Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shpikja aksidentale e teorisë konspirative mbi Iluminati-n

8 vjet ago
in Të Gjitha
Shpikja aksidentale e teorisë konspirative mbi Iluminati-n

Është teoria e komplotit, që ka lënë në hije të gjitha teoritë e tjera të këtij lloji. Iluminati janë padronët e supozuar që kontrollojnë punët e botës, duke vepruar fshehurazi ndërsa kërkojnë të krijojnë një Rend të Ri Botëror. Por kjo paranojë filloi nga një libër fantashkencë i viteve 1960.

Çfarë na tregon kjo në lidhje me gatishmërinë tonë për të besuar atë që lexojmë dhe dëgjojmë – dhe çfarë mund të zbulojë miti e Iluminatit, në lidhje me lajmet dhe tregimet e rreme që vazhdojmë të ndikohen nga ai sot? Kur shumica e njerëzve përpiqen të shqyrtojnë historinë e shoqërisë së fshehtë, e gjejnë veten në Gjermani me Urdhrin e Iluminatit të Epokës së Iluminizmit.

Ai qe një shoqëri e fshehtë bavareze, e themeluar në vitin 1776, për intelektualët që iu bashkuan privatisht dhe kundërshtonin ndikimin fetar dhe elitist mbi jetën e përditshme. Ai përfshinte disa progresistë të mirënjohur të kohës, por së bashku me masonët, ata u gjendën gradualisht jashtë ligjit nga ana e kritikëve konservatorë dhe të krishterët, dhe për pasojë grupi u zhduk nga qarkullimi.

Kjo deri në vitet 1960. Illuminati, të cilit i referohemi sot, vështirë se ndikohet nga bavarezët. Kjo konfirmohet nga shkrimtari David Bramwell, që është marrë prej vitesh me dokumentimin e origjinës së këtij miti. Në vend të kësaj, një epokë e manisë kundër-kulturore, LSD-së dhe interesit mbi filozofinë Lindore, është kryesisht përgjegjëse për mishërimin modern të grupit. Gjithçka gjitha filloi diku mes Verës së Dashurisë dhe fenomenit hipi, kur u shfaq një tekst i vogël dhe i shtypur: Principia Discordia.

Me pak fjalë, libri ishte një tekst ironizues për një besim parodie – Diskordianizmi – të krijuar nga anarkistët dhe mendimtarët entuziastë, që u bënin thirrje lexuesve të saj të adhuronin Erisin, perëndeshën e kaosit. Lëvizja Diskordiane, qe në fund të fundit një grupim që dëshironte të shkaktonte mosbindje civile, shaka praktike dhe mashtrime.

Teksti në vetvete, nuk përbënte asgjë më shumë sesa një kureshtje kundër-kulturore, por një nga parimet e besimit – që aktivitete të tilla të gabuara mund të sillnin ndryshime shoqërore dhe të detyronin individët të vinin në pyetje parametrat e realitetit – u përjetësua nga shkrimtari Robert Anton Wilson.

Sipas Bramwell, Wilson dhe një nga autorët e “Principia Discordia”, Kerry Thornley, “theksuuan se bota po bëhej shumë autoritare, shumë e ngushtë, shumë e mbyllur, shumë e kontrolluar”. Ata donin të rrikthenin kaosin në shoqëri për të shkundur gjërat, dhe “mënyra për ta bërë këtë ishte përhapja e dizinformacioneve”.

“Shpërndarja e dizinformatave përmes të gjitha portaleve – përmes kulturës kundër-sektoriale, përmes mediave kryesore, përmes çfarëdolloj mënyre. Dhe ata vendosën se do ta bënin atë fillimisht duke rrëfyer histori mbi Iluminatin”. Asokohe, Wilson punonte për revistën e njohur erotike “Playboy”.

Ai dhe Thornley nisën të dërgonin letra të rreme si lexues, duke folur për organizatën elitare dhe të fshehtë të quajtur Iluminati. Pastaj do të dërgonin shumë letra të tjera, për të kundërshtuar letrat që sapo kishin shkruar. “Pra, koncepti ishte që nëse jepni pikëpamje të kundërta për një histori, në teori – dhe në mënyrë ideale – popullsia në fillim fillon t’i shohë këto gjëra dhe mendon, “Ej prit një sekondë!”, thotë Bramwell.

Ata pyesin veten:”A mund t’i besoj informacionit, në mënyrën sesi më është servirur?”. Është një mekanizëm ideal për t’i bërë njerëzit të zgjohen me realitetet e sugjeruara, që natyrisht që nuk kanë ndodhur në mënyrën se si ata kanë shpresuar. Kaosi i mitit të Iluminatit ka “udhëtuar” vërtetë larg – Wilson dhe një shkrimtar tjetër i Playboy shkruan “The Illuminatus”! Trilogjia ia atribuonte ngjarjet e kohës – si vrasjen e Xhon Kenedit – Iluminatit. Librat patën a shumë sukses sa që nuk është çudi që ato u ngjitën në skenë në Liverpul, duke nisur karrierën e aktorëve britanikë Bill Nighy dhe Jim Broadbent.

Grupi elektronik britanik, The KLF, e quajti gjithashtu veten si “Paraardhësi i Justifikuar i Mu Mu”, sipas grupit të Diskordianëve që e infiltruan “Iluminatin’ në trilogjinë e Wilson-it, teksa qenë të frymëzuar nga ideologjia anarkike e fesë. Më pas, në vitin 1975 u shfaq një lojë me letra me role të “Iluminatit”, e cila formësoi botën e mistike të shoqërive sekrete të një brezi të tërë.

Sot, kjo është një nga teoritë e konspiracionit më të përhapura në botë; ku madje edhe këngëtarë të famshëm si Jay-Z dhe Beyonce aludohet se kanë përdorin simbolizmin e grupit, duke formuar me duar trekëndëshin e Iluminatit në koncerte. Ne jetojmë në një botë që është plot me teori konspirative, dhe më e rëndësishmja, me besimtarët të teorive të tilla.

Në vitin 2015, shkencëtarët politikë zbuluan se rreth gjysma e publikut në SHBA, mbështeste të paktën një teori komploti. Ato përfshijnë çdo gjë, nga Iluminati tek komploti i çertifikatës së lindjes së Obamës, apo besimi gjerësisht i përhapur se sulmet e 11 Shtatorit, ishin një vepër e brendshme e kryer nga shërbimet e inteligjencës amerikane.

“S’ka ndonjë profil të caktuar të një teoricieni komplotesh”- thotë Viren Sëami, profesor i psikologjisë sociale në Universitetin Anglia Ruskin. “Ekzistojnë perspektiva të ndryshme se përse njerëzit besojnë në këto teori, dhe nuk janë domosdoshmërisht ekskluzivisht reciproke, prandaj forma më e thjeshtë e shpjegimit, është se njerëzit që i besojnë teoritë e konspiracionit, vuajnë nga një lloj psikopatologjie”.

Një përfundim tjetër që kanë gjetur hulumtuesit, është se këto teori mund të ofrojnë mënyra racionale për të kuptuar ngjarjet që janë konfuze ose kërcënojnë vetëvlerësimin e tyre. “Ato ju japin një shpjegim shumë të thjeshtë”-shton SWami, i cili shton se besimtarët në teoritë e komplotit, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga përvoja stresuese, sesa nga jobesimtarët.

Psikologë të tjerë, kanë konstatuar gjithashtu vitin e kaluar, se njerëzit me nivele më të larta të arsimimit, kanë më pak gjasa të besojnë tek teoritë e konspiracionit. Nëse njerëzit nuk kanë fuqi, teoritë e konspiracionit mund të mbjellin farën e protestës sociale, dhe t’u lejojnë njerëzve të bëjnë pyetje.

“Ndryshimi i madh tani është se politikanët, veçanërisht Donald Trump, po fillojnë t’i përdorë komplotet për të mobilizuar mbështetjen ndaj tij. Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, pati akuzuar rregullisht paraardhësin e tij Obama se nuk kishte lindur vërtetë në Hawaii sikurse pretendon. Ai akuzoi ndërkaq shtete të ndryshme në SHBA për mashtrimin e votuesve pas zgjedhjeve të vitit 2016, dhe ekipi i tij i fushatës ishte përgjegjës për propagandimin e historive të trilluara.

“Veçanërisht në Azinë Jugore, teoritë e konspiracionit kanë qenë një mekanizëm në duart e qeverive për të kontrolluar njerëzit. Në Perëndim, zakonisht është e kundërta; ato janë subjekt i njerëzve që u mungon fuqia, dhe është mungesa e pushtetit, që krijion teoritë e konspiracionit për të sfiduar qeverinë, njëlloj si me 11 Shtatorin”- nënvizon Swami.

Ideja e një elite të paprekshme dhe sekrete, duhet të rezonojë me njerëzit që ndihen të lënë pas dorë, dhe janë të pafuqishëm. Trump tha se donte t’i përfaqësonte këta njerëz, sidomos ata që banojnë në Brezin e Ndryshkur të Amerikës. Megjithatë, në vend se të ndjehen të përfaqësuar më mirë në sallonet e pushtetit, dhe teorikisht të kenë më pak gjasa për t’u ndjerë ndihen të pafuqishëm dhe të pambrojtur ndaj komploteve – duket sikur disa në Amerikë kanë më shumë gjasa të besojnë tek histori si Iluminati më shumë se kurrë më parë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: aksidentaleIluminatikonspirativeshpikjateoria

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Ulet numri i lëshimit të kuponit tatimor, nis aksion për verifikim në terren

Kujdes! Gjithsecili nga ne nesër mund të marrë një gjobë, ja përse bëhet fjalë

Flamurtari nuk arrin të prekë kreun, Luftëtari i pathyeshëm

Flamurtari nuk arrin të prekë kreun, Luftëtari i pathyeshëm

PSG me gjashtë ‘YJE’ (Video)

PSG me gjashtë ‘YJE’ (Video)

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ngjela paralajmëron goditje të forta para shtatorit, si do të bien një nga një në burg emrat e mëdhenj të politikës…
Aktualitet

Ngjela paralajmëron goditje të forta para shtatorit, si do të bien një nga një në burg emrat e mëdhenj të politikës…

by mirseda
11:08 | 28/06/2025
0

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka folur me tone të forta për zhvillimet më të fundit politike...

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

11:05 | 28/06/2025
PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

10:14 | 28/06/2025
Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

10:10 | 28/06/2025
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10:05 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com