Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Shpërthen” Ledio Pano: Gegës i sjellin lojtarë që nuk i do, askush nuk mban përgjegjësi

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Shpërthen” Ledio Pano: Gegës i sjellin lojtarë që nuk i do, askush nuk mban përgjegjësi

Ish-kapiteni i Partizanit, Ledio Pano mendon se klubi po i sjell trajnerit Skënder Gega lojtarë që ai nuk i ka kërkuar. I ftuar në emisionin “Sport News Plus” në televizionin “News 24”, drejtuar nga Daljana Sejdia, i biri i legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano, tregoi edhe një prapaskenë me sulmuesin Vasil Shkurtaj, që u transferua nga Luftëtari te Kukësi.

Sipas Panos, në rast se klubi i kuq nuk plotëson kërkesat e Gegës, atëherë duhet ta harrojë shpalljen kampion. “Në një klub profesionist ai që e di më shumë se ku çalon skuadra, është trajneri. Në këto kushte, ai është i pari që vendos se çfarë lojtarësh duhet të vijnë te Partizani. Mirëpo, te Partizani po ndodh diçka, që vijnë lojtarë dhe rezulton që trajneri nuk i ka kërkuar.

Nga ana tjetër, ata futbollistë që Gega kërkon për të fuqizuar skuadrën, nuk kanë ardhur, pasi klubi nuk i ka marrë ende. Me lojtarë 22-vjeçarë nuk mund të dilet kampion. Të gjithë e dinë që Partizanit i mungon një qendërsulmues tipik, i cili do të ndihmonte skuadrën në shënimin e golave. Tre lojtarët e rinj si Asani, Bardhi dhe Mala kanë bërë një punë të shkëlqyer, por ata nuk janë sulmues të mirëfilltë për të shënuar.

Unë pres nga klubi që t’i plotësojë dëshirën trajnerit për një sulmues, një mesfushor organizator dhe një mbrojtës. Nëse Partizani kërkon të dalë kampion, duhet të bëjë një merkato të studiuar me lojtarë që ia vlejnë për t’i marrë dhe jo sa për të mbushur radhët. Mund të marrësh lojtarë të rinj, që në fakt i ke brenda në ekip me shumë perspektivë, por nuk mund të afrosh futbollistë që trajneri nuk i dëshiron ose nuk i ka kërkuar. Kjo bie ndesh me atë që ka kërkuar trajneri. Duhen lojtarë që të fusësh konkurrencën në ekip, jo sa për numër”, është shprehur fillimisht ish-fantazisti i të kuqve.

SITUATA – Pano akuzon njerëzit që janë marrë me merkaton ndër vite te Partizani, teksa sipas tij nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi. “Këtij grupi lojtarësh një shtysë më e madhe i jepet vetëm nëse afrohen një ose dy lojtarë që janë më të mirë se aktualët. Kjo është edhe garancia që mund të marrësh nëse do që ta ruash vendin e parë. Merita që Partizani po kryeson është pa diskutim e trajnerit, pasi nëse ju kujtohet, në verë u bë pak merkato dhe u ruajt pjesa më e rëndësishme e grupit.

Më tepër, Partizani e nisi sezonin me shumë largime sesa afrime, madje iku edhe Batha. Duhet të kuptojmë që në gjithë këto vite ka pasur dështime të shumta në merkaton e Partizanit, por askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për gabimet që janë bërë. Nuk kam parë te Partizani të ikë nga puna ndonjë që ka gabuar rregullisht me merkaton. Prandaj, tani duhet të vendosë trajneri për lojtarët që do të vijnë dhe jo menaxherët.

Nëse ndodh që u merret mendimi këtyre të fundit, atëherë do qëndrosh pesë vite të tjera pa marrë kampionat. Nuk mund të vazhdohet kështu, sepse presidenti Demi ka harxhuar miliona dhe çdo vit 7-8 lojtarë janë skarco. Trajneri thotë dua tre lojtarë, ndërsa klubi i sjell 7. Çfarë është kjo situatë”, deklaroi Ledio Pano.

SHKURTAJ – Ish-mesfushori zbuloi edhe një prapaskenë me sulmuesin që afroi Kukësi. “Unë di që Shkurtaj donte të vinte te Partizani dhe ka pritur klubin deri në momentin e fundit. Më pas e mori Gjici. Lëvizja e klubit të Partizanit për të marrë Shkurtajn, nuk ishte e duhura.

Di që Gega e kishte kërkuar me insistim, por klubi nuk e bindi lojtarin ose nuk gjeti dot mënyrën për ta afruar te Partizani nga Luftëtari. Dëshira e trajnerit dhe vetë Shkurtajt ishte për të ardhur te Partizani. Se çfarë ka ndodhur më pas nuk e di, por e theksoj që Shkurtaj e ka pritur Partizanin deri në momentin e fundit”.

DUKA – Në fund, Pano flet edhe për mesfushorin Dilaver Duka, që është afruar së fundmi në skuadër pas eksperiencës në futbollin amerikan. “Do ta shikojmë gjendjen e tij, por di që ka ardhur i dëmtuar nga Amerika. Aktualisht është duke u riaftësuar plotësisht dhe me informacionet që kam nga trajneri, bëhet fjalë për një lojtar që do të jetë ndryshe, duke i dhënë një tjetër stil lojës së Partizanit. Kam dëgjuar që është lojtar i mirë, por mbetet për t’u parë.

Nëse do të jetë në 100 për qind të formës, e shoh titullar. Gjithsesi, pa paragjykuar edhe këta të tjerët që kanë ardhur deri më tani, jam i bindur që nëse do të jenë më të mirë se grupi aktual, sigurisht që do të jenë në formacion. Por, nga ajo që unë jam koshient për momentin, mendoj se nuk është ndonjë më i mirë se titullarët që luajtën në pjesën e parë të sezonit dhe e mbyllën si kampion dimri”, përfundoi ish-futbollisti i kuq.

TË LIDHURA

Armando Broja në qendër të merkatos, ja klubi i njohur që po monitoron situatën e sulmuesit shqiptar
Sport

Armando Broja në qendër të merkatos, ja klubi i njohur që po monitoron situatën e sulmuesit shqiptar

21:25 | 04/06/2025
Ish-portieri që përjetoi dhunën në Beograd analizon ndeshjen me Serbinë, tregon rezultatin që do të ketë Shqipëria
Sport

Ish-portieri që përjetoi dhunën në Beograd analizon ndeshjen me Serbinë, tregon rezultatin që do të ketë Shqipëria

20:22 | 04/06/2025
Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor
Sport

Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor

18:58 | 04/06/2025
Next Post
Europa në kaos, ekstremistët po krijojnë aleanca të reja

Europa në kaos, ekstremistët po krijojnë aleanca të reja

Zhegrova, “blerja” më e re e Panuccit

Vishet kuqezi në Itali, ylli kosovar drejt gjigantëve të Serie A

Argumentet pse policia nuk duhet të marrë dekorata për dorëzimin e Balilit

Argumentet pse policia nuk duhet të marrë dekorata për dorëzimin e Balilit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com