Policia e Beratit ka vënë në pranga një shtetas 39-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 40-vjeçar pasi shisnin lëndë narkotike në qytet.
Këta dy shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të siguruar sasi të lëndës narkotike kanabis sativa, e cila më pas ndahej në doza me qëllim shitjen e saj.
Gjatë kontrollit në banesën e 39-vjeçarit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, ndërsa në banesën e 40-vjeçarit u gjetën 5 fishekë arme gjahu. Lënda narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan nga shërbimet e policisë në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu mësohet se po vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.