duke qenë se Fino nesër zyrtarizohet si kandidat për kreun e FSHF-së?

Mos u merrni me emrat e përveçëm. Këtu ka një asamble që organizon zgjedhjet, ka një kryetar të federatës shqiptare që është përgjegjës për këtë. Për ta thënë më thjesht, është si një qeveri që bëhet gati për përgatitjen e zgjedhjeve politike në një zonë. Dhe nëse ajo qeveri detyron dhe shpërndan certifikata të falsifikuara, atëherë që në nisje ka një start të gabuar. Ka një asamble dhe ka një president, pra që në nisje ka një start të gabuar, pasi është vërtetuar që këto shoqata nuk janë të regjistruara, nuk kanë asnjë lloj platforme, nuk kanë asnjë lloj gjëje.

A ka gisht Armando Duka në këtë proces?

Ai është përgjegjësi kryesor, ai dhe asambleja sepse nuk mund të fshihesh dot dhe të thuash po jo gjykata na ka licencuar ne! Gjithçka është e thjeshtë, këto janë shoqata të palicencuara! E kujt është përgjegjësia pastaj, është e jona?

“Ai që e organizon këtë, ai të mbajë përgjegjësinë! Është e rëndë kjo! Këtu po luhet me demokracinë, nuk ka më demokraci”, përfundoi Idrizi për Tirana Today.


Asambleja e FSHF-së ka në përbërje 66 anëtarë të cilët kanë të drejte vote, ku 8 prej tyre rezultojnë të jenë shoqata rajonale të futbollit amator. Problemi është se këto shoqata nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë, pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar.

Tags: Armand DukënkallëzonpenalishtSinan Idrizi

TË LIDHURA

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

16:38 | 20/10/2025
Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë
Aktualitet

Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë

16:13 | 20/10/2025
Next Post
I riu shqiptar bie në kurthin e mafies, përfundon në burg

I riu shqiptar bie në kurthin e mafies, përfundon në burg

Vrasja e Ivanoviç/ Ambasadori amerikan: Të shmanget retorika e rrezikshme

Vrasja e Ivanoviç/ Ambasadori amerikan: Të shmanget retorika e rrezikshme

FOTO/Shpërthen makina në ecje, tym e flakë te Rruga e Kavajës

FOTO/Shpërthen makina në ecje, tym e flakë te Rruga e Kavajës







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware
Bota

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

by mirseda
21:11 | 20/10/2025
0

Administrata Federale e Avicionit tha të dielën se problemet me stafin e kontrollit të trafikut ajror, ka...

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

20:27 | 20/10/2025
Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

19:31 | 20/10/2025
Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

19:28 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com