Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Tove Ernst ka konfirmuar shqetësimet e ngritura nga Franca dhe Holanda për sa u përket numrit të lartë të azilkërkuesve.
Këto dy shtete po monitorojnë Shqipërinë dhe mund të pezullojnë lëvizjen “Shengen” për shqiptarët.
Ernst e bëri lajmin të ditur përmes një prononcimi për Abc Neës, ndërsa shtoi se raporti i radhës do të prezantohen në fund të vitit.
“Deri tani, nuk kemi marrë njoftim nga asnjë shtet anëtar, por vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën. Siç ju referuat dhe ju, kemi mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë dhe raporti i radhës do të prezantohet në fund të këtij viti.
Ne duam që të mbajmë liberalizimin e vizave, por nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë abuzim. Duhet të trajtohet çështja e trafiku ilegal, kërkesave të azilit, si dhe bashkëpunim për personat në situatë të paligjshme që kthehen në vendin e origjinës. Këto janë çështje për të cilat autoritetet mund të punojnë”, ka theksuar Ernst.