Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Shkëmbi: Skënderbeu i “vogël”, pse nuk dënojnë dhe Sportingun e Lisbonës

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Shkëmbi: Skënderbeu i “vogël”, pse nuk dënojnë dhe Sportingun e Lisbonës

Skënderbeu ka marrë një dënim drastik nga Komisioni i Etikës në UEFA, e cila e përjashton me 10 vite nga pjesëmarrja në kupat e Europës, por edhe me një gjobë prej 1 milionë euro. Bledi Shkëmbi, ish-kapiteni i “Ujqërve të Dëborës” është një ndër lojtarët që ka luajtur në këto ndeshje që janë etiketuar si të trukuara dhe është shprehur se është shokuar nga ky vendim, pasi lojtarët kanë dhënë maksimumin në këto ndeshje. Shkëmbi në një intervistë për “Panorama Sport” është shprehur se Skënderbeu është duke u dënuar pasi është një ekip i vogël në arenën ndërkombëtare.

“Në asnjë mënyrë nuk e besoja se ishte i vërtetë ai dënim prej dhjetë vitesh. Sinqerisht u shokova. Më erdhën në mendje në atë moment shumë gjëra, më vinte më shumë keq për qytetin e Korçës, klubin, por edhe futbollistët. Ai ekip i ka dhënë jetë qytetit të Korçës në gjithë këto vite. Me plot gojën mund të them se i ka dhënë bukuri. Këto akuza që janë bërë nga UEFA nuk qëndrojnë aspak. Jam i bindur gjithashtu se Skënderbeu vuan të qenit i vogël në arenën Europiane dhe kjo ka ndikuar jo pak”, shprehet Skëmbi.

“Nëse KAS do të lerë në fuqi këtë vendim të dhënë nga UEFA, patjetër që kjo do të jetë një humbje e madhe për futbollin, por sidomos për qytetin e Korçës. Për sa i përket presidentit Takaj, se çfarë do të bëjë me të ardhmen, kam përshtypjen se kjo pyetje i takon t’i bëhet vetë atij. Megjithatë, unë shpresoj shumë se KAS do të marrë vendimin në favor të Skënderbeut dhe gjithçka do të shkojë normalisht.

Në fakt, me çfarë kam lexuar, UEFA akuzon për gati 50 ndeshje dhe kjo mendoj se është shumë qesharake. Për këto ndeshje në Europë, unë mbaj mend që ne si futbollistë të Skënderbeut kemi dhënë maksimumin e mundshëm në fushë. UEFA dukshëm mendon se nëse Skënderbeu mundet, atëherë e ka trukuar takimin. Por nëse fiton, si në rastin ndaj Sportingut të Lisbonës në Elbasan me shifrat 3- 0, nuk mendon të njëjtën gjë. Kjo më duket shumë absurde dhe e padrejtë”, përfundon ish-kapiteni.

Tags: denimdenojneLisbonësshkembiSportingunTENDENCIOZ

TË LIDHURA

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme
Sport

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

11:34 | 16/02/2026
Next Post
Zbulohet shkaku i grushteve mes Strazimirit dhe Mziut

Zbulohet shkaku i grushteve mes Strazimirit dhe Mziut

(VIDEO) Polici i rrugores ia hedh vdekjes, shmang në fund përplasjen me kamionin

(VIDEO) Polici i rrugores ia hedh vdekjes, shmang në fund përplasjen me kamionin

Kocijançiç: Jemi të kënaqur me dialogun Kosovë-Serbi, nesër diskutohet për Asociacionin

Deportimi i 6 turqve nga Kosova/BE: Veprim arbitrar, antiligjor







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën
Aktualitet

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën

by mirseda
10:36 | 17/02/2026
0

SPAK ka dhënë pretencat në kuadër të dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar dënime me burg...

Plagoset nxënësi në Kukës, u godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës

I mituri u zu poshtë nga inertet në oborrin e shkollës, e pësojnë drejtuesi teknik dhe punonjësi

10:07 | 17/02/2026
Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë sakrificën për liri

Urime 18 vjetori i Pavarsisë ,Kosovë

09:46 | 17/02/2026
Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

09:35 | 17/02/2026
Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

09:32 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com