Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në fshatin Pashalli , policia ndjek penalisht administratorin e biznesit

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në fshatin Pashalli , policia ndjek penalisht administratorin e biznesit

Shpërthimet në guroret në fshatin Pashalli në Bashkinë Dimal kanë dëmtuar disa banesa në këtë fshat, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po ndjek penalisht administratorin e biznesit, Adrian Çaushaj, 51-vjeç.

Gazetarja e News24 Eneida Petova në një raportim për News24 shprehet se banorët e fshatit Pashalli shprehen të shqetësuar jo vetëm për dëmet që i janë shkaktuar në banesa, por edhe për faktin se shpërthimet janë aq të forta sa krijojnë lëkundje të tokës dhe traumatizojnë çdo banor.

“Jemi të rrezikuar çdo ditë, sa herë ka shpërthime edhe toka lëviz nga vendi”, shprehet një nga bano

Guroret janë një nga bizneset që ushtrohet me shumicë në qarkun e Beratit. Këto gurore janë kthyer në shqetësim për banorët e zonave përreth, si për ndotjen e ajrit ashtu dhe për ndotjen akustike.

Dhe denoncimi i fundit vjen nga banorët e fshatit Pashalli. Firma që operon në guroren e këtij fshati ka përdorur me lëndë plasëse për nxjerrjen e gurëve, duke shkaktuar një shpërthim shumë të fortë, që sipas banorëve, nuk ka ndodhur më parë.

Banorët shprehen se shpërthimi i fortë, që ndodhi rreth orës 13:30, shkaktoi një tronditje po aq të fortë sa një tërmet, duke shkaktuar panik në çdo familje të fshatit Pashalli.

Të tmerruar nga kjo situatë, banorët kanë dalë në rrugë nga frika se mos i zinin shtëpitë poshtë. Në disa banesa shpërthimi ka lëvizur themelet dhe ka shkaktuar të çara në brendësi dhe jashtë banesave.

Banorët shprehen se ndihen të terrorizuar duke jetuar aty pasi jetesa në shtëpitë e tyre është bërë e rrezikshme. Ata i kërkojnë drejtuesve të bashkisë Dimal dhe organeve ligjzbatuese të marin masa, pasi deri më tani çdo ankesë e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Pas shpërthimeve të kryera nga guroret ditën e djeshme, DVP Berat ka dalë sot me një njoftim për mediat, ku thuhet se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Adrian Çaushaj, 51-vjeç, banues në Fier, i cili rezulton të jetë administratori i një subjekti për nxjerrjen dhe përpunimin e inerteve (gurore), në fshatin Pashalli. Sipas asaj që thuhet në komunikatën e policisë, ky shtetas po proçedohet penalisht pasi dyshohet se më datë 22.09.2024, në subjektin e tij (gurore), janë kryer shpërthime me lëndë plasëse dhe si pasojë janë dëmtuar disa banesa në këtë fshat.

TË LIDHURA

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës
Aktualitet

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

13:01 | 10/02/2026
Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki
Aktualitet

Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki

12:50 | 10/02/2026
Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,
Aktualitet

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

12:40 | 10/02/2026
Next Post
Nuk do ta besoni, ja cilët janë opinionistët e sezonit të ri të “Për’puthen”

Nuk do ta besoni, ja cilët janë opinionistët e sezonit të ri të “Për’puthen”

Sulmi me armë zjarri në Athinë, identifikohet shqiptari i plagosur, i arrestuar më parë

Sulmi me armë zjarri në Athinë, identifikohet shqiptari i plagosur, i arrestuar më parë

Kokainë nga Shqipëria “bënte kërdinë” me anije peshkimi, Antimafia italiane vë në pranga 12 anëtarë të klanit mafioz

Kokainë nga Shqipëria “bënte kërdinë” me anije peshkimi, Antimafia italiane vë në pranga 12 anëtarë të klanit mafioz







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës
Aktualitet

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

by mirseda
13:01 | 10/02/2026
0

Vijon në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Henrik Hoxhaj, në kuadër...

Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki

Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki

12:50 | 10/02/2026
Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

12:40 | 10/02/2026
Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

11:29 | 10/02/2026
Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

11:27 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com