Zbardhen të tjera detaje nga seanca gjyqësore që po mbahet në themel për dosjen Veliaj dhe 29 të tjerë.
disa prej kërkesave të bëra nga avokatët e të pandehurve lidhur me procedurat gjyqësore dhe ndarjen e çështjes.
Avokati Sokol Hazizaj, që përfaqëson shoqërinë Kontakt dhe Fatmir Bektashin nënvizoi se në seancën e kaluar kishte kërkuar ndarjen e çështjes dhe gjykim me procedurë të shkurtuar. Prokurori Ols Dado u shpreh se më parë duhet të shqyrtohen kërkesat paraprake të mbrojtjes para se të kalojnë tek gjykimi i shkurtuar.
Gjykata vendosi të dëgjojë kërkesat paraprake të mbrojtjes për t’i vlerësuar në mënyrë të plotë. Kristina Marku, në cilësinë e avokates së Ina Goxhës kërkoi gjykim të shkurtuar dhe veçimin e çështjes për të pandehurit që nuk mund të jenë pjesë e një gjykimi me shumë të pandehur, duke theksuar se disa prej tyre ndodhen në gjykim të zakonshëm. Ivi Rrokaj, që mbron interesat e të pandehurës Flutura Xhani, kërkoi gjithashtu gjykim të shkurtuar, ndarjen e çështjes dhe dërgimin e saj për gjykim në një tjetër gjykatë, pasi sipas tij kjo gjykatë nuk ka kompetencë.Po ashtu, edhe avokati Henrik Ligori, që përfaqëson ish-deputeten Klotilda Bushkën, nënvizoi se klientja e tij nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka konsideruar të pambështetur në prova dhe fakte. Ai kërkoi gjykim të shkurtuar, ndarje të çështjes dhe dërgimin e saj në një tjetër gjykatë, duke sjellë edhe dokumente që tregojnë se Bushka nuk është më deputete. Avokati Lulzim Bajramemaj, që përfaqëson të pandehurën Frosina Bollo dhe shoqërinë e saj, kërkoi gjithashtu gjykim të shkurtuar dhe ndarje të çështjes në vijim të procedurës.















