Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Shkova u fala, filloj edhe unë agjërimin”, Veliaj drejtuar të vëllait: Duhet marrë çik feedback nga..

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
“Shkova u fala, filloj edhe unë agjërimin”, Veliaj drejtuar të vëllait: Duhet marrë çik feedback nga..

Pjesë të tjera të përgjimeve kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës së Apelit të GJKKO-së për Veliajn.

PJESË NGA DOSJA:

01.03.2025 Në orën 20:16. Erion Veliaj pyet vëllain e tij, Arbrin, nëse ka folur me të gjithë ata që i kishte lënë porosi, pasi java tjetër do të jetë “javë sulmi” (java e Apelit), duke thënë se do të vazhdojë ende betejën publike, që nënkupton fushatën e tij mediatike. Arbri i thotë patjetër që po dhe se Media ka qenë shumë angazhuar shumë fort.

02.03.2025 – Në orën 12:32. Erion Veliaj bisedon me Ajola Xoxën shprehet se ndihet pak i mërzitur, se u bë disa kohë në paraburgim dhe ka frikë nëse e kanë harruar apo jo. Me pas, i thotë se po pret që të dalë data (nënkupton të Apelit) që të orientohet. Në vijim të bisedës, Erion Veliaj i thotë se ditën e martë (04.03.2025) do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme në Tiranë, pasi ka gjyqin për telefonin. Ai thotë se është i sigurt që telefonin nuk do i’a kthejnë, por do të bëjë dy orë fjalime, sepse seancat regjistrohen e do të dalin. Ajola e pyetën nëse mund të vijë dhe ai në seancën që do të zhvillohet, por Erion Veliaj i thotë që më mirë jo, se do të dalë te kamerat. I thotë se në seancë do t’u bëjë zbor 2-3 orë, të lexojë të gjitha ato çfarë ka analizuar dhe duke qenë se do të regjistrohet seanca, do të zbardhet dhe më pas t’i publikojë, me qëllim që publiku të dëgjojë se çfarë ndodh. Në orën 12:38, Erion Veliaj bisedon me Arbrin

03.03.2025 – Në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre, ndërhyrë Arbëri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, numrin e së cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erjoni i thotë nëse po merren me gjërat apo e kanë harruar fare. Arbëri e vë në dijeni se çdo ditë po merren. Erjon Veliaji kërkon Arbrit që të merret me Median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike). Në fund të komunikimit, Erion Veliaj i kërkon që t’i dërgojë për të lexuar materialin e Ilir Yzeirit, lajme të tjera të portaleve, ato që janë pikante.

04.03.2025 Në orën 09:56, Erion Veliaj bisedon me Arbër Veliaj, në lidhje me shkrimin e Yzeirit, i thotë që të shohë mundësinë që t’i bëjë sponsorizim në mënyrë jo të dukshme, me qëllim që shkrimin e tij ta lexojnë një milionë vetë, dyqind mijë vetë, pesëqind mijë vete. Arbri thotë: “po e bëjmë plako, po e bëjmë”. Në orën 20:46, Erion Veliaj bisedon me Arbrin të cilit shprehet i çuditur që në lajmet e orës 19:30 nuk kishte lajme për të, siç i kanë thënë (duke nënkuptuar premtimin). Erion Veliaj i kërkon që të flasë me Albin, që ky i fundit të bisedojë me Visin, e ti thotë që beteja duhet të bëhet çdo ditë. Erion Veliaj tregon se është i sigurt që nga Prokuroria mund të ketë ndikim, por kjo gjë (beteja mediatike) nuk duhet të lëshohet javën e fundit, se një jetë ka. Në orën 22:58, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet se çfarë kishte ndodhur me Top Channel që nuk ka dal artikulli për të. Arbëri i thotë se ka qenë neglizhencë. Erion Veliaj i shprehet se: “Po lihet njëherë porosia dhe nuk shkelet”

05.03.2025-Në orën 12:28, shtetasi Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbërin, dhe e pyet se si po shkojnë gjërat. Duke qenë se është bërë publike data e Apelit, Erioni i thotë që aty ke xhamia duhet marrë icik feedback, se nuk po lidhet dot.” Në orën 13:05, Erion Veliaj bisedon me Arbrin ku fillimisht i thotë: “Ore s’e kishte parë ai Redaktori atë sot, ka ndonjë gjë apo? Më pas, komunikimi vijon nga Erioni duke i thënë Arbrit se i duhet mbështetja e Redaktorit, dhe duhet të jetë “On”, pasi ka dalë data e Apelit, 11 Mars. Në orën 18:12, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet se si i ka shkuar dita. Arbëri përgjigjet duke i thënë se “shkova u fala, filloj edhe unë agjërimin”. Për këtë gjë, Erioni i thotë “shumë mirë”. Në orën 20:04, Erioni bisedon me Arbrin, ku ky i fundit e vë në dijeni se e ka mbyllur marrëveshjen me amerikanet. Erioni i thotë se do ishte ideale që ata të vinin të hënën, para të martës. Më pas, komunikimi zhvillohet në lidhje me postimet/statuset e Erionit, ku Arbëri i kërkon që të bëje dy-tre, që t’i ketë me vete. Erioni i thotë se “Fishtë edhe ajo e atij të BKH-së, atij…”

06.03.2025-Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s’ke as Albën as Karlon?”. Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t’ia japë edhe Renato. Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp…

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

17:18 | 12/03/2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë
Aktualitet

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria
Aktualitet

Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria

16:21 | 12/03/2026
Next Post
Vizita e Ramës në Izrael, Arlind Qori “shpërthen” ndaj kryeministrit: Na turpëroi…

Vizita e Ramës në Izrael, Arlind Qori “shpërthen” ndaj kryeministrit: Na turpëroi…

Rubin Kazan, Shabanhaxhaj vlerëson Dakun: Sulmues i rrallë!

Rubin Kazan, Shabanhaxhaj vlerëson Dakun: Sulmues i rrallë!

Në çerekfinale të ‘Big Brother’ ja çfarë pritet te ndodh sonte në spektakël

Në çerekfinale të ‘Big Brother’ ja çfarë pritet te ndodh sonte në spektakël







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

by mirseda
17:33 | 12/03/2026
0

Dy persona janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në aeroplanmbajtësen amerikane USS Gerald R. Ford, bëri...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

17:18 | 12/03/2026
Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

16:54 | 12/03/2026
A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

16:51 | 12/03/2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com