Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Si përdorej kanabisi në Egjiptin e Lashtë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Si përdorej kanabisi në Egjiptin e Lashtë

Kanabisi konsiderohet gjerësisht si ndër opsionet më të përhapura, kur është fjala për bimët medicinale. Megjithatë, në kohërat e lashta, popullariteti i kësaj bime ishte shumë më i madh, dhe përdorimi i saj shumë më i zakonshëm në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme.

Ligjet moderne, kanë ndaluar shumë nga praktikat kulturore dhe fetare, që kanë qenë pjesë e historisë dhe kulturës së Egjiptit për mijëra vjet. Nuk ishte e lehtë të zbulohej historia dhe provat në mbështetje të këtyre pretendime, por tani që kjo ka ndodhur, le të hedhim një vështrim tek disa prej fushave ku egjiptianët e lashtë e përdornin kanabisin.

Kanabisi si ilaç në Egjiptin e Lashtë

Egjiptianët e lashtë, patën zbuluar dhe përdorur vetitë mjekësore të kanabisit, edhe përtej asaj që shkenca moderne mjekësore ka qenë në gjendje të bëjë deri më sot. Papirusi Ebers, u shkrua përafërsisht rreth vitit 1550 P.E.S, dhe është një nga tekstet më të vjetra mjekësore që janë gjetur deri më sot.

Ai përmend një numër formulash, që përdorin kërpin për të lehtësuar dhimbjen, dhe inflamacionin e shkaktuar nga sëmundjet dhe lëndime të ndryshme. Me sa duket, gratë  në veçanti e përdornin marijuanën si një mënyrë për të kuruar depresionin dhe problemet e tjera psikologjike në Egjiptin e hershëm.

Kanabisi: Udhëtim nëpër epoka

Përdorimi më i vjetër mjekësor i kanabisit në rajon, mund të datojë edhe më herët, deri në vitin 2000 P.E.S, kur mund të ketë qenë përdorur për të trajtuar glaukomën, kataraktin e syve, hemorroidet, gjakderdhje vagjinale dhe madje edhe kancerin.

Mund të vlerësohet se kanabisi ndoshta nuk qe një kurë në vetvete, por një lehtësues i simptomave në shumicën e rasteve.

Nga ana tjetër, shkenca mjekësore moderne, po fillon të vërtetojë faktin se kanabisi ka disa veti të jashtëzakonshme për lehtësimin e dhimbjeve, së bashku me të qenit një agjent qetësues shumë i fuqishëm për sistemet nervore të ç’ekuilibruara tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.

Kanabisi në fenë dhe kulturën egjiptiane

Kur u zbulua dhe u ekzaminua mumia e Faraonit Ramsesi II në vitin 1881, gjurmët e kanabisit tek eshtrat e të ndjerit, qenë gjëja e fundit që mund të prisnin arkeologët, por ato ishin aty. Prej atëherë, shumë nga mumiet e zbuluara kanë shfaqur gjurmë të ngjashme të kanabisit, duke konfirmuar dyshimin se ky lloj bari ishte vërtet pjesë e kulturës tradicionale në Egjiptin e lashtë.

Seshat, Perëndesha e Mençurisë, përshkruhej shpesh me një fletë të bimës së kanabisit mbi kokën e saj, tek pikturat që datojnë mijëra vjet më parë.

Basteti, Perëndesha e Luftës, ishte gjithashtu e lidhur me përdorimin e kanabisit në rajon, por kishte më shumë lidhje me praktikat e magjisë. Të dhënat sugjerojnë gjithashtu, se adhuruesit mund ta kenë konsumuar marijuanën në një formë ose tjetrën, gjatë festave dhe ritualeve të caktuara fetare.

 Përdorimet praktike të kanabisit

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme nëse nuk e keni dëgjuar më parë, kanabisi në fakt është përdorur në prodhimin e litarëve, lundrave dhe në veçanti pëlhurës. Kërkimet sugjerojnë se punëtorët e lashtë egjiptianë përdornin një teknikë të përpiktë me fibrën e kanabisit për të shkatërruar shkëmbinjtë e mëdhenj, përpara se t’i transportonin ata tek vendet ku do të kryheshin ndërtime të caktuara.

Teknika në përgjithësi përfshinte futjen e fletëve të thata të kanabisit në të çarat e shkëmbinjve më të mëdhenj, përpara se të zhyteshin plotësisht në ujë. Ndërsa fleta fillonte të zgjerohej, ajo ishte mjaftueshëm e fortë për të çarë shkëmbin gjigant.

Nyjet origjinale bashkohet me pjesët kryesore të Boat Khufu, ku trungjet e lakuara të anijes prej kedri, ishin të lidhura së bashku me litarin e kërpit nëpërmjet një teknike të përdorur deri në kohët e fundit nga ndërtuesit e anijeve tradicionale në brigjet e Detit të Kuq, Gjirit Persik dhe Oqeanit Indian. Kabanisi ishte aq popullor në kohët e vjetra të Egjiptit, saqë perandori i famshëm romak Mark Aureli vendosi një taksë mbi përdorimin e tij!

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Seria A, Juventusi e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Seria A, Juventusi e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Më 21 gusht Google konfirmon zyrtarizimin e Android O

Më 21 gusht Google konfirmon zyrtarizimin e Android O

A është “freelancing” e ardhmja e punësimit?

A është “freelancing” e ardhmja e punësimit?







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com