Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Si videot erotike”, Berisha paralajmëron dhe komenton dialogun e bujshëm me Genc Rulin

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Si videot erotike”, Berisha paralajmëron dhe komenton dialogun e bujshëm me Genc Rulin

Ish-kryeministri Berisha komentoi një dialog me Genc Rulin dhe Ridvan Boden në vitin 2008 për përdorimin e letrave me vlerë për pagesat që do të kryheshin në kuadër të kthimit dhe kompensimit të pronave.

Kjo bisedë ishte e përfshirë në dosjen e SPAK, por Berisha shprehet se po e keqpërdorin këtë bisedë ashtu “siç përdorin videot erotike për të fshehur bëmat e tyre”.

“Përdoren një dialog timin me Boden dhe Rulin siç përdporin videot erotike të tyre për të mbuluar horllëqet ku unë përgëzoj përdorimin e letrave me vlerë për kompensimin e pronarëve që u shpërndanë në fillim të viteve ’90. Vendimi për përdorimin e letrave me vlerë ka dalë një muaj pasi Jamarbër Malltezi kishte paguar 90% të vlerës në cash, kurse 10% me letra me vlerë”, tha Berisha.

Biseda së cilës i referohet Berisha:

Ndërkohë që procedura e privatizimit në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, është në fazën që është përgatitur memo date 16.10.2008 nga shtetasi Nuri Sopaj, përgjegjës i sektori të shitjeve, dhe i është drejtuar drejtorit Urim Muja, duke i parashtruar se po i paraqesin pë miratim proces verbalin date 15.10.2008 për dhënien e të drejtës së parablerjes, qeveria e kohës, vlerëson të bëjë ndryshime të tjera në aktet nënligjore. Konstatohet se miratohet VKM nr. 1638 datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore qe privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, ku ndryshon metodologjia d pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Në mbledhjen e diskutimit të këtij akti nënligjor ka ndodhur pikërisht ky diskutim:

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.

Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytezuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se Shqiptaret më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin Unë atyre letrave do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Sipas pikës 12 të VKM-se, ky vendim nuk do të zbatohet për praktikat që ndodhen në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në zbatim të vendimeve të mëparshme, të cilat janë në proces dhe ndodhen në fazën kur ka përfunduar pagesa për vlerën e plotë të shitjes së tyre.

32.Megjithëse, Komisioni i Vlerësimit, në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, kishte konkluduar mendimin e tij në muajin tetor 2008, pavarësisht një pune të kryer nga strukturat shtetërore me urgjencë në fazët e mëparshme, duket se kjo punë stopon deri në hyrjen në fuqi të VKM-së së mësipërme. Pas hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, në muajin janar 2009: vijojnë procedurat e mëtejshme të privatizimit, duke i dhënë kështu bashkësisë së pronarëve t’u krijohej mundësia e pagesës me bono privatizimi.

Nga aktet rezulton se sipas formularit për pranimin e bonove të privitzimit datë 13.02.2009 të Raiffeisen Bank, pasqyrohet se për objektin në privatizim “Terrenet sportive dhe objekteve të klubit te futbollit Partizani Tirane”, vlera e bonove të privatizimit të marra në dorëzim nga Banka, është 8 200 000 lekë. Nënshkrues është shtetasi Xhimi Begeja.

Me shkresën Nr. 898 Prot. datë 28.01.2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike i kërkon Bankës Credins “Cbllokim fond!”, pasi në ankandin e zhvilluar në Ministrinë e Financave trashgimtarët e familjeve të shpronësuara Mahmut dhe Xhemal Begeja, Rexhep Alimehmeti, Sabrije Llagami, Dylbere Vaqarri dhe Qamil Saliaga u shpallën fitues me të drejtën e parablerjes së objektit dhe ngurtësimi i vlerës 20% në vlerë absolute 2 021 800 lekë, e ngurtësuar nga shoqëria “Kontakt shpk” sipas formularit të garancisë nr. 2810/04.09.2008 te kalojë për llogari të Ministrisë së Financave.

TË LIDHURA

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten
Politikë

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

16:49 | 07/01/2026
Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar
Aktualitet

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

14:29 | 07/01/2026
Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve
Aktualitet

Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve

14:22 | 07/01/2026
Next Post
Sekuestrohen pasuritë e Jamarbër Malltezit, policia ndryshon bravat e dyerve

Sekuestrohen pasuritë e Jamarbër Malltezit, policia ndryshon bravat e dyerve

Sekuestrimi i vilës së dhëndrit të Berishës, gazetari i njohur zbardh detajet e para

Sekuestrimi i vilës së dhëndrit të Berishës, gazetari i njohur zbardh detajet e para

Nëse SPAK urdhëron policinë tu shoqërojë, do bëni rezistencë? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Nëse SPAK urdhëron policinë tu shoqërojë, do bëni rezistencë? Ja si përgjigjet Sali Berisha







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten
Politikë

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

by mirseda
16:49 | 07/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten, më 9 janar, ministrat e kabinetit të tij në...

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Zyrtare, e ardhmja e Sylvinho, FSHF merr vendimin për rinovimin

Zyrtare, e ardhmja e Sylvinho, FSHF merr vendimin për rinovimin

16:17 | 07/01/2026
Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

14:34 | 07/01/2026
Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

14:29 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com