Artisti shumëdimensional, instrumentisti, dirigjenti, krijuesi popullor, “Mbreti i çiftelisë”, Ndue Shyti, është ndarë sot nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Rapsodi Ndue Shyti ka lindur në një fshat të Pukës, në vitin 1934, ndërsa prej disa vitesh, familja e tij është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit.
Artisti i madh prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Rapsodi në 32 vite, që nga viti 1960 dhe deri në vitin 2002, ka dhënë plot 450 koncerte brenda vendit dhe plot të tjerë në 18 shtete.
Ai është nderuar nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me Urdhrin “Nderi i Kombit”.
Në koleksionin e tij ka plot 17 çmime, urdhra dhe medalje kombëtare dhe çmime lokale.