Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shpjegimi/ Pse u shty takimi Trump–Putin dhe nga dolën sanksionet e reja

23 orë ago
in Bota
Shpjegimi/ Pse u shty takimi Trump–Putin dhe nga dolën sanksionet e reja

Në pak ditë, politika e jashtme e Donald Trump për Ukrainën ndryshoi kurs. Kaluam nga ideja e një samiti me Putinin në Budapest, tashmë pezulluar pa afat, te shpallja e menjëhershme e sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Për ata që pyesin “ç’po ndodh?”, Lapsi.al ka përgatitur një shkrim që shpjegon pse u pezullua samiti, pse erdhën sanksionet, çfarë përfshijnë ato dhe çfarë pritet të ndodhë me negociatat e paqes.

Në thelb, Shtëpia e Bardhë po teston presionin ekonomik si levë presioni për negociata, pasi forma “takohemi e flasim” nuk po jep rezultat.
SHBA shpalli sanksione të reja ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës së Rusisë, në përpjekje për ta shtyrë Moskën drejt një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Presidenti Donald Trump tha se takimi i planifikuar me Vladimir Putinin në Budapest do të shtyhej pa afat.

“Sa herë flas me Vladimirin, kemi biseda të mira dhe pastaj nuk arrijmë asgjë,” tha Trump.

Edhe pse ndikimi ekonomik i sanksioneve të reja pritet të jetë i kufizuar, kjo është një kthesë e madhe në qasjen e Trump, i cili më herët kishte thënë se s’do të vendoste sanksione, pa ndalur Europa blerjet e naftës ruse. Kremlini reagoi duke thënë se Rusia është imune ndaj sanksioneve.

Trump kishte kërcënuar shpesh masa më të ashpra, por i shmangu deri tani me shpresën për të ndërmjetësuar fundin e luftës gati 4-vjeçare.

Administrata po përpiqet ta paraqesë SHBA-në si ndërmjetës më neutral mes palëve, pas mbështetjes së hapur pro-Kievit gjatë mandatit të Joe Biden.

Por Trump ka dalë gjithnjë e më i zhgënjyer nga Kremlini për mungesë progresi në negociata.

Sanksionet i ka kërkuar prej muajsh edhe Volodimir Zelenski. Ai i quajti ato si “sinjal të mirë” nga SHBA dhe shtoi se armëpushimi është i mundur vetëm nëse rritet presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë.

Të mërkurën, Trump kritikoi Putinin se nuk është serioz për paqen dhe shpresoi që sanksionet të shtyjnë për një përparim në negociatat për paqe.

“Thjesht e ndjeva se erdhi koha. Pritëm gjatë,” tha Presidenti amerikan.

Trump e quajti paketën të jashtëzakonshme, duke shtuar se shpreson të hiqet shpejt, nëse Rusia ndal luftën.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha se sanksionet janë të nevojshme për shkak të “refuzimit të Putin për t’i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë”.

Ai theksoi se kompanitë e goditura, Rosneft dhe Lukoil, financojnë makinerinë e luftës së Kremlinit.

Çfarë janë këto sanksione?
Nafta dhe gazi janë eksportet kryesore të Rusisë. Dy kompanitë e sanksionuara eksportojnë rreth 3.1 milionë fuçi në ditë. Vetëm Rosneft prodhon gati gjysmën e naftës ruse, rreth 6% të furnizimit global.

Klientët kryesorë janë Kina, India dhe Turqia. Trump u ka kërkuar edhe këtyre vendeve të ulin blerjet nga Rusia për të rritur presionin ekonomik mbi Kremlinin.

Reuters raporton se India pritet të ulë ndjeshëm importet pas njoftimit të Trump. Kina tha se i kundërvihet sanksioneve amerikane.

Ukraina ka goditur muajt e fundit rafineritë dhe infrastrukturën energjetike ruse për të dëmtuar ekonominë e saj.

Zelenski vizitoi Shtëpinë e Bardhë të premten, duke kërkuar raketa me rreze të gjatë Tomahawk për goditje në thellësi të territorit rus, por u largua pa angazhim, pasi Trump mbajti një qëndrim jopërfundimtar.

Një ditë më parë, pas një telefonate të paparalajmëruar nga Putini, Trump hodhi idenë e një takimi në Hungari. Por pas një bisede mes Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe Sergei Lavrov, ideja u la pezull. Trump tha se nuk donte një “takim të kotë”.

Më vonë, ai sqaroi se kishte refuzuar Tomahawk-ët për Ukrainën sepse janë “shumë kompleksë” dhe kërkojnë rreth një vit trajnim. Zelenski la të kuptohej se, njësoj si me sanksionet, Trump mund ta ndryshojë mendjen më vonë.

Ndërkohë lufta në terren vijoi gjatë natës, me sulme mbi Kievin që vranë të paktën dy persona.

Më herët të mërkurën, Rusia lëshoi një bombardim të rëndë që vrau të paktën shtatë persona në Ukrainë, mes tyre fëmijë.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhias, i kontrolluar nga Rusia, rifitoi furnizimin me energji të enjten, një hap “vendimtar për sigurinë bërthamore”, sipas agjencisë atomike të OKB-së. Centrali kishte 30 ditë pa energji, duke rritur frikën e një shkrirjeje.

Javën e kaluar, Britania vendosi një paketë të ngjashme sanksionesh ndaj Rosneft dhe Lukoil. Ministrja e Financave, Rachel Reeves, deklaroi se “nuk ka vend për naftën ruse në tregjet globale”.

Ambasada e Rusisë në Londër tha se shënjestrimi i gjigantëve të energjisë do të prishë furnizimet globale dhe do të rrisë kostot. “Presioni vetëm e vështirëson dialogun paqësor dhe çon në përshkallëzim,” shtoi ajo.

Varësia e Europës nga nafta dhe gazi rus ka rënë ndjeshëm që prej nisjes së pushtimit, por gazi rus ende mbulon rreth 13% të importeve të BE-së, edhe pse blloku ka premtuar ta heqë krejtësisht.

Trump kishte thënë se do të vendoste sanksione të reja vetëm po të ndalonte Europa blerjet e energjisë ruse.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përshëndeti paketën e re të BE-së, ku përfshihet ndalimi i gazit ruse deri në 2028, duke e quajtur “sinjal të qartë nga të dy anët e Atlantikut se do ta mbajmë presionin kolektiv mbi agresorin”.

Më herët këtë vit, SHBA dhe Britania sanksionuan edhe Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.

“Front i ngrirë” dhe plani me 12 pika
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndodhej në Shtëpinë e Bardhë kur u shpallën sanksionet dhe i vlerësoi si hap që “shton presionin” mbi Putinin.

Ai pritej të diskutonte një plan me 12 pika të hartuar nga aleatët europianë dhe Kievi, që përfshin: ngrirjen e vijave aktuale të frontit, kthimin e fëmijëve të deportuar, shkëmbim të të burgosurve, fond rindërtimi për Ukrainën, garanci sigurie dhe një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE.

Trump ka sinjalizuar se ngërçi kryesor është refuzimi i Moskës për të ndalur luftime përgjatë linjave aktuale, diçka që Zelenski e mbështet.

Rusia e kundërshton idenë. Zëdhënësi Dmitri Peskov sinjalizoi se pozicioni i Kremlinit mbetet i pandryshuar: largimi i trupave ukrainase nga pjesë të Donbasit që Kievi ende kontrollon.

Përgatiti ©LAPSI.AL

TË LIDHURA

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime
Bota

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime

14:25 | 24/10/2025
Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?
Bota

Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?

13:29 | 24/10/2025
Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh
Bota

Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

10:46 | 24/10/2025
Next Post
Greqi/ Përmbytet Messolonghi, reshjet dëmtojnë banesa e automjete

Greqi/ Përmbytet Messolonghi, reshjet dëmtojnë banesa e automjete

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione në veri të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione në veri të Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime
Bota

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime

by mirseda
14:25 | 24/10/2025
0

Mediat britanike raportojnë se Kirill Dmitriev ndodhet në Uashington për bisedime ‘zyrtare’ vetëm, disa ditë pasi presidenti...

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?

Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?

13:29 | 24/10/2025
Tom Doshi poston foton: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! Nuk frikësohem

Tom Doshi poston foton: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! Nuk frikësohem

13:26 | 24/10/2025
“Më lironi!”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

“Më lironi!”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

13:23 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com