Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Si po grabiten pronat publike në Sarandë dhe implikimi në krim i prokurorisë!

5 muaj ago
in Aktualitet
Si po grabiten pronat publike në Sarandë dhe implikimi në krim i prokurorisë!

Një dosje e rëndë që flet për një grabitje të pastër të pronës publike, në zemër të qytetit të Sarandës, vijon të qëndrojë e mbyllur në sirtarët e Prokurorisë së këtij qyteti prej më shumë se pesë vitesh.

Ndërkohë që autorët e saj shëtisin të lirë dhe figurat kyçe të përfshira në këtë aferë mbrohen nga një mur i trashë heshtjeje dhe korrupsioni.

Në qendër të kësaj skeme të falsifikimit dhe përvetësimit të një prone publike ndodhen tre emra: Sevo Qurku, Andrea Qurku dhe Sali Çapari, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore dhe përmes dokumenteve të falsifikuara, kanë përfituar një pasuri të paluajtshme me vendndodhje strategjike në qendër të Sarandës.

Sevo dhe Andrea Qurku janë vëllezër dhe njëherësh të afërm të Termet Peçit, ish-kryetar i Bashkisë së Tepelenës dhe kandidat për deputet. Lidhjet e tyre familjare dhe politike dyshohet se kanë shërbyer si “garanci” për mbylljen dhe zvarritjen e këtij procesi penal.

Një tjetër figurë qendrore në këtë skemë është Ardi Kola, ish-drejtor i ASHK Sarandë (Agjencia Shtetërore e Kadastrës), i cili ka firmosur dhe legalizuar dokumentet e falsifikuara që i hapën rrugën regjistrimit të pronës publike në emër të qytetarëve privatë.

Për një periudhë të shkurtër, Ardi Kola është shpallur në kërkim me vendim gjykate, por në mënyrë të pashpjegueshme dhe të dyshimtë, dosja ndaj tij është arkivuar pa asnjë hetim të thelluar, duke ngritur dyshime serioze për ndërhyrje të forta politike dhe financiare.

Më skandaloz se vjedhja vetë është mënyra se si Prokuroria e Sarandës ka heshtur përballë këtij krimi të dokumentuar. Dosja ndodhet në duart e prokurores Valbona Maja, e cila për më shumë se pesë vite nuk ka marrë asnjë masë ligjore, as për sekuestrim prone, as për arrest, dhe as për dërgim në gjykatë.

Burime pranë institucioneve të drejtësisë kanë deklaruar se ekziston dyshimi i fortë se prokurorja Maja është “blerë” nga personat në fjalë, për të mos vijuar hetimet dhe për të mbyllur gojën e Prokurorisë në këtë çështje.

Në vend që të zbatojë ligjin dhe të vërë para drejtësisë personat përgjegjës për grabitjen e pronës publike, prokurorja ka kthyer sytë nga ana tjetër, duke lejuar një padrejtësi flagrante të vazhdojë pandëshkuar.

Në kushtet ku drejtësia lokale rezulton e paralizuar dhe e kapur, tashmë vëmendja bie mbi SPAK-un.

SPAK është thirrur të veprojë mbi të gjitha rastet kur drejtësia lokale dështon për shkak të lidhjeve të errëta me politikën dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Rasti i Sarandës është një provë konkrete për integritetin dhe efikasitetin e SPAK

Pyetja që ngrihet me forcë është: A do të hetojë SPAK prokuroren Valbona Maja për korrupsion dhe shpërdorim detyre? A do të hapet dosja e mbyllur ndaj Ardi Kolës? A do të zbulohet roli i Termet Peçit në këtë aferë që po mban peng pasurinë publike të qytetarëve shqiptarë?

Ndërkohë që zyrtarët e korruptuar dhe të afërmit e pushtetit gëzojnë prona publike të përfituara me mashtrim, qytetarët e Sarandës dhe më gjerë kërkojnë një drejtësi që të mos frikësohet, të mos shitet dhe të mos heshtë.

Ky nuk është më vetëm një skandal lokal. Kjo është një pasqyrë e qartë e kapjes së shtetit, ku pushteti përdoret për të mbrojtur interesat e një grushti njerëzish, në dëm të gjithë shoqërisë

TË LIDHURA

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi
Aktualitet

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën, rrugë dhe lagje nën pushtetin e ujit
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën, rrugë dhe lagje nën pushtetin e ujit

18:10 | 11/09/2025
Next Post
Sulmi rus në Ukrainë, “shumë të vdekur dhe të plagosur”.

Sulmi rus në Ukrainë, “shumë të vdekur dhe të plagosur”.

INSTAT:Shërbimet arsimore rezultojnë me rritjen më të madhe të shpenzimeve gjatë tri dekadave të fundit

INSTAT:Shërbimet arsimore rezultojnë me rritjen më të madhe të shpenzimeve gjatë tri dekadave të fundit

Edi Rama në “duart” e SPAK, akuza për krime zgjedhore nga diaspora trondit mazhorancën, kryeministri drejt…

Edi Rama në “duart” e SPAK, akuza për krime zgjedhore nga diaspora trondit mazhorancën, kryeministri drejt…

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Kosovo

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

by mirseda
21:33 | 11/09/2025
0

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak...

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

20:19 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com