Shorti i hedhur sot, në Nyon të Zvicrës, ka caktuar çiftet gjysmëfinaliste të cilat janë: Real Madrid – Atletiko Madrid dhe Monaco – Juventus.
Ekipi i Zinedin Zidane do të përballet për të katërtin vit radhazi me ekipin rival të qytetit Atletiko.
Reali fitoi derbin e parë në finalen e Uefa Champions League të luajtur në Lisbonë në vitin 2014. Në këtë derbi shënoi Ramos në minutën e 93, duke e çuar ndeshjen në shtesë, ku Atletiko pëson leksion me 3 gola.
Një sezon më pas, Atletiko u përball përsëri me Realin e Madridit, por këtë herë në fazën çerekfinale. Atletiko arriti të rezistojë në fushën e saj, duke marrë një barazim 0-0. Ndeshja e fundit që Reali mbyllte sfidën pa shënuar një gol. Atletiko u mund nga goli i Chicharitos në minutën e 86 të takimit, i cili kaloi Realin në gjysmëfinale.
Sezoni tjetër më pas i rezervoi përsëri një finale derbit kryeqytetas, ku Reali përsëri arriti të dalë triumfues, por kësaj here falë penalltive.
Gjysmëfinalja e 2 majit, cakton 2 ekipet për të katërtin vit radhazi, kundër njëri-tjetrit. Mbase ka ardhur koha që Simeone të hakmerret kundrejt ekipit që i ka shkatërruar ëndrrën 3 vite radhazi!