Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Shqipëria si mollë e ndaluar: mos e kafsho, ose do ta duash gjithë jetën”

7 vjet ago
in Të Gjitha
“Shqipëria si mollë e ndaluar: mos e kafsho, ose do ta duash gjithë jetën”

Një prurje e re në rrethin e festivaleve, Shqipëria josh pushuesit e rinj për të kërcyer në plazhet e saj dhe për të eksploruar përtej brigjeve të saj të paprekura.

Sa seriozisht Ministria shqiptare e Turizmit po e merrte festivalin Kala, ngjarja e parë ndërkombëtare e këtij lloji në vend, u bë e qartë kur dolëm nga varka në Sarandë, ku gjetëm një makinë policie që nga shoqëroi për te instruktorët që do të na ndihmonin në aventurën tonë malore. Kjo dhe ardhja e Kryeministrit Edi Rama të nesërmen për një konferencë shtypi me organizatorët në hotelin tonë.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë e bukur”, tha ai. “Por njerëzit mendojnë se është një vend ku mund të grabitesh dhe të vidhesh… por kjo njollë na ka ndihmuar. Kur dikush viziton vendin dhe del shëndoshë e mirë, ata e kuptojnë se është një parajsë. Është si mollë e ndaluar: mos e kafsho, ose do ta duash gjithë jetën”.

Sa për mendimin e tij për Kalën? “Duhet ta pranoj nuk di asgjë për festivalin, por në parim është ide fantastike”, tha ai, duke ofruar një natë me birra shqiptare falas para se të zhdukej.

Duke lënë birrën falas mënjanë, Shqipëria nuk është e para në listën e vendeve më të vizituara të Evropës. Ajo ka rreth 80,000 vizitorë nga Mbretëria e Bashkuar në vit, një numër i vogël krahasuar me 3 milionë që shkojnë çdo vit në Greqinë fqinje, ose 765,000 që vizitojnë Kroacinë aty pranë. Por kjo mund të ndryshojë. Në vitin 2014, New York Times e përfshinte bregdetin shqiptar midis destinacioneve më të mira të saj (“Kjo është Evropa kur ishte e freskët dhe e lirë”, shkruante ajo), ndërsa Lonely Planet e renditi kryeqytetin, Tiranën, midis vendeve më të mira për t’u vizituar në Evropë këtë vit.

Kala, një festival javor i mbajtur në Qershor në qytetin turistik të Dhërmiut, mund të çimentonte reputacionin e Shqipërisë si një plazh i ri dhe si destinacion për festa. Për momentin, Dhërmiu është pak destinacion i ndërlikuar: një fluturim në Korfuz pastaj katër orë më traget dhe autobus. Megjithatë, me një aeroport të ri që thuhet se do të hapet në Vlorë (vetëm 50 km nga Dhërmiu) në vitin 2020, aksesi në Dhërmi ka gjasa të përmirësohet në mënyrë drastike.

Kala u zhvillua muajin e kaluar në pesë lokacione në Dhërmi, me hotelet dhe baret pranë plazhit. Vetëm 2.000 bileta ishin të disponueshme, kështu që kishte mjaft hapësirë në plazh, ujë të pastër kristalor, si edhe restorante. Biletat e festivalit përfshinin paketa të akomodimit, nga shtëpizat e plazhit, te hotelet luksoze. Me një program për të ndjekur ngjarjet muzikore, festivali u synua të ishte dhe për pushuesit pasiv, si edhe për ata që dëshirojnë të festojnë gjatë gjithë kohës.

Ekipi që themeloi Kala-n, Mainstage Travel, është organizatori i një prej festivaleve më të mëdha të dimrit të Evropë, Snowboxx. Ata kanë qenë duke u përpjekur të nisnin një ngjarje verore për tre vjet. “Ne kërkuam Portugalinë, Kroacinë, Italinë, Spanjën, Maltën, Marokun, por nuk gjetëm asgjë”, më tha Alan Crofton, drejtori i festivalit. “Në Tetor të vitit të kaluar, ne vizituam Dhërmiun për herë të parë dhe pamë menjëherë potencialin. Ideja është të vini të qetësoheni në plazh…”

Shumica e njerëzve me të cilët fola i bënë jehonë kësaj. “Gjëja më e mirë ishte se shkova diku ku nuk kam qenë kurrë më parë”,  tha Rebecca, 27 vjeç, nga Londra. “Doja të provoja një festival jashtë vendit. E gjeta në Resident Advisor dhe fotot dukeshin të mahnitshme”.

Me shumë njerëz që qëndronin një fundjavë të plotë, Ministria e Turizmit inkurajonte mysafirët të eksplorojnë pika të tjera të rivierës shqiptare. Këto përfshinin Gjirin e Gramës, një gji i veçuar që arrihej vetëm me anije në ujin blu verbues dhe me qindra mbishkrime që datojnë në shekullin e 3 para Krishtit. Syri Blu, një pishinë 45 metra e thellë, e rrethuar me pemë lajthie dhe plazhi i Ksamilit, një fshat bregdetar nga i cili mund të eksplorohen me anije ishuj të pabanuara me anije.

Për mua, elementi më i paharrueshëm ishte një gji vetëm gjashtë minuta larg nga Dhërmiu. Përtej plazhit, i rrethuar nga pemë të harlisura dhe nga shkëmbinj të pjerrët të kuq, ku mund të qëndrosh deri në perëndim të diellit kur vinte koha për të marrë anijen.

DJ-të duke përfshirë Bjørn Torske, Nick The Record dhe Jenifa Mayanja u kthyen për të luajtur për turmën. Një shëtitje në kanion të çon në një ujëvarë të fshehtë, raporton Will Coldwell-The Guardian.

Kryeministri nuk po tallej kur e përshkroi vendin si një parajsë. Duket se nuk po tallej as për birrën falas. Dy ditë larg nga fundi i festivalit, pashë Crifto i cili po qeshte:“Sapo mora një mesazh nga kryeministri”, tha ai. “Ai po dërgon arka me birrë… unë mendoj se të gjithë në festival do marrin nga një falas”./ tvklan.al /

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Fëmijëria e vështirë e heroit Perisic: Nga ferma e pulave në një finale Botërori

Fëmijëria e vështirë e heroit Perisic: Nga ferma e pulave në një finale Botërori

Juventusi nuk ndalet, ja dy goditjet e mëdha që do ti dhurojnë Championsin

Juventusi nuk ndalet, ja dy goditjet e mëdha që do ti dhurojnë Championsin

Rama i fal detin Ciprasit/Greqia vjen deri në Karaburun. Merr naftën dhe ishujt

Rama i fal detin Ciprasit/Greqia vjen deri në Karaburun. Merr naftën dhe ishujt

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com