Shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin. Ajo do të mbahet më datë 19 dhjetor, ora 14:30.
Gazetari i njohur Ermal Vija raporton se seanca e kaluar u shoqërua me debate.
Dëshmitari Abdyl Rama, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama që fundosi Belerin me akuzën për blerjen e votave nuk është paraqitur në seancë.
Kujtojmë që Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.