Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Tiranës praktikën e shoqërimit të të miturit me iniciale R.K gjatë protestës së opozitës para parlamentit.
organi i akuzës do ta verifikojë në bashkëpunim edhe me AMP mënyrën se si tre agjent të policisë të maskuar vepruan për rastin në fjalë.
Nga videot shikohet se i mituri, përveç shoqërimit, atij i janë vendosur edhe prangat në njërën dorë, ndërsa prangat i mbante një agjent i komisariatit.
Prokuroria do ta verifikojë plotësisht veprimet e të miturit, nëse ai ishte apo jo në shkelje të ligjit. Sipas policisë, shtetasi i mitur R.K po gjuante me gur punonjësit e policisë para parlamentit, por në një intervistë për OraNews ai pretendon se nuk po bënte asnjë veprim. Por më tepër ai shton se ndaj tij është ushtruar dhunë.
nga opozita shqiptare është artikuluar se protestuesit janë dhunuar nga punonjës policie si me uniformë, ashtu dhe nga ato civilë. Disa prej tyre shkuan në spital pasi u goditën, ndërsa të tjerët kishin probleme me frymëmarrjen sipasojw e gazit të hedhur. Për protestën e 24 janarit u ndaluan 19 protestues, por gjykata e Tiranës vendosi një ditë më parë lirimin e tyre nga qelia.















