Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sherri mes vajzave në mesnatë, policia jep detaje

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Sherri mes vajzave në mesnatë, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me sherrin e ndodhur në mesnatë mes disa vajzave. Shtetasja Kasandra Cani është vënë në pranga për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xhemile Verlaku, 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Xhemile Verlaku bashkë me motrën e saj Esma Verlaku kanë shkuar në polici të kallëzojnë një sherr mes vajzash të ndodhur pranë Vorës, por pa përfunduar procedurat kanë dalë nga komisariati dhe kanë shkuar të konfliktohen me shtetasen Kasandra Cani. Gjatë konfliktit, Cani ka plagosur me mjet prerës shtetasen Esma Verlaku.

Komisariati i Policisë Nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe ka qenë i gatshëm për trajtimin e rastit, dhe në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, shtetaset E. V., 22 vjeçe, dhe Xh. V., 24 vjeçe, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.

Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit.

Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, shtetaset E. V. dhe Xh. V. (motra) dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetases K. C. dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, shtetasja K. C. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Theksojmë se Komisariati i Policisë Nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe ka qenë i gatshëm për trajtimin e rastit, dhe në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit. Kjo është e dokumentuar edhe me pamjet filmike të Komisariatit të Policisë Nr. 2, që tregojnë veprimet e punonjësve të Policisë dhe të dy shtetaseve dhe kohën e qëndrimit të tyre prej 4 minutash në Komisariat. Pas kësaj, ato janë larguar duke mos përfunduar procedurën e kallëzimit”, njofton policia.

TË LIDHURA

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër
Aktualitet

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

12:47 | 22/12/2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

10:22 | 22/12/2025
Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte
Aktualitet

Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

09:26 | 22/12/2025
Next Post
Ceremonia e betimit si president i 47-të, Donald Trump hyn në sallën Rotunda

Ceremonia e betimit si president i 47-të, Donald Trump hyn në sallën Rotunda

“Krimet nuk mbulohen”, Berisha paralajmëron publikimin e fakteve për lidhjet e Ramës

“Krimet nuk mbulohen”, Berisha paralajmëron publikimin e fakteve për lidhjet e Ramës

Devolli takon ambasadorin e ri amerikan në NATO, si dhe senatorë e kongresmenë

Devolli takon ambasadorin e ri amerikan në NATO, si dhe senatorë e kongresmenë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër
Aktualitet

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

by mirseda
12:47 | 22/12/2025
0

Gjatë orëve të natës, një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni, Bashkia...

Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln dollarë!

Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln dollarë!

12:26 | 22/12/2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

10:22 | 22/12/2025
Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

09:28 | 22/12/2025
Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

09:26 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com