Stadiumi “Mlladost” në Strumicë është skuqur me flamuj kuqezi nga ana e tifozëve Ballistë të skuadrës së Shkëndijës, të cilët me vonesë kanë hyrë në stadium, për shkak të pengesave të shumta gjatë rrugëtimit të tyre për në Strumicë.
Ballistët në stadium kanë hyrë në fundin e pjesës së parë. Në anën tjetër tifozët e Pelisterit, Çkembari i janë kundërpërgjigjur tifozëve të Shkëndijës me brohoritje antishqiptare.
Ndeshja është ndërprerë 10 minuta. Për shkak të situatës së krijuar arbitri kryesor Aleksandar Stavrev kishte dërguar lojtarët e të dyja ekipeve në dhomat e zhvesjes, ndërsa pas qetësimit të situatës ndeshja ka vazhduar.
Finalja e kupës së Maqedonisë mes Shkëndijës dhe Pelisterit në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Por ekipi Pelister i cili drejtohet nga ish-tekniku i Bylysit dhe Kukësit Naxhi Shensoj, ishte më fat në ekzekutimin e 11-metërshave duke triumfuar 4-3.