Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shezai Rrokaj: E vërteta e Rigertës dhe farsa e mallëngjimit kolektiv

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shezai Rrokaj: E vërteta e Rigertës dhe farsa e mallëngjimit kolektiv

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj ka reaguar pas fjalimit të Gerta Lokut, vajza nga Mirdita që përloti Kuvendin me fjalimin e saj kur tha se ka studiuar për shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe specializuar për marrëdhënie ndërkombëtare, por u kthye dhe hapi një fermë me dhi. Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Rrokaj thotë se oligarkia parlamentare qeverisëse dhe sejmenët e saj u mallëngjyen, por e kanë harruar fare fshatin.

Statusi i Shezai Rrrokaj: 
E vërteta e Rigertës dhe farsa e mallëngjimit kolektiv. Një ditë, një zonjë e shkolluar në perëndim, që bashkë me familjen i qe përkushtuar fermës me dhi, ‘zbulon’ para foltores së parlamentit katër elementet e famshme të jetës. Nuk është fjala për teorinë e katër elementeve bazë të gjuhës (sal, ber, yon, rosh), me të cilët Nicholas Yakovlevich Marr-i, u rrek të shpjegonte Kullën e Babelit të gjuhëve të botës, por një e vërtetë me katër fjalë bazë të jetës së fshatit: rrugë, ujë, arsim, shëndetësi. Asokohe hipoteza e Marr-it ngjalli kërshëri në qarqet elitare të kohës. Por kjo e vërtetë e Rigertës përse ngjalli interes në përmallim? Ia vlen të thuhet se mallëngjimi u ndje në mënyra të ndryshme në të paktën dy kategori shoqërore. Së pari, te njerëzit e thjeshtë, u tha troç ajo gjë të cilën ata e prekin çdo ditë, e thonë çdo ditë, por nuk i dëgjon kush. Pra, u pa si triumf i plebeizmit mù në mes të Kuvendit. Ky është realiteti i përditshëm i tyre. Së dyti, oligarkia parlamentare qeverisëse dhe sejmenët e saj u mallëngjyen, bënë edhe foto, nxitën edhe shkruesit zellmëdhenj me shkrime patetike. Po përse u mallëngjyen, lind pyetja. Ka më shumë se një përgjigje. Shumë syresh e kanë harruar fare fshatin dhe rrëfenjëza u tingëlloi si legjendë. Dikush mendoi dhe jetën e vet dikur, para se të hipte në karrige. Si të thuash u përmallua nga jeta e fëmijnisë. Shumë të tjerë, qeveritarë e besuan sërish atë përrallën e korrik-gushtit se i vetmi koalicion i tyre ishte ai me qytetarët. Ndonjë hipokrit nuk kuptoi gjë fare, por bëri si të tjerët. Si i thonë, kinse u përmallua, se as i hyn fare në punë rrëfenjëza. Ai është aty për hallin e vet.
Duhet pyetur kryeministri si institucion e shpura e tij, përse u çuditën, u mallëngjyen e ngashëryen. E kuptojnë, para fasadave, se ku janë problemet reale? Cila ishte dëgjesa me popullin? Kush u dëgjua? Ata që bëjnë fresk dhe që përzgjidhen e mësohen si të flasin, para takimeve? Gjatë fushatës u bë gallatë me timon e tepsi, tani gjatë korrik-gushtit e katër vite të mandatit paraardhës, u dëgjua populli, zëri i kësaj zonje të nderuar, apo u shkua te populli për shakanë e radhës. Ky mallëngjim me rrëfenjëzën e Rigertës ma forcon bindjen se te populli vajtët për t’u dëgjuar dhe jo për ta dëgjuar, gjë që e tregon fare qartë edhe programi qeverisës. Nga mallëngjimi sureal me Rigertën u shpërfaq ironia e fatit për një realitet me katër fjalë, si ato fjalë me të cilat Marr-i u rrek të shpjegonte origjinën e gjuhës.

 

Tags: e Rigertëse vertetafarsakolektivmallëngjimitShezai Rrokaj

TË LIDHURA

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi
Aktualitet

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara
Aktualitet

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

17:41 | 17/01/2026
Next Post
Roma çon në ‘djall’ Milanin, Montella rrezikon sharkimin (Video)

Roma çon në ‘djall’ Milanin, Montella rrezikon sharkimin (Video)

Katalonjë, shkon në 840 numri i të plagosurve

Katalonjë, shkon në 840 numri i të plagosurve

Kufje të lara me flori, çmimi i palogjikshëm

Kufje të lara me flori, çmimi i palogjikshëm







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com