Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Shqipëria po kthehet në vendin e pensionistëve”, Sula: Në 50 nga 61 bashki ka më shumë pleq se të rinj

1 vit ago
in Politikë
“Shqipëria po kthehet në vendin e pensionistëve”, Sula: Në 50 nga 61 bashki ka më shumë pleq se të rinj

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se “Shqipëria po kthehet në vendin e pensionistëve”.

Sipas tij Shqipëria e cila para pak vitesh mbante rekord për popullsinë më të re, sot ka më shumë pleq se të rinj në 8 nga 12 qarqe apo thënë ndryshe 50 nga 61 bashki.

Ai shtoi se kjo është një panoramë e zymtë edhe pse e paralajmëruar dhe se nga ana tjetër qeveria hedh çdo hap në shërbim të propagandës së saj dhe interesave elektorale.

Reagimi i plotë:

Shqipëria po kthehet në vendin e pensionistëve.
Me ritme shumë më të shpejta sesa mendohej, Shqipëria e vogël e cila para pak vitesh mbante rekord për popullsinë më të re, tani po kthehet në vendin e pensionistëve.
Sipas INSTAT, 8 nga 12 qarqe apo 50 nga 61 bashki kanë më shumë pleq sesa të rinj. Për ta sqaruar: nuk kam asgjë të keqe me moshën e tretë, por është problem se me këtë raport, nuk do mjaftojnë kontributet e atyre që punojnë për të mbuluar pensionet e të moshuarve.

Si deputet i zonës, e përjetova edhe më shumë këtë fakt kur në radhët e qarqeve me më shumë të moshuar sesa të rinj ishte edhe Qarku i Elbasanit.
Prej disa vitesh e kam ngritur si shqetësim dhe i kam bërë thirrje qeverisë që të ndërmerrte politika stimuluese për të mbajtur të rinjtë në vend, por sic tregojnë faktet thirrjet kanë rënë në veshë të shurdhët.
E kam thënë që pa rini, vendi nuk ka të ardhme dhe ja sesi po faktohet. Të rinjtë kanë marrë rrugët e botës, po punojnë dhe sigurojnë një jetë më të mirë jashtë vendit të tyre. Kjo do të thotë se ata kanë qenë të aftë për të ndërtuar një të ardhme të mirë edhe këtu, por u janë mohuar mundësitë.
Edhe ata pak investitorë që kanë ardhur në këtë dekadë në Shqipëri, në sektorin fason tani po ikin sepse në Shqipëri nuk kanë më punëtorë.
Në Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe në të gjithë vendin tashmë nuk ka më të rinj për të punuar për të zhvilluar ekonominë e tyre por edhe vendin.
Kjo është një panoramë e zymtë edhe pse e paralajmëruar. Ndërkohë që mazhoranca dhe qeveria hedh cdo hap në shërbim të propagandës së saj dhe interesave elektorale. Pas 11 vitesh në qeverisje lajmëron se para zgjedhjeve për 2025 do të rris pagën për mësues, policë, mjekë e infermierë. Ndërkohë që në krye të 11 viteve janë me mijëra policë të larguar, mjekë të larguar etj.

TË LIDHURA

Vjosa Osmani nga Tirana: Koha për veprime konkrete nga BE për anëtarësimin e Kosovës
Politikë

Vjosa Osmani nga Tirana: Koha për veprime konkrete nga BE për anëtarësimin e Kosovës

11:18 | 16/05/2025
Mbërrin presidenti serb Vuçiç, takim i “akullt” me kryeministrin Rama
Politikë

Mbërrin presidenti serb Vuçiç, takim i “akullt” me kryeministrin Rama

10:50 | 16/05/2025
Policia i refuzoi lejen, PD zhvendos protestën në një tjetër pikë të Tiranës
Politikë

Policia i refuzoi lejen, PD zhvendos protestën në një tjetër pikë të Tiranës

09:19 | 16/05/2025
Next Post
Konflikti me Rusinë, Ukraina sulmon njësinë ushtarake ruse në Krime

Konflikti me Rusinë, Ukraina sulmon njësinë ushtarake ruse në Krime

“Është i prapambetur, ligji thotë jam unë”, avokati Spartak Ngjela parashikon fatin e Berishës pas ‘ngujimit’ në banesë, nuk pyet njeri për moshën

"Është i prapambetur, ligji thotë jam unë", avokati Spartak Ngjela parashikon fatin e Berishës pas 'ngujimit' në banesë, nuk pyet njeri për moshën

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në trotuar

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në trotuar

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Rama: Europa të shkojë përtej armatimit, të krijohet një aleancë e dijes dhe inovacionit me vendet joanëtare
Aktualitet

Rama: Europa të shkojë përtej armatimit, të krijohet një aleancë e dijes dhe inovacionit me vendet joanëtare

by mirseda
15:05 | 16/05/2025
0

Në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, Kryeministri Edi Rama propozoi një qasje të re ndaj...

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Zelensky: Putin nuk po përpiqet për paqen, në Stamboll dërgoi delegacion të nivelit të ulët!

Zelensky: Putin nuk po përpiqet për paqen, në Stamboll dërgoi delegacion të nivelit të ulët!

14:43 | 16/05/2025
BE, e gatshme të bëjë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezë”/ Ursula von der Leyen

BE, e gatshme të bëjë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezë”/ Ursula von der Leyen

14:40 | 16/05/2025
Paqja në Ukrainë, Erdogan nga samiti në Tiranë: Jemi në një moment kritik…

Paqja në Ukrainë, Erdogan nga samiti në Tiranë: Jemi në një moment kritik…

14:14 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com