Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA-të rihapën kufirin ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
SHBA-të rihapën kufirin ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas

Autoritetet amerikane rihapën vendkalimin kufitar San Ysidro ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas në Meksikë, pasi e kishin mbyllur atë të dielën në përgjigje të një përpjekje të migruesve që të vërsulen drejt kufirit.

Më shumë se 500 burra, gra e fëmijë thyen bllokadat e policisë meksikane dhe agjentët amerikanë të sigurisë hodhën gaz lotsjellës derisa helikopterët po fluturonin përmbi.

Sekretarja e sigurisë kombëtare, Kirstjen Nielsen, tha se vendkalimi ishte mbyllur për shkak “të sigurisë publike në përgjigje të përpjekjeve të numri të madh migruesish që kërkonin të hyjnë në Shtetet e Bashkuara në rrugë të paligjshme”.

Ministria e Brendshme e Meksikës, tha se autoritetet arritën të përmbajnë një grup “që në mënyrë të dhunshme” provoi të kalojë kufirin dhe ata që janë identifikuar si pjesëmarrës, do të dëbohen menjëherë.

Rreth 5 mijë migrues nga Amerika Qendrore, shumë prej të cilëve ne përpjekje për t’i ikur varfërisë dhe dhunës në vendet e tyre, kanë arritur ditëve të fundit në Tijuana, në jug të shtetit perëndimorë të Kalifornisë, pasi që kaluan nëpër Meksikë.

Më herët të dielën presidenti amerikan, Donald Trump, u kërkoi Meksikës dhe vendeve të Amerikës Qendrore që të ndalin valën e emigrantëve që janë nisur drejt Shtetet e Bashkuara, megjithëse Meksika mohoi pretendimin e tij se ajo ishte i gatshëm t’i lejonte strehimkërkuesit të qëndronin atje derisa rastet e tyre të vendoseshin nga gjykatat amerikane të emigracionit.

“Do të ishte shumë e zgjuar”, shkroi presidenti Trump, “nëse Meksika do të ndalte karvanin para se ata të arrijnë në kufijtë jugor, apo nëse vendet e prejardhjes së tyre nuk do të lejonin krijimin e karvanëve (kjo është mënyra se si ata i nxjerrin njerëzit e caktuar nga vendet e tyre dhe i hedhin në Shtetet e Bashkuara. Jo më)”, shkroi ai.

​Presidenti Trump tha të shtunën vonë se migruesit në kufirin jugor, shumica prej tyre nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori – “nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, derisa kërkesat e tyre të miratohen individualisht në gjykatë. Ne do të lejojmë vetëm ata që vijnë në vendin tonë në rrugë të ligjshme”.

Ai shtoi se “të gjithë do të qëndrojnë në Meksikë. Nëse për çfarëdo arsye bëhet e domosdoshme, do ta mbyllim kufirin jugor. Nuk ka asnjë shans që Shtetet e Bashkuara, pas dekadash të abuzimeve, të vihet sërish në një situatë të tillë të kushtueshme dhe të rrezikshme”.

Por qeveria e re meksikane e cila do ta marrë pushtetin të shtunën tjetër, mohoi të jetë pajtuar që të lejojë ata që kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara të presin atje derisa rastet e tyre të shqyrtohen nga gjykatat amerikane.

Ministrja e ardhshme e Punëve të Brendshme, Olga Sanchez, tha se “nuk ka një marrëveshje të tillë” dhe hodhi poshtë mundësinë që Meksikoja të bëhet “vendi i tretë i sigurt” për migruesit që synojnë Shtetet e Bashkuara.

Disa orë më herët The Washington Post e citoi atë të ketë thënë se administrata e re e Andres Manuel Lopez Obrador, është pajtuar që të lejojë migruesit në Meksikë si një “zgjidhje afatshkurtër”./VOA/

Tags: kufirinndërmjetRihapenSan DiegosSHBA-tëTijuanas

TË LIDHURA

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla
Bota

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian
Bota

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë
Bota

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Next Post
Kush është këngëtarja që vjen nga Kosova në Tiranë për të blerë rroba të përdorura

Kush është këngëtarja që vjen nga Kosova në Tiranë për të blerë rroba të përdorura

Autogoli më qesharak i vitit, “kokë më kokë” dhe topi në rrjetë (Video)

Autogoli më qesharak i vitit, “kokë më kokë” dhe topi në rrjetë (Video)

Supergoli i javës në Europë shënohet në Holandë me roveshatë (Video)

Supergoli i javës në Europë shënohet në Holandë me roveshatë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com