Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

SHOFERI MUND VELIAJN/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin

10 muaj ago
in Aktualitet
SHOFERI MUND VELIAJN/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin

Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë Administrative nr.11 në Tiranë dhe fyen e ofendon personat që gjenden aty. Nuk dihet për cilën arsye dhe për çfarë mund të jetë mërzitur me shërbimet e njësisë bashkiake, por ai “guxon” dhe ofendon edhe administratoren, Jonida Doku.
Situata neutralizohet shpejt, me ndërhyrjen e forcave të Policisë. Por, administratorja e shkarkon të gjithë mllefin për situatën e krijuar, tek shoferi i saj, B.R. Sipas drejtueses, shoferi nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur dinjitetin e saj përballë personit të dehur dhe propozon shkarkimin e tij nga detyra.
Në një institucion tërësisht të centralizuar, vendimi për shkarkimin e shoferit të Njësisë nr.11, një strukturë periferike e Bashkisë së Tiranës, merret nga drejtuesi më i lartë, Erion Veliaj, në 18 janar të vitit 2018. Motivacioni: “Mungesë e lartë profesionalizmi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e funksioneve”.
Shoferi B.R. e kundërshton shkarkimin e tij nga detyra. Ai deklaroi para strukturave institucionale që nuk është përgjegjësi e tij të ruajë integritetin moral të administratores, pasi nuk ka as formimin e duhur fizik dhe as detyrë funksionale për t’u përballur me njerëz të mllefosur nga shërbimet e munguara të Njësisë Administrative.

Ai i drejtohet gjykatës së Tiranës, ku kërkon që të dëmshpërblehet me 16 paga mujore. Bashkia është tërësisht kundër dhe fillon betejën ligjore. Një institucion, ku drejtorët kryesorë të saj akuzohen zyrtarisht se i kanë dhënë miliona euro tendera kompanive të krijuara prej tyre, aty ku kryetari i Bashkisë është nën arrest, pasi dyshohet se ka kanalizuar qindra mijëra euro publike në favor të organizatave të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, Bashkia e Tiranës duket shumë e shqetësuar për pagat, në një vlerë pak a shumë 5 mijë euro, që kërkon shoferi i shkarkuar padrejtësisht nga Veliaj.
Përndjekja” gjyqësore ndaj shoferit vijon për më shumë se 7 vjet. Vetëm së fundmi, Gjykata e Lartë e ndau përfundimisht çështjen, duke konfirmuar vendimet e gjykatave më të ulta, të cilat i dhanë të drejtën e dëmshpërblimint shoferit.

Ngjarja është e rëndomtë. Por, ajo është shumë më e rëndësishme për fatet e një qytetari, i cili priti 7 vjet për të drejtën e tij, krahasuar me “shqetësimin” e kryeministrit Edi Rama, i cili u deklarua i revoltuar se si gjykata e Tiranës zgjati për shtatë vjet një çështje tërësisht ordinere, ku ai kishte paditur për shpifje ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Shtetasi B.R ka qenë në marrëdhënie pune me Bashkinë e Tiranë, duke filluar nga muaji Nëntor i vitit 2015, deri më datë 18.01.2018, pra për më shumë se dy vjet. Në pozicionin e “shoferit”, në Njësinë Administrative nr. 11 të Bashkisë Tiranë. Në 7 Dhjetor 2017, administratorja e Njësinë Bashkiake nr.11, Jonida Doku, e cila ishte emëruar vetëm një muaj më parë në atë detyrë, mban një proces-verbal kundër B.R, të cilin e kishte gjetur shofer në institucion.

Në përmbajtje të atij akti, theksohet se në orën 15.00 të datës 07.12.2017, në zyrën e Administratorit të kësaj njësie administrative, kishte hyrë një person i dehur, duke përdorur fjalor fyes.

Më tej, në këtë akt parashtrohet se, shoferi B.R, megjithëse ishte i pranishëm në këto momente në ambientet e NjësisëAdministrative nr. 11, nuk ka marrë asnjë masë parandaluese.

Administratorja i drejtohet Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Tiranës me propozimin për shkarkimin e shoferit.

Pas këtij “propozimi”, nisin mbledhjet, ballafaqimet dhe diskutimet në Bashkinë e Tiranës. Në këto mbledhje, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës e akuzojnë shoferin se kishte shkelur parimin e mirëbesimit në marrëdhëniet e punës, duke mos ndërhyrë gjatë incidentit. Shoferi i mohon këto pretendime. Ai thotë se e ka parë personin e deheur në katin e parë të godinës dhe ka tentuar ta nxjerrë përjashtë, deri sa ka ardhur policia dhe nuk ka pasur dijeni se ai individ kishte qenë në zyrën e Administratores.

Megjithatë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, firmos shkarkimin e tij nga detyra, në 18 Janar 2018.
Shoferi B.R. kundërshton vendimin e Veliajt në Gjykatën e Tiranës. Ai pretendon se është shkarkuar padrejtësisht, pasi nuk e ka pasur kompetencë funksionale ruajtjen e dinjitetit të administratores dhe se Bashkia e Tiranës nuk ka respektuar detyrimet e Kodit të Punës.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 26 Korrik 2018, ka vendosur të pranojë pjesërish padinë e shoferit, duke detyruar Bashkinë e kryeqytetit që t’i paguajë atij 14 paga mujore, për shkak të ndërprerjes në mënyrë të paligjshme të kontratës së punës.

Bashkia e Veliajt nuk është dakord me këtë vendim dhe ankohet në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit, në 16 Tetor 2024, vendos të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Por, vartësit e Veliajt e kishin vendosur të mos lëshonin pe, duke vijuar “përndjekjen” e tyre gjyqësore ndaj shoferit.

Kur kishin kaluar më shumë se 6 vjet nga shkarkimi i tij i padrejtë, Bashkia nuk pranonte të paguante dëmshpërblimin dhe vijonte rrugën e ankimeve.

Pas vendimit të formës së prerë të Apelit, zyra juridike e Bashkisë së kryeqytetit i drejtohet Gjykatës së Lartë, me kërkesën për pezullimin e zbatimit të vendimit, pra, bllokimin e pagesave ndaj shoferit. Në ndihmë, Bashkia thërret edhe Avokaturën e Shtetit, Gjykata e Lartë, në 18 Qershor 2025, vendos të mos pranojë rekursin e Bashkisë për pezullimin e vendimit.

Në këtë mënyrë, kur kanë kaluar mbi 7 vjet nga largimi i paligjshëm nga puna, shoferi B.R., fitoi të drejtën për të marrë 14 pagesat mujore. Natyrisht, fitimi i kësaj të drejte nuk do të thotë se Bashkia do të paguajë menjëherë. Shoferi, me shumë mundësi, do t’i duhet të vijojë kalvarin e kërkesave burokratike, për të bindur administratën lokale që t’i japë atë që i takon. / Nga Boldnews.al

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Ilir Meta sulmon fort: Firma për lobimet e LSI-së është e Endrit Braimllarit

Ilir Meta sulmon fort: Firma për lobimet e LSI-së është e Endrit Braimllarit

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”

Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com