Policia e Tiranës ka goditur një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve të forta narkotike.
Bëhet me dije se gjatë këtij aksioni policia ka arrestuar 9 persona, mes tyre dhe një çift bashkëshortësh që ishin drejtues i këtij grupi që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave.
Grupi që merrej me këtë aktivitet kriminal e kishte bazën te Kodra e Diellit. Policia ka sekuestruar 600 doza kokainë, në total rreth 3 kg.
Pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit në lidhje me këtë aksion.