Partia Socialiste kërkon mbledhjen e Kuvendit ditën e enjte për miratimin e projektvendimit
për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “
Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë,
përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”,si dhe miratimin e tij.
Në shkresën drejtuar Kuvendit, grupi parlamentar i PS thotë se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Rregulloren e Kuvendit, duke vlerësuar rëndësinë e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së
Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, në funksion
të angazhimit të vazhdueshëm të Republikës së Shqipërisë për promovimin e paqes, stabilitetit
dhe bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe duke marrë në konsideratë rëndësinë strategjike të
Bordit të Paqes, kërkojmë:
Thirrjen e Kuvendit të Shqipërisë në Seancë Plenare, më datë 22 Janar 2026, ora 10:00.
Rendi i ditës i seancës plenare të jetë si vijon;
Miratimi i projektvendimit për miratimin me procedurë të përshpejtuar të
projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së
Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
Shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së
pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama,
në Kartën e Bordit të Paqes”.
Komisioni përgjegjës për shqyrtimin e projektligjit të jetë Komisioni për Europën dhe
Punët e Jashtme, mbledhja e të cilit të zhvillohet më datë 22 janar 2026, ora 11:00.















