Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Shpërthen babai i Behramit: Trajneri zbatoi urdhrin e shefave, tani Valoni ndihet…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Sfida kalon përtej futbollit, Berhami kërcënohet me vdekje

Valon Behrami me një telefonatë të vetme u njoftua se  nuk i duhej më Kombëtares së Zvicrës. Telefonatën e kishte marrë nga njeriu të cilin e kishte shpëtuar pa u shkarkuar, Vladimir Petkoviç. Këtë urdhër boshnjaku e kishte marrë nga shefat e tij, presidenti dhe sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Zvicrës, me të cilët Valoni ishte përplasur keq, kur ata kishin kërkuar prej futbollistëve që të përcaktohen për një shtetësi të vetme. Kjo për shkak se shqiponja dykrenore e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës për federatën zvicerane nënkuptonte dyshtetësi. Babai i Valon Behramit, Ragipi, në një intervistë ekskluzive për “Zërin”  zbulon të gjitha ndodhitë e fundit në kampin helvetik, të cilin e akuzon se për shkaqe politike ia larguan në mënyrë poshtëruese djalin i cili  20 vjet i shërbeu me zemër e shpirt shtetit helvetik.

ragip behramiVetëm para pak javësh zviceranët shprehnin nevojën për ta pasur Valon Behramin në përfaqësuesen e tyre. Kjo ishte mënyra më e mirë për helvetikët që të shprehnin mirënjohje për Valon Behramin, i cili arriti ta mbaj në “xhep” futbollistin më të shtrenjtë në botë, Neymarin, të cilin nuk e lejoi ta ndihmonte Brazilin në ndeshjen me Zvicrën në Botërorin “Rusia 2016”.

Por, tani Zvicra e humbi edhe të vetmin Valon që  kishte. Madje, këtë e bëri në mënyrën më të turpshme të mundshme. Njeriu që thurte lavde për Behramin në Botëror, trajneri Vladimir Petkoviç, të hënën e kishte telefonuar futbollistin kosovar për t’i dhënë lajmin se skuadra zvicerane nuk llogarit më shërbimet e tij.

Kjo është mënyra më e keqe e mundshme për t’u ndarë me një futbollist që shkruan histori me Kombëtare. Vet Valon Behrami ka shpreh mllefin ndaj kësaj sjelljeje të Zvicrës karshi tij. Këtë e ka bërë shkurtimisht për mediat e Zvicrës, të cilave u ka thënë se largimi i tij nga përfaqësuesja zvicerane është krejtësisht politike.

Por, pa dhënë shpjegime tjera. Mirëpo, rreth kësaj çështje që është bërë temë debati në Zvicër ka folur gjerë e gjatë babai i Valonit, Ragip Behrami, në një intervistë ekskluzive për “Zërin” e Kosovës.

“Menjëherë pas Botërorit Valoni e ka paralajmëruar largimin nga përfaqësuesja e Zvicrës. Ai dëshironte të largohej kryesisht për arsye familjare, por edhe ndihej i lodhur dhe dëshironte që vitet e fundit të karrierës si futbollist aktiv t’i përqendrohej klubit. Mirëpo, zviceranët kanë qenë kategorikisht kundër dhe nuk e kanë pranuar largimin e tij. Ndërsa tani e larguan në mënyrën më të keqe, në mënyrë jo njerëzore”, ka deklaruar Ragip Behrami.

Ragip Behrami e zbulon krejt ngjarjen

Sikurse Valon Behrami, edhe babai i tij, Ragipi, insiston se largimi i 33-vjeçarit nga përfaqësuesja zvicerane ndërlidhet kryekëput me çështje politike.

Në kampin e Zvicrës në Botëror ishin shfaqur dallimet e përkatësive kombëtare. Sidomos te futbollistët shqiptarë – Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Këta dy të fundit i kishin festuar me shqiponjën dykrenore golat e fitores prej 2:1 ndaj Serbisë.

Mënyra e festimeve të tyre, të cilave u ishin bashkuar edhe Behrami, Xhemaili, por edhe lojtarë tjerë zviceranë, kishin bërë jehonë në gjithë botën. UEFA i kishte dënuar me të holla të dy kosovarët e Zvicrës për shkak se serbët ishin ankuar dhe ishin ndje të provokuar.

Drejtuesit e futbollit zviceran ishin munduar ta qetësonin situatën për shkak se ishin të fokusuar të arrinin sukses me skuadrën e tyre. Mirëpo, menjëherë pas kthimit nga Rusia në Zurich, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Zvicrës kishin filluar të kërkonin nga futbollistët e tyre të përcaktoheshin për një shtetësi të vetme. Behrami dhe futbollistët tjerë shqiptarë e kanë vetëm nga një pasaportë – atë zvicerane.

Por, shqiponja e tyre dykrenore kuptohej si dyshtetësi për presidentin Peter Heinrich Gillieron dhe sekretarin gjeneral, Alex Miescher. Me këtë të fundit rreth kësaj çështje ishte përplasur Behrami, i cili kaherë nga zviceranët është parë si “kapiten” i grupit të futbollistëve shqiptarë brenda përfaqësueses së Zvicrës.

“Federata e Zvicrës pati shkuar shumë larg duke e çuar çështjen e dyshtetësive deri në Parlamentin e Zvicrës. Andaj, Valoni  ka pas një zënkë me sekretarin gjeneral. Valoni ka qenë i zemëruar me paragjykimet e njerëzve si sekretari gjeneral, i cili është marrë me çështje të tilla përkundër faktit se Valoni dhe futbollistët tjerë shqiptarë kanë dhënë maksimumin për skuadrën e tyre”, shpjegon Ragip Behrami për “Zërin”.

“Andaj, Vladimir Petkoviç vetëm  ka zbatuar një urdhër që ia kanë dhënë shefat e tij, presidenti dhe sekretari gjeneral i federatës, duke e thirr Valonin për t’i treguar se i janë mbyllur dyert e skuadrës”, shton ai.

Valoni e kishte shpëtuar Petkoviçin, boshnjaku ia ktheu me të keq

Ragip Behrami thotë se trajneri Vladimir Petkoviç nuk kishte dash t’i bindej me lehtësi urdhrit të presidentit dhe sekretarit gjeneral të federatës për ta larguar përmes një telefonate të vetme.

“Në Petkoviçin jemi hidhëruar për shkak se ia ktheu me të keqe një të mirë që ia pati bërë Valoni. Trajnerin boshnjak patën dashur ta largojnë nga posti i selektorit të Zvicrës ndërsa Valoni e ka mbështetur dhe ka punuar në interes të tij, pra që ta mbetej trajner i Zvicrës”, shprehet babai i futbollistit.behrami petkovic

20 vjet la zemrën në fushë për Zvicrën, helvetikët e larguan me një telefonatë!

20 vjet në shërbim të Zvicrës – 13 vjet si futbollist i Përfaqësueses A dhe 7 vjet tjera si lojtar i ekipeve të reja helvetike. 83 paraqitje me përfaqësuesen A, ku shumë herë iu kishte besuar edhe shiriti i kapitenit.

Lider i Zvicrës në katër Kampionate Botërore, gjë që nuk e ka bërë asnjë futbollist tjetër zviceran, e që në fakt nuk arrijnë ta bëjnë shumë futbollistë tjerë të klasit botëror.

“Pikërisht prej kohës së angazhimit të Valonit, Blerim Xhemailit, Zvicra kishte nis të përparojë. Aty kishte nis ngritja, e cila vazhdonte të rritej edhe me ardhjen e Xherdan Shaqirit, Admir Mehmedit, Granit Xhakës, Pajtim Kasamit, i cili në moshën më të mirë u pati lënë jashtë. Sot Zvicra është e gjashta në botë”, shprehet Ragip Behrami.

“Natyrisht se kemi biseduar shumë me Valonin rreth kësaj çështje. Ai nuk është mërzitur që është larguar, por ndihet i nervozuar me mënyrën e largimit sepse ai edhe vet ka dashtë të largohet, por nuk e kanë lënë. Mirëpo, Valoni më tha: ‘Babi, unë do të ndihesha keq sikur të më largonte futbolli, sikur të më largonin për mosangazhim. Por, kur po e di se çka kam bërë për Zvicrën, por ndihem krenar. Nuk po mërzitem që më largoi politika”, tregon Ragipi.

Ai thotë se djali i tij është dashtë të pensionohet nga Kombëtarja përmes një respekti dhe përmes një ndeshje lamtumirës për kontributin e dhënë me zemër e shpirt.

“Ne nuk pendohemi për krejt atë që e kemi dhënë qe 20 vjet për Zvicrën. Zvicra ka dhënë shumë për djalin tim, familjen time, Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Kështu që për dy-tre individë që e bënë krejt këtë poshtërsi nuk e përfaqësojnë një Zvicër të tërë. Tifozët janë me ne dhe po i thonë “marre” këtij veprimi të federatës zvicerane”.

Image

Përpos Valon Behramit, Zvicra ua ka bërë me dije edhe tre futbollistëve tjerë që nuk llogaritë më në shërbimet e tyre. Fjala është për Blerim Xhemailin, Gelson Fernandezin, Johan Djoroun dhe Setephan Lichtsteinerin. /Zëri/

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Mbështetësit e vegjël të ideve të mëdha

Mbështetësit e vegjël të ideve të mëdha

Thaçi godet me deklaratën e radhës: Ja kur do bashkohet Presheva me Kosovën

Thaçi godet me deklaratën e radhës: Ja kur do bashkohet Presheva me Kosovën

Baza ajrore në Kuçovë, NATO flet për herë të parë, zbulon projektin

Baza ajrore në Kuçovë, NATO flet për herë të parë, zbulon projektin







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com