Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, ndërsa rrezikon edhe banesat e tjera që janë afër saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guras të Pogradecit dhe për momentin rrethanat dhe shkaqet e vatrës së zjarrit mbeten në hetim.
Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë soba e druve.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca zjarrfikëse, për të lokalizuar vatrën dhe ndaluar përhapjen e flakëve.
Eefektivëve u është dashur që të ngjiten deri në çati për të krijuar hapësira dhe shuar vatrën nga oxhaku.
Burime policore thanë se objekti ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të policisë, për të hetuar shkaqet e zjarrit dhe pyetur familjarët që jetonin aty.















