Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Shqipëria në një pozicion delikat përballë zhvillimeve në Lindjen e Mesme”, paralajmëron Bejko

1 vit ago
in Aktualitet, Politikë
“Shqipëria në një pozicion delikat përballë zhvillimeve në Lindjen e Mesme”, paralajmëron Bejko

Politikani Roland Bejko, i ftuar në një studio televizive, duke folur mbi hapjen e Xhamisë së Namazgjasë tha që transferimi i konfliktit nga Turqia në Shqipëri i bën keq harmonisë fetare dhe mund të rezonojë në një konflikt social. Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në raport me zhvillimet në Lindjen e Mesme, Bejko tha sa vendi ynë është në një pozicion super delikat, pasi nga një anë kemi aleatin strategjik të parë SHBA-të, dhe nga ana tjetër kemi marrëdhëniet e mira me Turqinë.

“Kemi të bëjmë me një përzierje të politikës në punët e fesë, dhe kjo ka hapur diskutime shumë të mëdha. Thelbi i konfliktit është i qartë, aty me sa duket ekzistojnë dy klane, ai që njihet si klani gylenist, dhe krahu erdoganist, siç ka edhe simpatizantë myslimanë që iu intereson besimi, feja, dhe të jenë në harmoni me njëri-tjetrin. S’na vjen mirë që krizat që krizat apo konfliktet e klaneve fetare në Turqi të transferohen në Shqipëri. Do jetë keq jo vetëm për harmoninë fetare, por te besimtarët myslimanë, pasi një konflikt midis tyre do rezonojë edhe si konflikt social. Do shumë kujdes edhe në trajtimin mediatik, ku ka analistë që i hedhin benzinë zjarrit, dhe që do rrezikohet që herët ose vonë të ndizet një zjarr brenda komunitetit. Xhamia të bëhet xhamia e përbashkimit, jo e sherrit midis myslimanëve. Qëndrimi i Izraelit dihet që është kundër Izraelit.

Turqia është vend i NATO-s, që ka politikën nacionale, por është e përmbajtur, pasi hyrja në një luftë ose dalja nga një luftë prek gjithë vendet e NATO-s. Erdogan s’i ka shoqëruar deklaratat e forta me veprime të forta. Pozicioni që ka Shqipëria është superdelikat, sepse nga njëra anë kemi aleat strategjik të parë SHBA-të, nga ana tjetër marrëdhëniet me Turqinë janë të mira, që na garantojnë një lloj paqeje e stabilitet në rajon dhe në rast të një dite të keqe Turqinë do ta llogariste në krahun e vet. Është një pozicion i vështirë, por mbi të gjitha Shqipëria do të mbajë edhe politikat e NATO-s. Jemi një vend që s’imponohemi. Sipas lajmeve të agjencive serbe rezulton që Erdogan ka nënshkruar 13 marrëveshje me Serbinë, pothuajse në të gjitha çështjet, ka bërë edhe aty marrëveshje për armët. Në Shqipëri përfundoi me 3 marrëveshje. Qeveria shqiptare ka mungesë kapacitetesh për të qenë partnere në terma të qëndrueshme”.

I pyetur mbi marrjen si të pandehur nga SPAK të Ergys Çyrbjas, Bejko tha:

“Kjo tregon që SPAK është në punën e vet. SPAK është në ditët e saj më të mira sot. Përditë e më shumë po i jep performancë më të mirë punës së vet dhe po vjen te pritshmëritë e qytetarëve. Kryeministri ka përgjegjësi absolute për të gjithë stafin e tij, edhe pushteti lokal përzgjidhet nga kryeministri”.

Sipas tij mosbindja civile e PD-së ka dështuar dhe mbështetja për Berishën ka rënë.

“Rotacioni është bllokuar sepse mungon alternativa. Pjesëmarrja në protestat e PD është e ulët, që do të thotë ka rënë besimi te lideri. Që pas marrjes së vulës kemi parë një tkurrje të pjesëmarrjes së qytetarëve. Jo vetëm që dështoi revolucioni i lançuar nga z.Berisha, por dështoi edhe mosbindja civile. Berisha e bën të gjithë këtë për të negociuar pozicionin e vet me ndërkombëtarët”.

TË LIDHURA

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…
Politikë

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

10:02 | 24/11/2025
Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm
Politikë

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

09:58 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

09:34 | 24/11/2025
Next Post
Kundërshtoi vendimin e Apelit për ekstradimin në Gjermani, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “Peshkaqenit”

Kundërshtoi vendimin e Apelit për ekstradimin në Gjermani, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “Peshkaqenit”

Ledri Vula nisi një romancë të re/ Sara bën veprimin e papritur

Ledri Vula nisi një romancë të re/ Sara bën veprimin e papritur

Anketa e kryeqytetit/ Transporti publik në Tiranë është “katastrofë”

Anketa e kryeqytetit/ Transporti publik në Tiranë është “katastrofë”







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…
Politikë

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

by mirseda
10:02 | 24/11/2025
0

“Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen...

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

09:58 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

09:34 | 24/11/2025
Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

09:04 | 24/11/2025
Durrës/ Shfrytëzonte pa autorizim hapësirën si parkim, procedohet pronari i lokalit

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, dyshohet se i njëjti autor i vendosi lënë plasëse dhe në Kamëz

08:18 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com