Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

 ‘Shqiponja’ e Xhakës dhe Shaqirit i tregoi botës ngjarjet e tmerrshme

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
 ‘Shqiponja’ e Xhakës dhe Shaqirit i tregoi botës ngjarjet e tmerrshme

Gjesti i jashtëzakonshëm i lojtarëve me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në ndeshjen e kampionatit botëror ndaj Serbisë ka turbulluar mendjen e shumëkujt.

Xhaka dhe Shaqiri bënë me duar simbolin e shqiponjës duke i treguar botës ngjarjet që ndoshta i kishte hedhur pas krahëve; vitet e luftës dhe ngjarjet e tmerrshme të luftës në Kosovë, ku regjimi i Millosheviçit kreu masakrat më barbare pas Luftës së Dytë Botërore.

Këtë konstaton edhe analisti Dhruva Jaishankar në një shkrim për “Brookings Institute” duke shpjeguar se “Xhaka dhe Shaqiri i kujtuan botës konfliktet etno-fetare që dërrmuan Ballkanin në vitet 1990”.

Analiza e plotë e Dhruva Jaishankar për “Brookings Institute”: Futbolli ndërkombëtar, është padyshim një përfitues, dhe një simbol i globalizimit. Mbi 70 për qind e lojtarëve të botërorit të këtij viti, luajnë si profesionistë për klubet jashtë vendeve të tyre amtare.

Sponsorët kinezë, kanë dhënë 835 milionë dollarë për këtë ngjarje, duke kontribuar me më shumë se një të tretën e të ardhurave nga reklamat, pavarësisht se kombëtarja e Kinës nuk u kualifikua dot, për të qenë pjesëmarrëse në këtë turne.

Në shumë aspekte, natyra transnacionale e futbollit, ka ndihmuar në zbehjen e dallimeve dhe paragjykimeve: Dy dekada pasi ylli polak i lindur në Nigeri, Emanuel Olisadebe u përqesh në stadium me ulërimat e majmunit dhe bananet e hedhura nga tifozët e tij, nigeriani tjetër Ahmed Musa, i cili shpërtheu tek klubi rus CSKA e Moskës – thotë se të luash në Rusi është si “të luash në shtëpi”.

Ndërkohë, Muhamed Salah i Egjiptit – i cili e feston çdo gol për klubin e tij Liverpul duke u gjunjëzuar për të falur namazin – u votua si lojtar i vitit në Angli, teksa qeveria britanike përballet me probleme të mprehta të emigracionit dhe islamofobisë.

Megjithatë, mes këtyre historive pozitive, ka shumë shenja se nacionalizmi, tensionet etnike dhe paragjykimet racore janë ende të “shëndetshme” në futbollin ndërkombëtar. Dhe Kupa e Botës e këtij viti, nuk ka qenë përjashtim.

Ndërsa turneu ka qenë për fat të mirë i imunizuar ndaj teprimeve më të këqija të tribalizmit, disa incidente zbulojnë kufizimet e ndikimit të tij globalizues. Çështjet e nacionalizmit, ishin shfaqur që në prag të botërorit. Vitin e kaluar, mbrojtësi i Spanjës Zherard Pike u përplas me tifozët e kombëtares së tij, për mbështetjen e tij të hapur ndaj pavarësisë së Katalonjës.

Gjatë kampionatit të fundit evropian në vitin 2016, huliganët rusë dhe anglezë, u përleshën në rrugët e Marsejës. Në kundërpërgjigje, presidenti rus Vladimir Putin fillimisht u përpoq të akuzonte anglezët, përpara se qeveria ruse të distancohej nga dhuna, duke i kushtuar vëmendje përgjegjësive të saj si organizatore e botërorit të këtij viti.

Përveç nxitjes së nacionalizmit, futbolli ka një histori të gjatë të nxjerrjes së disa prej anëve më të këqija të stereotipave etnike dhe fetare.

Për shembull, tifozët kundërshtarë të klubeve tradicionale hebre – Totenham Hotspur në Angli apo Ajaksi në Holandë – kanë qenë të njohura për imitimin e tingujve të dhomave të gazit.

Në Gjermani, grupe të caktuara huliganësh, thuhet se bashkëpunojnë me grupet neonaziste, duke përfshirë edhe trajnimin në përdorimin e armëve.  Sigurisht, autoritetet e futbollit e kanë pranuar racizmin si një problem madhor, dhe kanë ndërmarrë disa hapa për ta trajtuar atë.

Por racizmi rastësor, gjithsesi vazhdon. Vitin e kaluar, ylli i kombëtares franceze, Antuan Grizman, postoi një fotografi të vetes së tij, të veshur si një Harlem Globtroter, për një festë të frymëzuar nga vitet 1980, e plotësuar me një fytyrë me ngjyrë.

Pas zemërimit të parashikueshëm që shkaktoi ajo, Grizman e fshiu shpejt foton, dhe kërkoi menjëherë ndjesë. Polemika ishte edhe më e habitshme, duke pasur parasysh se ai luan për një nga ekipet që ka një përbërje racore dhe etnike shumë të ndryshme, deri në masën që dikur kreu i ekstremit të djathtë në Francë, Zhan Mari Lë Pen, tha se “ky nuk është një ekip i vërtetë francez”.

Tifozët kanë qenë aq fajtorë për ndjeshmërinë e shfaqur, sa edhe vetë lojtarët. Përparimi i Meksikës në raundin e dytë të Kupës Botërore të këtij viti, ishte një rezultat i drejtpërdrejtë i humbjes së Gjermanisë ndaj Koresë së Jugut.

Shumë meksikanë, që dëshironin të shprehnin mirënjohjen e tyre ndaj Koresë së Jugut, vendosën fotot e tyre në internet me sytë e tyre të tërhequr në anë. Megjithëse këta tifozë nuk mund të kenë pasur synim të ofendojnë kërkënd, stereotipizimi i tyre racial i aziatikëve ishte i dukshëm.

Përtej çështjeve racore, shfaqjet etnike dhe kombëtare, kanë qenë të rastësishme gjatë kësaj Kupe Bote. Në një ndeshje në grup, dy lojtarë zviceranë me prejardhje shqiptare bënë një gjest nacionalist shqiptar teksa luanin kundër Serbinë, duke kujtuar konfliktet etno-fetare që dërrmuan Ballkanin në vitet 1990.

Fakti që Zvicra ka një nga skuadrat më të larmishme në turne – e përbërë nga 5 lojtarë të lindur në Afrikë dhe 3 futbollistë të lindur në Ballkan, si dhe 7 emigrantë të gjeneratës së dytë – kontribuoi në më shumë pas incidentit.

Dhe ndërsa u distancua shpejt nga komentet e tij, mbrojtësi kroat Domagoj Vida, që ka luajtur për shumë vite me Dinamon e Kievin, e kremtoi fitoren në çerekfinale me vendin mikpritës të turneut, me thirrjen “Lavdi Ukrainës”, një slogan që lidhet me protestat anti-ruse.

Nëse një çështje kyçe e kohës sonë, është fakti nëse forcat e globalizimit apo nacionalizmit do të mbizotërojnë, futbolli ndërkombëtar mund të jetë “benzina” që i jep më shumë hov zjarrit.

Sigurisht që ka shumë arsye për t’i ngushëlluar me Kupën e Botës si një ‘festë’ e globalizimit. Por ka pasur gjithashtu mjaftueshëm arsye për të kundërshtuar supozimin e përhapur, se globalizimi do të çonte në pashmangshmëri në kozmopolitanizëm, tolerancë dhe në një mirëkuptim më të madh.

Nëse lojtarët ndërkombëtarë, pjesë e elitës së rrallë që udhëtojnë nëpër botë, flasin gjuhë të shumta dhe e zhvillojnë tregtinë e tyre në disa vende, mund të bien aq lehtë në nacionalizëm apo stereotipa racialë, ndoshta është koha për të hedhur poshtë konceptet e universalizmit të pashmangshëm.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: botësngjarjetShaqiritshqiponjatmerrshmetregoiXhakës

TË LIDHURA

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë
Aktualitet

Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

15:09 | 18/07/2025
Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari
Aktualitet

Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

14:18 | 18/07/2025
Next Post
Bie në rrjetën e Vettingut gjyqtari që bëri Bashën kryetar Bashkie   

Bie në rrjetën e Vettingut gjyqtari që bëri Bashën kryetar Bashkie  

Moti sot dhe nesër/Bëhuni gati, ja çfarë ju pret këtë fundjavë!

Moti sot dhe nesër/Bëhuni gati, ja çfarë ju pret këtë fundjavë!

Frikë nga Koreja e Veriut/Putin dhe Trump takohen në Vietnam

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart, SHBA bën lëvizjen e bujshme ndaj Rusisë

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com