Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqiptarët e Preshevës i thonë ‘jo’ Kosovës: Po jetojmë në Serbi!

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shqiptarët e Preshevës i thonë ‘jo’ Kosovës: Po jetojmë në Serbi!

Ditë pune në Preshevë. Nuk gjen askund vend për parkimin e makinës. Ndonëse gati askund nuk gjen një hije për t’u mbrojtur nga dielli përcëllues, rrugët janë të mbushura. Kafenetë plot, ndërsa rreth tavolinave pothuajse sheh vetëm meshkuj. Muzika me zë të lartë, në gjuhën shqipe, dëgjohet gjithandej. Në kafene si edhe në makina. Në rrugë parakalon një karvan dasmorësh me flamuj të Shqipërisë.

Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se mbi 95% e banorëve në Preshevë janë shqiptarë. Shumë rrallë dëgjon në rrugë gjuhën serbe. Në tregun e qytetit mbretëron tollovi. „Izvolite” (urdhëroni), thotë një grua e moshuar. Por me të dëgjuar se jam gazetare, interesimi për komunikim zhduket.

“Si mendoni, si po jetojmë këtu? Shikoni emrat e rrugëve, dyqaneve… E shihni ndonjë emër serb? Keni përshtypjen se gjendemi në Serbi?! Nuk dua të them asgjë më shumë, sepse më pas nuk do të blejë askush perime nga unë”, thotë ajo. Të njëjtin shqetësim ndan edhe një burrë pranë saj.

“Fëmijët shqiptarë pa libra shkollorë”

Shumica e njerëzve në rrugë janë të qetë. Kështu thotë edhe kryetari i komunës Shqiprim Arifi, i cili para pesë vitesh është kthyer nga Gjermania në Preshevë. Ai për të dytën herë ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë. Arifi nuk e flet serbishten, ndaj duhet të komunikojmë me ndihmën e përkthyesit.

Serbien Reportage aus dem Preševo-Tal (DW/J. Đukić-Pejić)

“Mendimet janë të ndara – disa mendojnë se bashkimi me Kosovën do të shënonte realizimin e ëndërrave të kahershme, të tjerët janë skeptikë”, thotë Arifi për Deutsche Wellen. “Megjithatë pozita e shqiptarëve këtu dallon shumë nga ajo e serbëve në veri të Kosovës. Ata kanë lehtësime ligjore, kanë të drejtën e marrjes së vendimeve për drejtuesit e policisë, në gjykata kanë influencë, e po ashtu në Parlamentin e Kosovës i kanë vendet e rezervuara.”

Serbien Reportage aus dem Preševo-Tal | Shqiprim Arifi, Bürgermeister von Presevo (DW/J. Đukić-Pejić)Shqiptim Arifi, kryetar bashkie në Preshevë

As tri pyetje direkte nuk mjaftojnë që Arifi të thotë prerë se çfarë mendon për idenë e bashkimit me Kosovën. Ai thotë se merret me politikën reale dhe do të realizojë vullnetin e popullit të shprehur para 26 vitesh në referendum – kur shqiptarët janë deklaruar për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Por Arifi me dëshirë flet për mundësinë që shqiptarët të punësohen në Korporatën Energjetike të Serbisë (EPS), në Postë, në kalimet kufitare, dogana, kadastër, Telekom… Arifi pohon se në sipërmarrjet e shtetit punojnë pothuajse vetëm serbët.

“Ne jemi komunë më vete dhe do të duhej të kemi gjykata të pavarura, por nuk i kemi. Nuk kemi as prokukrorin e përgjithshëm. Fëmijët shqiptarë nuk kanë as libra shkollorë dhe detyrohen që tërë kohën në shkollë të mbajnë shënime. Ne tani jemi në Serbinë demokratike, por a vlejnë standardet e njëjta për të gjithë? Nuk kemi pasur as ujë të pijshëm. Sikur të mos ishte bashkësia ndërkombëtare, ky problem nuk do të ishte zgjidhur kurrë. Pse? A është kjo demokraci apo vetëdije nacionaliste?”, pyet Arifi.

Në Bujanoc situata është pak më ndryshe. Atje jetojnë pak më pak se 13.000 serbë dhe pak më shumë se 20.000 shqiptarë. Por kjo nuk ndryshon aspak gjendjen në terren. Në rrugë mund të shihen flamuj të shumtë të Gjermanisë, Francës, SHBA, BE, por jo edhe të Serbisë. Në godinën e komunës janë vendosur dy flamuj – i komunës dhe ai i BE. Atmosfera në kabinetin e kryetarit të bashkisë, Shaip Kamberi, është njësoj ai ajo në rrugë. Këtu mund të gjesh të gjithë flamujtë, por jo edhe atë të Serbisë.

Serbien Reportage aus dem Preševo-Tal | Shaip Kamber, Bürgermeister von Bujanovac (DW/J. Đukić-Pejić)Shaip Kamberi, kryetar bashkie në Bujanoc

„Lugina e Preshevës është një temë e harruar me vite të tëra. Kjo është hera e parë që kjo çështje po ndërkombëtarizohet dhe shpresoj se presidenti Thaçi do ta mbajë premtimin që kjo çështje të hapet edhe në negociatat e Brukselit”, thotë Kamberi për DW.

„Kemi pritur se me hapjen e kapitujve 23 dhe 24 do të ndodhin gjëra pozitive edhe tek ne dhe se do të respektohen të drejtat e njeriut, minoriteteve, do të vendoset sundimi i ligjit… Tani duket se BE i është përkushtuar më shumë Kapitullit 35 dhe raporteve me Kosovën. Ndaj kemi kërkuar nga presidenti Thaçi dhe delegacioni i Kosovës që ta hapë këtë çështje në dialogun me Serbinë”, thotë Kamberi.

“Kosova na ka harruar”

Kamberi, i cili flet shkëlqyeshëm serbisht, flet edhe për “përkufizimet”. Ai është skeptik kur flitet për shkëmbimin e territoreve, në veçnati nëse edhe pas vendosjes së kufijve të ri në Serbi mbetet një numër i madh i shqiptarëve. Kjo do të shkaktonte shpërngulje dhe një katastrofë të re humanitare. Kamberi thotë se nuk do të përzihet në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës.

Lidhur me premtimin e Aleksandar Vuçiqit se për marrëveshjen eventuale me Kosovën duhet të vendosin në fund qytetarët në referendum, Kamberi thotë: “Varësisht nga pyetja, në referendum do të marrin pjesë edhe shqiptarët. Por autoritetet në Beograd i kanë në dorë të gjithë mekanizmat për influencimin e rezutltatit të referendumit – nëse duan ta bëjnë këtë.”

“Prishtina na ka harruar tërësisht. E tani papritur po qan për ne”

Kthehemi në Preshevë dhe flasim me një gazetar lokal, i cili është edhe aktivist për të drejtat e njeriut, Belgëzim Kamberi. Ai është i habitur me këtë që po ndodh kohët e fundit, me euforinë e krijuar. Kamberi rikujton se shqiptarët në jug të Serbisë kanë një problem shumë të madh – mos njohjen e diplomave të arritura në Kosovë. Kamberi dyshon se Thaçi dhe Vuçiq mund të dakordohen për gjëra të rëndësishme, kur dihet se ata nuk janë dakorduar madje as për njohjen e diplomave.

Serbien Reportage aus dem Preševo-Tal | Belgzim Kamberi, Journalist und Menschenrechtler (DW/J. Đukić-Pejić)Belgëzim Kamberi, gazetar dhe aktivist i të drejtave të njeriut

“Mendoj se fjalën kryesore për fatin e Luginës së Preshevës duhet ta kenë njerëzit që jetojnë këtu. Sebia së pari është dashur të flasë me shqiptarët këtu, si një shtet që flet me shtetasit e vet. Kjo duhet të ndodhë edhe mes Kosovës dhe sebëve të Kosovës. Si mund të keni një dialog “atje lart”, në qoftë se nuk keni dialog mes shtetit dhe shtetasve të tij?”, pyet Kamberi në bisedë me DW.

“Ata po kriojnë eufori. E dini çka? Beogradi po na diskriminon me vite të tëra, e Kosova na ka harruar. Plot 20 vjet me radhë Kosova nuk ka dhënë asnjë cent për Luginën. Kjo është shumë me rëndësi! Kjo do të thotë se Prishtina na ka harruar tërësisht. E tani papritur po qan për ne. Mua më duket e çuditshme kjo. Kam frikë se ata po bëjnë pazare me Beogradin”, thotë Kamberi.

Euforia e dirigjuar mund t’i sjellë Kosovës dhe ndonjë argument më shumë në bisedimet me Serbinë. Po çfarë do t’u sjellë qytetarëve të këtij rajoni? Kamberi tund kokën: “Vetëm ëndërra!”

Jelena Đukić-Pejić / Preshev

Marrë nga DW

TË LIDHURA

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit
Aktualitet

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit

20:02 | 24/01/2026
“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit
Aktualitet

“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

19:54 | 24/01/2026
Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë
Aktualitet

Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

19:38 | 24/01/2026
Next Post
Rrëzohet helikopteri, 5 të vdekur dhe 12 të mbijetuar

Rrëzohet helikopteri, 5 të vdekur dhe 12 të mbijetuar

“Ndryshimi i kufijve”, Thaçi flet për luftë dhe tregon sekretin: Kam kërkuar…

Austria ‘shuplakë’ të fortë Vuçiç: Harroje veriun e Kosovës, BE të hapë portën për...

Video/Nusja i vë flakën shtëpisë, burri: Dje e mora, sot më dogji…

Video/Nusja i vë flakën shtëpisë, burri: Dje e mora, sot më dogji...







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com