Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shehaj: Mos t’ju duket çudi kur në burg të shkojë edhe…

10 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Shehaj: Mos t’ju duket çudi kur në burg të shkojë edhe…

Nga Astiri, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor listat e Partisë Socialiste për të mbrojtur jo vetëm bashkëpunëtorët e tij të afërt të përfshirë në afera korruptive, por edhe veten nga drejtësia. Sipas Shehajt, Edi Rama do të përfundojë në burg.

Shehaj përmendi rastin e arrestimit të Erion Veliajt si shembull të një realiteti që shumë nuk e kanë besuar se mund të ndodhë. “Mos t’ju duket e pamundur që edhe Edi Rama, që është koka e korrupsionit, të përfundojë në burg. Ka për të ndodhur.” Sipas Shehajt, më 11 maj shqiptarët kanë mundësinë të ndërpresin një sistem të kalbur, ku të akuzuarit për korrupsion promovohen dhe mbrohen nga politika. “Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë njerëz të ndershëm që thjesht duan të punojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre, por për dekada janë qeverisur nga politikanë të korruptuar, të cilët ua kanë bërë të pamundur jetesën.”

“Çfarë kanë bërë? Thjesht iu kanë marrë shpirtin, nuk i lënë të punojnë. Dhe çfarë bëjnë sot, që ka ndodhur një ndryshim i madh? Unë kam marrë fletën e votimit… Degjojmë shpesh që Edi Rama flet për drejtësinë, por e ka me faza…”, u shpreh Shehaj, duke iu referuar reagimeve të ndryshme të Ramës në varësi të interesave personale, përfshirë momentin kur Erion Veliaj u arrestua dhe Partia Socialiste reagoi me presion mbi drejtësinë. Shehaj theksoi se tre kandidatë aktualë në listat e PS-së në Tiranë janë nën hetim nga SPAK: Olta Xhaçka, Plarent Ndreca dhe Klotilda Bushka.

“E dini pse akuzohet Klotilda nga SPAK? Për pengim të drejtësisë. Imagjinoni, Rama e kandidon për të mbështetur drejtësinë, ndërkohë që ajo vetë është nën hetim për ta penguar atë. E kuptoni çfarë talljeje?”, tha ai.

Më tej, Shehaj shtoi: “Edi Ramës nuk i intereson fati i këtyre njerëzve. Ai i fut në lista sepse ka nevojë të mbrojë vetveten. Nëse drejtësia vazhdon të funksionojë, Edi Rama do përfundojë në burg. Ose drejtësia do të dështojë, ose Edi Rama do të shkojë në burg. Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë” – u shpreh Shehaj.

Partia Mundësia futet garon për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit dhe mban numrin 10.

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
Plagosja në Laç: Të rinjtë zbritën nga makinat, sherri kishte nisur prej ditësh!

Plagosja në Laç: Të rinjtë zbritën nga makinat, sherri kishte nisur prej ditësh!

I saktë para porte, Asllani shënon me Interin në kampionat

I saktë para porte, Asllani shënon me Interin në kampionat

‘Turp’/ Motra e Gjestit reagon ashpër pas aludimeve…

‘Turp’/ Motra e Gjestit reagon ashpër pas aludimeve…







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com