Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si Botërori çliroi forcat e errëta të nacionalizimit dhe racizmit

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Kush do ta fitojë Kupën e Botës?

Nga Gary Younge, “The Guardian”/Muajin e shkuar, dy futbollistët me origjinë turke të kombëtares gjermane, Mesut Ozil dhe Ilkai Gyndogan, u shfaqën në një foto me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ndërsa ky i fundit vizitonte Londrën.

Gyndogan, i cili ka një pasaportë gjermane por edhe një turke, nënshkroi bluzën e tij me shprehjen: “Me respekt për presidentin tim”.

Gjatë miqësores së fundit të kombëtares gjermane, Ozil dhe Gyndogan u kontestuan nga tifozët gjermanë, por u mbështetën nga Federata Gjermane e Futbollit. Atyre u është thënë se mund të presin më shumë armiqësi nga tifozët, gjatë finaleve të botërorit rus.

Ka arsye të forta, se përse një yll futbolli duhet të shmangë gjeste të tilla me Erdogan. Duke pasur parasysh abuzimet e këtij të fundit me të drejtat e njeriut dhe prirjet diktatoriale, mundësia për të dalë fotografi me të duhet shmangur.

Ndërsa Sevim Dagdelen, një deputete e majtë gjermane me origjinë turke, vuri në dukje: “Është një faull i rëndë të dalësh foto me despotin Erdogan në një hotel luksoz në Londër, ndërsa në Turqi demokratët përndiqen dhe gazetarë kritikë futen në burg”.

Por ekzistojnë ndërkohë disa arsye të dobëta për t’i bërë ato. Disa, në Gjermani dhe vende të tjera, po luftojnë me konceptin e identiteteve të shumëfishta kombëtare – atë që njerëzit, veçanërisht ata me një histori emigracioni në familjen e tyre, mund të ndjejnë një besnikëri ndaj më shumë se një vendi.

“Integrimi supozohet të jetë një marrëdhënie marrje-dhënie”- më tha një herë Zelika Baba, një punëtor i ri me banim në Berlin me origjinë kurde. “Por ata thjesht duan që ne të heqim dorë nga kultura jonë. S’ka rëndësi sa kohë kemi jetuar këtu – pavarësisht nëse kemi lindur këtu apo nëse flasim gjermanisht – jemi gjithmonë i huaj. Ata flasin për ne, por nuk flasin kurrë me ne”.

Deputetët e “Alternative für Deutschland” të së djathtës ekstreme në Gjermani, kanë shfrytëzuar momentin për të vënë në pikëpyetje jo vetëm vendimin e lojtarëve, por edhe autenticitetin e tyre. “Pse Gyndogan luan për ekipin kombëtar gjerman, kur njeh Erdoganin si presidentin e tij?” – pyeti njëri prej tyre.

Kupa e Botës, nuk tregon vetëm disa prej talenteve më të mëdha në fushën e futbollit, por çliron edhe ankthet më të këqija dhe më të thella si brenda kombeve, ashtu edhe ndërmjet tyre.

Gjatë një periudhe të nacionalizmit të rritur në Europë, ne kemi hyrë në një muaj të zhurmshëm të valëvitjes së flamujve, këndimit të himneve, dhe euforisë momentale, patriotike, të shpresave apo zhgënjimeve – shpesh të gjitha bashkë.

“Komuniteti i imagjinuar i milionave njerëzve”- shkroi dikur historiani Erik Hobsbaum, “duket më real si një ekip prej 11 vetash”.

Problemi është se realiteti – sikurse shihet në fushën e futbollit – shpesh nuk arrin të përputhet me imagjinatën, e prirur ndër dekada drejt mitologjisë. Këto tensione nuk kanë domosdoshmërisht të bëjnë me racën apo përkatësinë etnike. 

Kur Italia nuk u kualifikua për në botëror për herë të parë në 60 vjet, disa ia vunë fajin korrupsionit, duke e krahasuar veten me Gjermaninë, “e cila i ndjek rregullat”.

Por duke pasur parasysh natyrën e shqetësimeve të Evropës, dhe faktin se jashtë sistemit të drejtësisë penale dhe linjave të papunësisë, ekipet e futbollit janë një nga vendet e pakta ku pakicat ka të ngjarë të jenë të mbi-përfaqësuara, dalin shpesh në sipërfaqe çështje të identitetit racial dhe etnik.

Zlatan Ibrahimoviç, beson se arsyeja se përse ai është lënë jashtë ekipit suedez, ka pak të bëjë me dëmtimet e tij. “Unë nuk kam një emër tipik suedez, dhe nuk kam as qëndrimin dhe sjelljen tipike suedeze”- është shprehur ai.

Kur Franca fitoi Kupën e Botës në finalen e Parisit në vitin 1998, me një ekip shumë multi-etnik dhe, kombi doli nëpër sheshe për të festuar.

“Çfarë shembulli më të mirë të unitetit tonë dhe diversitetit tonë, mund të ketë sesa ky ekip i mrekullueshëm?!”- tha kryeministri socialist, Lionel Zhospë. Por me sa duket, ne nuk mësojmë gjithnjë nga shembujt tanë.

Katër vjet më vonë Zhan Mari lë Pen, udhëheqësi i atëhershëm i Frontit Nacional, hyri në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale pasi mposhti Zhospë që u rendit i treti.

Tetë vjet më pas, në Afrikën e Jugut, i gjithë ekipi francez u fut në grevë, pasi një lojtar me ngjyrë u dërgua në shtëpi për mosbindje.

Filozofi Alen Finkelkro, bëri bujë me një koment tejet racist, kur e krahasoi atë ekip me të rinjtë që protestonin në periferitë e qyteteve franceze.

“Tashmë kemi prova që ekipi francez nuk është aspak një ekip, por një bandë huliganësh, që njeh vetëm moralin e mafies”- tha ai. Këtu qëndron edhe njëri nga parimet qendrore të racizmit perëndimor.

Kur diversiteti lidhet me diçka të suksesshme, atëherë ai është një shenjë e gjenialitetit të kombit në lejimin, edukimin dhe menaxhimin e tij; ndërsa kur lidhet me një fatkeqësi kombëtare, diversiteti është arsyeja e dështimit.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: Botëroriçliroierrëtaforcatnacionalizimitracizmit

TË LIDHURA

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025
Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet
Aktualitet

Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

22:02 | 14/08/2025
Cilësohej një nga talentet më të mëdhenj të Argjentinës, sulmuesi i jep lamtumirën futbollit
Sport

Cilësohej një nga talentet më të mëdhenj të Argjentinës, sulmuesi i jep lamtumirën futbollit

22:01 | 14/08/2025
Next Post
Video/ “Nuk kam djalë, si do i bëhet hallit tim?” Rama lë takim me qytetaren

Video/ "Nuk kam djalë, si do i bëhet hallit tim?" Rama lë takim me qytetaren

Sakrifica e madhe e trajnerit të Uruguait: Nga karrigia me rrota në…

Sakrifica e madhe e trajnerit të Uruguait: Nga karrigia me rrota në...

Emrat/Kapen mat 6 persona, kush ishte pronari që maskonte ‘krimin’

Emrat/Kapen mat 6 persona, kush ishte pronari që maskonte 'krimin'

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com