Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet ndaj gjyqtarit Asim Vokshi cenojnë dinjitetin e magjistratëve

1 muaj ago
in Aktualitet
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet ndaj gjyqtarit Asim Vokshi cenojnë dinjitetin e magjistratëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar me një deklaratë publike në mbrojtje të magjistratit Asim Vokshi, pas publikimeve të fundit në media që lidhen me kandidimin e tij për pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Në deklaratë, Shoqata shprehet se publikimet mediatike kanë kaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në sulme personale dhe denigrime, që cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe reputacionin profesional të magjistratit.

“Liria e medias është themelore në një shoqëri demokratike, por ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, etikë dhe respekt ndaj së vërtetës. Media nuk duhet të shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për denigrimin e figurës së magjistratëve,” theksohet në reagim.

Shoqata kujton se denigrimet personale dhe përpjekjet për delegjitimim të proceseve të kandidimit të gjyqtarëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë dhe me parimet e etikës publike. Sipas saj, këto veprime cënojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët punojnë çdo ditë për ta forcuar.
DEKLARATA
SHOQATA KOMBËTARE E GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Këto publikime kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.

Shoqata vlerëson rolin themelor që ushtron media në një shoqëri demokratike, si garantuese e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike. Liria e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit, të parashikuara në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnë baza të pandashme të shtetit të së drejtës. Megjithatë, ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe në respekt të së vërtetës, në mënyrë që media të mos shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për cënimin dhe denigrimin e figurës së magjistratëve.

Shoqata thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në publik.

Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të medias televizive, të shkruar dhe elektronike që, në ushtrimin e profesionit të tyre, të udhëhiqen nga parimet e mirëbesimit, etika profesionale dhe deontologjia gazetareske.

Ritheksojme se respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për ruajtjen dhe forcimin e besimit të publikut në drejtësi.

Ky qëndrim publik nuk duhet interpretuar si tentativë për krijimin e mureve komunikimi apo kufizim të bashkëpunimit me median. Përkundrazi, Shoqata rithekson gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të një komunikimi të ndershëm dhe profesional që reflekton rolin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të parimeve të demokracisë.

Tiranë, më 10 nëntor 2025

Në emër të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

Z.Engert Pëllumbi

Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

TË LIDHURA

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme
Aktualitet

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme

11:48 | 18/12/2025
Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO
Aktualitet

Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO

11:21 | 18/12/2025
Peleshi hedh në votim propozimin e Ballës për mbyllje të seancës, opozita ndez flakadanë
Aktualitet

Peleshi hedh në votim propozimin e Ballës për mbyllje të seancës, opozita ndez flakadanë

10:48 | 18/12/2025
Next Post
Gonxhja: Diella, kornizë e integrimit teknologjik në të gjithë sektorët strategjikë

Gonxhja: Diella, kornizë e integrimit teknologjik në të gjithë sektorët strategjikë

Shpërthim jashtë një gjykate në Pakistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shpërthim jashtë një gjykate në Pakistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Ministrja e Brendshme Koçiu: Monopatinat elektrike kanë shkaktuar mbi 1 mijë aksidente

Ministrja e Brendshme Koçiu: Monopatinat elektrike kanë shkaktuar mbi 1 mijë aksidente







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme
Aktualitet

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme

by mirseda
11:48 | 18/12/2025
0

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme vijon....

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit,PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit,PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese

11:43 | 18/12/2025
Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

11:33 | 18/12/2025
Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO

Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO

11:21 | 18/12/2025
Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetet e PD mblidhen në seli

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetet e PD mblidhen në seli

11:17 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com