Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Athinë, në krye një grua, mbi 230 mijë euro të vjedhura

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Athinë, në krye një grua, mbi 230 mijë euro të vjedhura

Një bandë shqiptarësh, të cilët kryenin vjedhje nëpër shtëpi në Atikë, u shpërbë të enjten (4 maj), nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Atikës Verilindore.

Gjatë operacionit u arrestuan gjashtë persona.

Ndaj të arrestuarve, është ngritur aktakuzë për organizatë kriminale dhe vjedhje, ku vlera totale e sendeve të vjedhura kalon shumën 120.000 euro.

Në dosje janë përfshirë edhe tre anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët janë identifikuar dhe janë në kërkim.

Nga hetimet policore, deri më tani janë zbuluar 20 raste vjedhjesh, nga të cilat një në tentativë, ndërsa përfitimi total financiar i realizuar nga grupi kriminal vlerësohet nga ELAS mbi 230.000 euro.

Sipas ELAS-it, të pandehurit, aktivë që prej majit 2022, vëzhgonin fillimisht objektivat e tyre një ditë më parë dhe më pas hartonin një plan veprimi për të siguruar arratisjen e tyre në kohë.

Në orët e pasdites ose të mbrëmjes, ata u afroheshin shtëpive që kishin synuar, me një makinë, e cila zakonisht merrej me qira dhe vazhdonin të depërtonin duke thyer xhamat apo dyert e ballkonit.

Sipas ELAS-it, të pandehurit nuk hoqën dorë nga përpjekjet edhe nëse binte alarmi. Në fakt, nëse plaçka që synonin të merrnin nga një shtëpi ë ishte e rëndësishme, ata provonin sërish.

Bëhet e ditur se në krye të bandës ishte një grua, e cila duke përfituar nga fakti se nuk ishte me precedent penalë, kanalizonte mallin e vjedhur në dyqane pengjesh, për të mbledhur paratë dhe për t’ia shpërndarë anëtarëve të tjerë.

Në kontrollet e shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar ndër të tjera pistoletë me karikator dhe 6 fishekë, jelek antiplumb, 40 ora të markave të njohura, 28 palë vathë, 39 unaza, 9 byzylykë, 36 gjerdan, varëse dhe zinxhirë floriri, 3 çanta dizajner, 6795 euro, 20 celularë, 3 thika, 0.7 gram kanabis të papërpunuar, 2 makina dhe 1 motoçikletë.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Athinës.

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK
Aktualitet

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT
Aktualitet

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

16:44 | 09/02/2026
Next Post
Trembi nxënësit e shkollës me pistoletë imituese, nisin hetimet për 20-vjeçarin në Tiranë

Trembi nxënësit e shkollës me pistoletë imituese, nisin hetimet për 20-vjeçarin në Tiranë

Rrësheni nuk pret urdhrat e Tiranës, i vihet flaka banerit të PS për “non-gratat”

Rrësheni nuk pret urdhrat e Tiranës, i vihet flaka banerit të PS për “non-gratat”

Kush është 21-vjeçari që tronditi sërish Serbinë duke vrarë 8 persona, autori djali i oficerit të ushtrisë serbe

Strehuan autorin e masakrës në Serbi, arrestohen daja dhe gjyshi







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

by mirseda
18:00 | 09/02/2026
0

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

17:19 | 09/02/2026
PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com