Ushtria amerikane ka krijuar një zonë të dytë ushtarake përgjatë kufirit me Meksikën, duke shtuar një zonë në Teksas ku trupat mund të ndalojnë përkohësisht migrantët ose ndërhyrësit. Një zonë tjetër e ngjashme u caktua në New Mexico muajin e kaluar.
Lajmi citohet nga Reuters në faqen e saj të internetit.
Muajin e kaluar, administrata Trump caktoi një rrip fillestar prej 170 miljesh katrore (440 kilometrash katrorë) përgjatë kufirit me Meksikën e Re si një “Zonë të Mbrojtjes Kombëtare”.