Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Si po i ndikon zgjedhjet plakja e popullsisë dhe emigracioni, një ditë do ketë “më shumë kandidatë se votues”

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Përfundon procesi i numërimit në Durrës

Zgjedhjet vendore të 2023-n u shoqëruan me një “paradoks”.

Numri i personave që kishin të drejtë vote arriti në 3.65 milionë persona, që është niveli më i lartë historik.

Por, në kontrast me këtë shifër, numri i atyre që realisht votuan është më i ulëti i pas viteve 90 (me përjashtim të 2019-n kur zgjedhjet në pjesën më të madhe u bojkotuan).

Sipas të dhënave ende jo përfundimtare të KQZ-së (që çuditërisht akoma nuk janë përfundimtare, ndonëse kutitë kanë kohë që janë mbyllur), pjesëmarrja në votime është rreth 37%, më e ulëta e pas viteve ’90 (me përjashtim të 2019-s).

Si rrjedhojë janë vetëm rreth 1.3 milionë votues, nga 1.61 milionë në zgjedhjet lokale të 2015-s dhe 1.66 milionë në zgjedhjet e përgjithshme 2021.

Numri i zgjedhësve i pas viteve ’90 po ndikohet nga dy faktorë. I pari është rritja e brezit të viteve ’90, që për momentin po jep efekt pozitiv, pasi gjithnjë e më shumë të lindur të viteve ’90 kanë të drejtë vote (teorikisht, pasi një pjesë e tyre mund të mos jenë në Shqipëri).

I dyti është niveli i lartë i emigracionit që ka reduktuar ndjeshëm popullsinë banuese në Shqipëri, por ka dhënë ndikim të dukshëm dhe në plakjen e popullsisë, e reflektuar në numrin e ulët të lindjeve të reja (norma e norma e lindshmërisë për çdo grua në moshë riprodhimi ka rënë në 1.3, poshtë nivelit të zëvendsueshmërisë, nga mbi 3 që ishte në fillim të viteve ’90), sipas INSTAT.

Në 1990-n, vetëm 62% e popullsisë kishte mbushur moshën për të votuar, sot ka arritur në 80%

Deri në vitet 2000, ndonëse popullsia banuese në vend ishte më e lartë sesa sot, numri i votuesve ishte i ulët, për shkak të moshës së re të saj. Sipas të dhënave të divizionit për popullsinë të Kombeve të Bashkuara, nga 3.3 milionë banorë që ishin të regjistruar në vend në vitin 1990, rreth 38% e tyre, ose 1.26 milionë banorë ishin nën 18 vjeç, pra që nuk kishin të drejtë vite.

Por, për shkak të emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve, si reflektim si i emigrimit ashtu dhe ndryshimit të stilit të jetesës, pesha e popullsisë nën 18 vjeç erdhi në rënie të vazhdueshme. Psh në vitin 2000, rreth 35% e popullsisë banuese ishte nën 18 vjeç, ndërsa në vitin 2021 zbriti në mënyrë drastike në 20%. Kjo do të thotë që nga 2.85 milionë banorë që deklarohen që janë në vend, vetëm 574 mijë ishin nën 18 vjeç në 2021-n, ose gjysma e atyre të vitit 1990.

Në të kundërt, gjatë dekadave të fundit për shkak të plakjes graduale të popullsisë është rritur pesha e personave që janë mbi 18 vjeç, në moshë votimi.

Në vitin 1990, kishte të drejtë vote 62% e popullsisë banuese në vend, ose 2 milionë persona. Në vitin 2021 (kur është e dhëna e fundit e disponueshme), popullsia banuese mbi 18 vjeç ishte 2.2 milionë banorë, ose 80% e totalit.

Ndërkohë, rritja e diferencës mes popullsisë që ka të drejtë vote dhe atyre që votojnë realisht është një tregues indirekt i shtimit të emigracionit.

Siç tregon dhe grafiku “Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore” numri i personave me të drejtë vote në raport me votuesit realë ka një korrelacion negativ, për shkak se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në moshë votuese janë jashtë vendit.

Diferenca është theksuar ndjeshëm në 2023, me 2.4 milionë persona mes numrit të personave që kanë të drejtë vote dhe atyre që votuan realisht, nga 1.4-1.7 milionë, që ishte në periudhën 2000-2015, duke treguar thellim të emigracionit, në raport me 8 vite më parë

E ardhmja më e zymtë

Në vitin 1990, sipas INSTAT, në vend kishte 82 mijë lindje, ndërsa në 2022 vetëm 23.5 mijë (shiko grafikun Lindjet 1990-2022).

Ndërsa Shqipëria sot po merr “përfitimet” e numrit të lartë të të lindurve në vitet ’90 , projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë (shiko grafikun: Popullsia e Shqipërisë 1990-2021 dhe projeksioni 2022-2100).

Dhe më këtë tendencë, teksa efekti i të lindurve në vitet ’90 do të përfundojë, popullsia po plaket, lindjet po bien dhe emigracioni po shtohet, në të ardhmen nuk do të jetë e largët dita që do të ketë më “shumë kandidatë partiakë” sesa votues./ Monitor.a

TË LIDHURA

Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut
Aktualitet

Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut

13:01 | 06/10/2025
Meta jep urimin nga burgu për fillimin e vitit të ri akademik: Universitetet po goditen nga mbyllja e degëve sepse qeveria nuk investon
Aktualitet

Meta jep urimin nga burgu për fillimin e vitit të ri akademik: Universitetet po goditen nga mbyllja e degëve sepse qeveria nuk investon

12:10 | 06/10/2025
Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

11:47 | 06/10/2025
Next Post
Deklarata e fortë e ‘Belind Këlliçi’…

Moderatorja e njohur që kandidoi për koalicionin: Është momenti të marrësh stafetën Belind, unë do bëj punën në këshillin bashkiak

E rëndë në Vlorë/ 39-vjeçarja kërcënohet dhe plagoset në kokë, policia identifikon autorin, dyshohet se e përndoqi gruan për disa ditë

Mashtroi biznesmenin në rrjete sociale dhe i vodhi 70 mijë euro, në pranga 52-vjeçari në Shkodër

Vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, ILD verifikon procedurat e lirimit nga burgu të Dan Hutrës: Kishte përfunduar periudhën e dënimit

Vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, ILD verifikon procedurat e lirimit nga burgu të Dan Hutrës: Kishte përfunduar periudhën e dënimit

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Publikohen koeficientet për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, bastet favorizojnë Serbinë
Sport

Publikohen koeficientet për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, bastet favorizojnë Serbinë

by mirseda
13:04 | 06/10/2025
0

Në datën 11 tetor do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Leskovc dhe...

Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut

Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut

13:01 | 06/10/2025
Meta jep urimin nga burgu për fillimin e vitit të ri akademik: Universitetet po goditen nga mbyllja e degëve sepse qeveria nuk investon

Meta jep urimin nga burgu për fillimin e vitit të ri akademik: Universitetet po goditen nga mbyllja e degëve sepse qeveria nuk investon

12:10 | 06/10/2025
Albina Kelmendi bën rrëfimin e papritur: Kam kaluar një op*racion në…

Albina Kelmendi bën rrëfimin e papritur: Kam kaluar një op*racion në…

11:50 | 06/10/2025
Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

11:47 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com