Të paktën 4 viktima janë regjistruar nga të shtëna armësh në një shkollë fillore, në San Bernardinjo, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, që shkruajnë se autori i sulmit me armë ka kryer vetëvrasje. Gjithashtu, mësohet se disa persona kanë mbetur të plagosur.
Nuk është ende e qartë se çfarë natyre ka ngjarja. Ndërsa shefi i policisë së San Bernardinjos tha se sulmi me armë dhe vetëvrasja e autorit kanë ndodhur në një klasë mësimi.