Shërbimi ushtarak për meshkujt në Korenë e Jugut është i detyrueshëm për dy vite, por 27-vjeçari ka fituar të drejtën për ta bërë atë të reduktuar pasi udhëhoqi kombëtaren drejt triumfit në Lojërat Aziatike në vitin 2018. Gjatë këtyre 8 javëve, në 3 prej tyre do të jenë me intensitetin e lartë.
Son do ta nisë shërbimin në njësinë e marinës në ishullin Jeju më 20 prill, duke përfituar nga ndalesa e kampionatit prej koronavirusit. Aktualisht sulmuesi i Tottenham ndodhet në vetizolim pasi është rikthyer në Kore nga Anglia. Një zyrtar i trupave të marinës tha për agjencinë “Reuters” se shërbimi ushtarak i futbollistit do të përfshijë një version të kufizuar të zborit për të gjithë rekrutët e rinj, por ai nuk do t’i shpëtojë ushtrimeve.
Zbori do të përfshijë manovrat e dyluftimit, edukimit të disiplinës, por edhe ushtrime me armë kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Ai shpjegoi se kjo është pjesa më e vështirë e kampit stërvitor, që përfshin edhe marshime me peshë deri në 40 kg mbi trup, të cilat zgjasin deri në 30 km.