Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shoqëria frikacake që trimëron hajdutët me kostume

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nuk dua ti bashkohem zhurmës dhe habisë për të shkuarën e një gjyqtari, apo disa aktorëve, por natyrisht dëmit që ka bërë guximi që ka kultivuar shoqëria jonë, për njerëzit e inkriminuar. Ajo që i ka ndodhur gjyqtarit Thanza, nëse besojmë versionin e tij, është diçka që u ka ndodhur shumë shqiptarëve të tjerë të rëndomtë. Edhe ata kanë vjedhur dhe janë kapur. Kanë bërë dhe dënimin dhe kanë parë punën e tyre . Edhe ajo që u ka ndodhur dy kineastëve që kanë abuzuar me fondet publike nuk është ndonjë ngjarje e rrallë. Shumica e zyrtarëve tanë tentojnë ti vjedhin paret publike dhe shpesh ja dalin me sukses.

Shoqëria jonë nuk ka qenë dhe nuk është ende një shoqëri që e refuzon korrupsionin. Përkundrazi disa figura mitike të shoqërisë, bile dhe historike, janë thjeshtë hajdutë të famshëm dhe të adhuruar sit ë tillë

Pikërisht se është kështu, ne kemi sot këto lajme.

Gjyqtari Thanza mund ta kishte mbyllur jetën si një shqiptar I zakonshëm nga ata që tentojnë të vjedhin, kapen e ikin shikojnë punën e tyre. Por ne I kemi krijuar mundësinë që ai të guxoj. Ai ka parë se të tjerë që kanë vjedhur kanë ecur në politikë, në gjyqësor në karrierë si nëpunësa, kanë ecur si hajdutë të dënuar në shoqëri civile në poste publike dhe pastaj rehabilitohen duke dal para Teatrit për të a bërë budallenj.

Ai thjeshtë ka bërë si ata dhe jo si shqiptarët e zakonshëm që shikojnë hallin e tyre.

Por detaji më i rëndësishëm në karrierën e Thanzës është Reforma në Drejtësi. Ajo e kishte parashikuar këtë tip gjyqtari dhe bëri amnisti për ta. U tha të gjithëve që kushdo që e ndjen veten të pasigurt, mund të jap dorëheqje dhe nuk do të ketë vetting për ta. Dukej e padrejtë, por ishte amnisti e thellë për këdo që donte ta kuptonte, se po përfundonte së paku në drejtësi, epoka e njerëzve me probleme.

Lajmi real nuk është zbulimi I dosjes së Thanzës në Itali, por fakti se sa pak e kanë besuar reformën në drejtësi, gjyqtarët tanë. Vetëm dhjetë prej tyre dhanë dorëheqje brenda afatit, kurse të tjerët kanë guxuar të vazhdojnë. Thanza ishte një prej tyre. Ai as që e ka besuar fare reformën dhe gjithnjë ka menduar se ka një mënyrë, se si ti ikësh përgjegjësisë për të shkuarën.

Ky është sondazhi më real që mund ti bëjmë reformës në këto momente dhe besimit që ka ngjallur ajo. Së paku gjyqtarët nuk e kanë besuar.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për tipa të shoqërisë civile që japin leksione për abuzime para Tetarit që sa herë kanë pas shans të vjedhin edhe si qytetarë, edhe si zyrtarë kanë bërë naming. Edhe dy aktorët që janë dënuar për përvetësim fondesh nga gjykata jonë. Tani gjithë ata që po i përdorin politikisht, po përpiqen ti mbrojnë si njerëz që po linçohen, por në fakt ky linçimi real i tyre është pikërisht përdorimi që po u bëhet nga ata që I mbrojnë. Kjo është një shenjë që opozita po përdor njerëz që kanë probleme me të shkuarën e tyre dhe janë të detyruar ti rijnë besnik një kauze politike, pasi ajo mund ti amnistoj si heronj. Dhe në historinë tone, kemi plot hajdutë që janë bërë heronj për shkak të kontributeve politike. Ka mes tyre dhe ish komunistë, apo partizanë, që nga vrasës filluan të quhen atentatorë, dhe po ashtu “demokratë” të orëve të para hajdutë xhepash. Këta janë pjesë e kësaj tradite dhe nuk është se kanë faj për çfarë ndodh me ta. Problemi është se kur del në betejë dhe kërkon të sulmosh e të bësh pis me çdo mjet kundërshtarin, duhet të jesh njeri I lirë. Dhe nëse ka njerëz që fëlliqin kauzën e opozitës, nëse ajo ekziston, janë tipa të tillë, pasi ata thjesht duken si njerëz që nuk kanë zgjidhje tjetër, apo të ardhme tjetër, veçse përdorimit politik. Dhe të mendosh që kauza kryesore e tyre tashmë nuk është më Teatri, por lufta kundër korrupsionit, situata bëhet edhe më banale.

Por e përbashkëta e gjithë kësaj histerie, është se njerëzit e inkriminuar, besojnë më pak tek drejtësia se njerëzit e lirë dhe janë më të guximshëm se ata.

Natyrisht askush nuk ka pse ndëshkohet gjithë jetën për të shkuarën e tij, për një vjedhje apo abuzim, por askush nuk ka të drejtë të shemb besimin për një drejtësi më të mire, duke sfiduar si hajdutë me përvojë. Thanza më trishton më shumë si njeri që ka guxuar të kaloj Vetingun, kur e ka ditur se çfarë ka bërë, se sa me atë që ka bërë. Njësoj si këta aktorët, apo tipa që janë vetcaktuar shoqëri civile, që flasin për mundësinë e vjedhjes së pareve publike, si ekspert të kësaj fushe, për shkak të përvojës së tyre si hajdut. Me prova gjykate.

Një shoqëri që tenton ti justifikoj ata, për shkak të nevojës që ka për ti përdorur politikisht sot, është një shoqëri frikacake, që shpreson se guximi do ti vij nga ata që nuk kanë çfarë humbasin./TEMA/

 

Tags: frikacakeHajdutëtkostumeshoqëriatrimëron

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Formacionet/Deschamps nuk ndryshon, belgët e nisin me Dembele

Formacionet/Deschamps nuk ndryshon, belgët e nisin me Dembele

Erdogan kontrollon pasurinë e Turqisë, emëron dhëndrin ministër të financave

Erdogan kontrollon pasurinë e Turqisë, emëron dhëndrin ministër të financave

Nga Ramos tek Dybala, ja si e urojnë lojtarët Ronaldon

Nga Ramos tek Dybala, ja si e urojnë lojtarët Ronaldon







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Më shumë se gjysma e britanikëve mbështesin rikthimin në BE
Bota

Më shumë se gjysma e britanikëve mbështesin rikthimin në BE

by mirseda
20:21 | 17/04/2026
0

Mbështetja e qytetarëve britanikë për rikthimin e plotë në Bashkimin Evropian, në vend të një rikthimi të...

Arrestohet këngëtari D4vd, trupi i 14-vjeçares Celeste u gjet në Teslën e tij

Arrestohet këngëtari D4vd, trupi i 14-vjeçares Celeste u gjet në Teslën e tij

20:14 | 17/04/2026
Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

Zjarri që dogji 71 apartamente/ Banorët tregojnë tmerrin e flakëve: Dolëm me fëmijët në krah

20:08 | 17/04/2026
Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos në BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit

Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos në BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit

20:03 | 17/04/2026
Irani hap Hormuzin

Irani hap Hormuzin

20:00 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com