Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shënim/Të thyesh heshtjen zgjedhore duke përdorur fëmijët

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shënim/Të thyesh heshtjen zgjedhore duke përdorur fëmijët

Pavarësisht se dita para zgjedhjeve përbën heshtjen zgjedhore, politikanët nuk ndalen për të bërë propagandë me synim për të ndikuar tek votuesit.

Kryeministri në detyrë, Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, kanë përdorur fëmijët e tyre këtë të shtunë për të influencuar në sjelljen e votuesve.

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e nisi që mëngjesin e ditës së sotme thirrjen e tij ndaj votuesve duke iu prezantuar një video të qyteteve të Shqipërisë të filmuara nga lart, ku vërehet ndërhyrja në fasadat e tyre dhe të cilat kreu i qeverisë i cilëson me krenari si ‘‘Rilindje Urbane’’. 

‘‘Mirëmëngjesi dhe ju uroj një të shtunë sa më të qetë’’, shkruan mbi video Rama, një përshëndetje që bart edhe pjesën e ironisë për një ditë sa më qetë e cila i përkon heshtjes zgjedhore.  

Megjithëse spoti nuk kishte asnjë sigël të mbivendosur mbi të, ai tenton të ndikojë sadopak votuesin duke e orientuar drejt mesazhit të tij politik.

Kjo është një teknikë e njohur e marketingut politik, e cila pavarësisht mungesës së sloganeve në mesazhin transmetuar, videoja kërkon të nxjerrë në pah sesi i ka zhvilluar qytetet qeverisja socialiste. Ndërsa iu përgjërohet qytetarëve për një mandat të dytë.

Ai nuk e ndërpreu komunikimin e tij me votuesit duke postuar në profilin e tij në Facebook, një foto dhe video me të birin, ndërsa luan futboll me të.  

Gjithashtu, edhe në këtë rast, Rama kërkon të tërheqë sa më shumë votues duke prekur ndjeshmërinë e tyre përmes lojës me të birin; kryeministri që luan me të birin një ditë para zgjedhjeve. Një imazh i përsosur elektoral.

Komenti i qytetarit poshtë videos së kryeministrit me të birin.  

Lulzim Basha

Nga ana tjetër,  kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet i relaksuar pranë dy vajzave të tij dhe bashkëshortes së tij, Aurelës. ‘‘E shtunë pasdite’’, shkruan Basha mbi foto.

Ashtu si në rastin e kryeministrit Edi Rama, edhe kreu i opozitës Basha, kërkon të ndikojë tek votuesit e tij duke paraqitur anën më të ndjeshme; atë familjare. Megjithëse nuk ka asnjë logo apo simbol që mund ta kategorizojë si mesazh politik drejtuar qytetarëve, fotoja vendos një urë komunikimi politik nisur edhe nga konteksti i situatës politike aktuale.  

Në dukje na shfaqet një panoramë normale e jetës familjare edhe pse të angazhuar politikisht, por publikimi i fotove që kërkojnë të ndikojnë votuesit një ditë para zgjedhjeve është një përpjekje për të tërhequr sa më shumë vota në kutitë e tyre të votimit.

Nisur ky aspekt, komentuesit bëjnë edhe urime të tilla: 

Kodi Zgjedhor

Kodi Zgjedhor është shumë evaziv në këto raste dhe vetëm sa bën një përgjithësim. Kodi parashikon gjoba për subjektet politike që thyejnë heshtjen zgjedhore.

‘‘Subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KZQ-ja me 500,000 lekë’’, shkruhet në nenin 174 të Kodit Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor

Tirana Today

TË LIDHURA

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

14:38 | 17/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje
Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Next Post
Vorë, komisioneri i PS-së i blen votën qytetarit: Ke 100 mijë lekë të vjetra dhe qarko numrin 2 (VIDEO)

Vorë, komisioneri i PS-së i blen votën qytetarit: Ke 100 mijë lekë të vjetra dhe qarko numrin 2 (VIDEO)

Incidentet në fushatë, LSI kërkon shkarkimin e Haki Çakos

Blerja e votës në Vorë, reagon Rama: Po vihen në qarkullim paratë e kanabisit

Korçë, vetëvritet në qendrën e votimit një oficer policie

Korçë, vetëvritet në qendrën e votimit një oficer policie







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

by mirseda
15:11 | 17/04/2026
0

Irani ka rihapur ngushticën strategjike të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim...

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

15:07 | 17/04/2026
Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

14:59 | 17/04/2026
Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

14:52 | 17/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

14:38 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com