Një banesë në Burrel është përfshirë nga flakët, ndërsa si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me të.
Mësohet se shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar.
Sakaq, zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Mat/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S.
Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.