Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shoqëri makabër që po “ha” gratë! Na fal Desi! Thuaju dhe shoqeve!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ekzekutohet gjyqtarja me dy plumba në mes të Tiranës

Nga Dorina Bilbili

Dje vramë gruan, nënën, shoqen dhe gjyqtaren Fildes Hafizi! Paçka se krimi u ekzekutua nga dora e ish-burrit, ai është shfaqje e makabritetit që na kalon në damarë si shoqëri.

Desi, lejomë të të drejtohem siç ty të thërrisnin ata që kishin veshë, por nuk deshën të dëgjonin. Teksa të flijuam, na ulërite në fytyre atë ç’ka jemi si shoqëri: Burra që e trajtojnë femrën si pronë; shoqëri vrastare.

Desi, me ikjen tënde nuk le vetëm fëmijët jetimë, por i re fort kambanës së alarmit për të gjitha vajzat dhe gratë që pavarësisht profesionit, nuk ndjehen të sigurta.

Në mos rrezikojnë të vriten nga ish-partnerë, janë në rrezik nga çdo mendje që i duket vetja Zot i tyre. Kurse shoqëria me shtetin si pjesë e saj, nuk ka bërë gjë tjetër veç i ka dhënë krahë ndër vite fenomenit të vrasjes së femrave.

Desi, ti na tregove se burrat nuk vrasin nga “dashuria”, ata vrasin nga një dëshirë për të kontrolluar. “Nëse unë nuk mund të të mbaj, askush nuk mund të të ketë”.

Desi, akoma ndjejmë tronditjen e humbjes së Arlindës, një tjetër grua intelektuale, e cila i dha fund jetës pikërisht nga barra e rëndë e një shoqërie makabër, që të vret natën dhe të qan ditën.

Profesorët Rebecca dhe Russell Dobash, kriminologë në Universitetin e Mançesterit, kaluan 10 vite duke intervistuar vrasësit e partnereve, që vuajnë dënime të përjetshme në burgje.

Hulumtimi i tyre nxori në pah çështje shqetësuese shoqërore. Më e rëndësishmja, ata gjetën që shumë gra vriten nga burra xhelozë, posedues dhe kontrollues.

“Pasi gruaja nuk e duron më dhunën dhe e braktis, ndodh që burri e dëshiron dhe mendon se gruaja është e tija. Kështu që ai përpiqet ta rikthejë atë. Shpesh, ai përpiqet ta mashtrojë ose, për ironi, duke e rrahur atë. Në këto raste, kur përfundimisht ata e kuptojnë se ajo nuk do të kthehet, ndryshojnë projektin: Mendojnë për ta asgjësuar gruan”, shpjegon eksperti.

Çdo ditë, tre gra vriten nga partnerët e tyre abuzivë ose ish-partnerët. Madje shkencërisht dihet se gratë janë në rrezik më të madh të lëndimit ose dhunës kur ato largohen ose përpiqen të largohen nga abuzuesit e tyre.

Psikologët thonë se këta burra do të preferonin t’i shihnin gratë të vdekura sesa të pranonin refuzimin ose idenë se gratë janë të lira për të bërë zgjedhjet e tyre në lidhje me jetën e tyre.

Desi, media dhe policia duan që ne të besojmë se vrasjet si e jotja të cilësohen si “krim pasioni”, por duke drejtuar armën dhe shkrepur atë, nuk më duket si një “krim pasioni”. Duket qartë se kemi të bëjmë me një burrë, që kërkon ta dënojë ish-gruan për “krimin” e të qenit e lirë pa të.

Dhe ne si shoqëri sa më shumë që flasim për dhunën e meshkujve ndaj grave si “krim pasioni” ose si diçka e lidhur me dashurinë ose dhimbjen, aq më shumë justifikojmë gjëra si dhuna në familje.

Ka shumë gra në këtë botë, edhe burra padyshim, të cilët edhe pse nuk e kanë pranuar një ndarje, emocionet nuk i kanë bërë ata të vrasin. Ky lloj i dhunës është një krim gjinor dhe ne duhet ta emërojmë atë si të tillë.

Desi, ne duhet të vajtojmë për ty, por jo në Facebook e as në deklarata shtypi. Lipset të nisim urgjentisht një fushatë që i bën thirrje qeverisë të hapë një hetim publik për të hetuar pse viktimat e dhunës në familje ende nuk po marrin mbrojtjen që meritojnë nga policia dhe agjencitë e tjera shtetërore.

Desi na fal që të bëmë kurban! Thuaji edhe Natashës, Dijes e të tjera shoqeve që vramë këtë vit, me duart e atyre që duhet t’ju lumturonin!

Tags: desiha gratena falshoqeri makabershoqevethuaju

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Ekzekutohet gjyqtarja me dy plumba në mes të Tiranës

Vajza e gjyqtares së vrarë: Ime më u sakrifikua për të na mbrojtur nga “monstra im atë”

Kurban Bajrami/Zaev uron besimtarët myslimanë nga xhamia e Shkupit

Kurban Bajrami/Zaev uron besimtarët myslimanë nga xhamia e Shkupit

Studimi mbi ecjen/Shqiptarët më aktivët në rajon

Studimi mbi ecjen/Shqiptarët më aktivët në rajon

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër! Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Shkodër! Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

by mirseda
13:48 | 19/09/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër ku një shtetase amerikane 63-vjeçare është...

Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës

Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës

12:51 | 19/09/2025
Ambasadorët e BE-së do diskutojnë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë

Ambasadorët e BE-së do diskutojnë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë

12:27 | 19/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Kreu i SPAK, Altin Dumani: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit, kemi rritur besueshmërinë tek publiku

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit, kemi rritur besueshmërinë tek publiku

11:44 | 19/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com